-
VIDEO
Rihapet tragjedia e Gërdecit, Mediu në 'duart' e SPAK, gazetari Adriatik Doçi jep detaje
-
VIDEO
Pa Gjurme - E solli në jetë jashtë martese,i biri zbulon dokumentin sekret (24-09-2021)
Bazuar në një dokument ku jepen të dhëna lidhur me djalin me emrin Saimir Liçka, i cili sapo do të dorëzohej në shtëpinë e fëmijës Korcë shkruhet se ai kishte lindur në 11.06.1987 në maternitetin e Elbasanit. Pak ditë sapo kishte ardhur në jetë, në të njëjtin dokument shkruhet se më datë 29.06.1987 nëna që mban emrin Zana Liçka, lë foshnjën e lindur jashtë martese, me atësi imagjinare Agron, në përkujdesje të shtetit. Ajo lejon të adoptohet nga ndonjë familje tjetër. Kështu Saimiri rritet në këtë institucion deri në moshën 6-vjeçare kur më pas do të zhvendosej në shtëpinë e fëmijës Shkodër, ku qëndron për katër vite deri në moshën 10-vjecare. I rritur në instutucione ai nuk e pa më kurrë nënën, që ditën që ajo vendosi ta ’braktiste’ duke ia dorëzuar shtetit. Ngrohtësinë dhe mbështetjen më të madhe Saimiri e gjeti tek ’’Projekti "Shpresa", aty ku ai jeton që prej moshës 10-vjeçare. Punonjësit e këtëij projekti kujdesen për 34-vjecarin pasi ai është një person me aftësi të kufizuara. Por Saimiri është një djalë i talentuar përsa i përket arteve pamore dhe ai angazhohet shpeshherë në projekte duke u bërë pjesë e mjaft konkurseve.
-
VIDEO
Rihapet 'Gërdeci', avokati Beqiri për Report Tv: Kjo është dosja e parë që po hapet për Berishën, përfituesin kryesor të demontimit të armëve
Rihapja e çështjes 'Gërdeci' pas më shumë se 13 vitesh për avokatin Idajet Beqiri është një ogur i mirë që tregon se Reforma në Drejtësi po jep efektet e saj. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha i bindur se kjo është dosja e parë që po hapet ndaj Sali Berishës, duke konsideruar atë dhe familjarët e tij si përfituesit kryesorë të aktivitetit të demontimit të armëve. Avokati tha se në çështjen "Gerdeci" nuk është përfshirë vetëm Fatmir Mediu, dhe nëse hetimet do të bëhent më të thelluara nga drejtësia e re do të dalin në pah shumë mungesa që ka bërë drejtësia e vjetër e ndikuara nga politika dhe shumë emra të rinj që janë urdhëruesit e Gërdeci.
-
VIDEO
Rihapet tragjedia e Gërdecit/ Zamira Durda: Deri tani është bërë ping-pong me çështjen! SPAK ka në dorë të hetojë Shkëlzen Berishën! Mediu s’ka moral, na ka bërë karshillëk
Për 13 vite rrjesht është bërë ping-pong me çështjen e tragjedisë së Gërdecit nga institucionet e vjetra të drejtësisë. Kështu deklaron për Report Tv Zamira Durda. Nëse për këtë çështje duhet të rihetohet edhe Shkëlzen Berisha ajo tha se është në dorën e SPAK.
-
VIDEO
Ndryshon ligji/ Anëtarët e forumeve të partive deri tek diplomatët dhe bordet shtetërore do mbikëqyren për pastrim parash, lista e re dhe masat e forta
Ndryshimet e propozuara në ligjin e pastrimit të parave që synojnë të nxjerrin Shqipërinë nga lista gri. Shtohen persona të tjerë dhe familjarët e tyre në kategorinë e njerëzve të ekspozuar. Masa të forta ndaj njerëzve që vijnë nga vendet me risk të lartë.
-
VIDEO
Veliaj nga Verona në Itali: Po punojmë për një treg agro-ushqimor publik me çmimet më të ulëta se në privat
Nga Verona ku zhvilloi një vizitë zyrtare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka nisur puna që Tregu agro-ushqimor në Kashar, nga privat të kthehet në publik, njëjtë si në shtetin fqinj. Kjo do të thotë se çmimet do të jenë më të përballueshme për konsumatorin.
-
VIDEO
Grabitje me armë zjarri në Shkodër, autorët prezantohen si policë, futen në banesën e 36-vjeçarit dhe i marrin bizhu dhe para cash
Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madh. Ka qenë ora 00:10 e mesnatës kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj.Fillimisht ata janë prezantuar si policë por më pas kanë grabitur bizhu ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari ka patur në çantën e punës. Fillimisht grabitësit i kanë drejtuar armën djalit 12 vjeçar që ndodhej në kuzhinë ende zgjuar bashkë me motrën 9 vjeçare. Më pas janë futur në dhomën ku ndodhej Ndue Ulaj duke i drejtuar armën dhe duke e neutralizuar. Fillimisht i kanë kërkuar sendet e arit dhe ia ka dorëzuar dhe më pas i kanë marrë edhe një çantë që përveç dokumentacionit dhe telefonave ka patur edhe 11500 euro. 36-vjeçari ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë duke treguar se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80 vjeçare ndërsa thotë se fillimisht kanë thënë se janë policia dhe se kemi ardhur për kontroll por më pas kanë rezultuar grabitës. 36-vjeçari thotë se ka njoftuar policinë përmes një telefoni të komshinjve por sipas tij efektivët kanë ardhur me vonesë pas një ore nga momenti i njoftimit. 36-vjeçari shprehet se ai dhe familja e tij ndjehen të pasigurt dhe se tashmë jetojnë me një frikë të madhe. Ndue Ulaj tha se paratë i ka tërhequr nga një bankë në Shkodër nga kursimet disa vjeçare nga puna si taksist me idenë për të ndërtuar edhe katin e dytë të banesës dhe se ato para nuk janë të pista sepse është letra e bankës që vërteton tërheqjen e shumës prej 11500 euro para dy tre ditësh. 36-vjeçari i kërkon policisë, prokurorisë dhe kryeministrit zbardhjen e çështjes ndërsa u shpreh se tashmë do të gjejë një armë që ta mbajë me vete sepse do të mbrojë fëmijët dhe familjen e tij. 36-vjeçari shprehet se fëmijët dhe familja e tij janë tejet të stresuar nga ajo ngjarje e rëndë dhe kanë pësuar një traumë psikike duke e përjetuar aspak mirë. Grabitësit kanë qenë vetëm me kapele të pamaskuar dhe pas grabitjes janë larguar jo nga rruga kryesore e fshatit por nga një rrugë tjetër dytësore teksa janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.
-
VIDEO
Rreziqet e jetës në rrjetet sociale, flasin 'influencarët': Herë pas herë ndjehemi të kërcënuar dhe bullizuar! Sociologu: Të rinjtë të ecin me tendencat, por pa degraduar
Rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh, duke sjellë sa përfitime, po ashtu edhe rreziqe. Keqpërdorimi i tyre krijon jo pak probleme shpeshherë, siç ishte edhe rasti i të riut Kozak Braçi, i cili u mor peng dhe u dhunua pasi publikoi një video duke ofenduar Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Transmetimi live i videos ku ai dhunohej nga vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, ngriti 'kambanën e alarmit' për mënyrën se si po përdoren rrjete sociale dhe si po degradon rinia.
-
VIDEO
Zjarr pranë një banesë afër paraburgimit në Vlorë, përfshihet nga flakët edhe një makinë
Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët, pranë paraburgimit në Vlorë. Flakët po ashtu kanë djegur edhe një makinë e cila ishte parkuar aty pranë. Në vendngjarja kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.
‘Më datë 24.09.2021, rreth orës 12:50, në lagjen Kushtrimi, pranë IEVP Vlorë, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe dyshohet se si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht një automjet tip “Volkswagen”, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.’- thotë policia.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët pylli i Peshtanit në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve
Një zjarr ka rënë në pyllin e Peshtanit në Fier. Vatra e zjarrit siç shikohet edhe nga pamjet ndodhet në afërsi të vendit ku janë vendosur antenat e celularëve, shumë afër zjarrit.
Ndërkohë që kanë shkuar edhe mjetet zjarrfikëse për të shuar flakët, por terreni është i vështirë dhe era ka favorizuar që zjarri të përhapet në vatra të tjera. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
-
VIDEO
Fillimi i vitit të ri shkollor, Manastirliu: Nga e hëna, certifikata e vaksinimit e detyrueshme për arsimtarët, ose test i përjavshëm! Mësim online për studentët e pavaksinuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, u ka bërë apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID19.
Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.
-
VIDEO
‘Goditet’ grupi kriminal në Shkodër! Shpërndanin kokainë, në pranga 8 persona, shpallet në infermieri që i siguronte metadon
-
SHKODËR- 8 persona janë arrestuar, ndërsa 1 është shpallur në kërkim, pas finalizimit të operacionit policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, është vënë në pranga një grup kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike, konkretisht Arjan Cerjani 49 vjeç, Enkeledia Cerjani 40 vjeçe, Leart Cerjani 19 vjeç, Luis Cerjani 21 vjeç, Emiljan Hajdaraj 44 vjeç, Gjergj Pllumbi, 34 vjeç, Indrit Ishmakej dhe Valentin Plenishta 20 vjeç. Ndërsa, Redi Idrizi, i shpallur në kërkim, në profesion infermierë, është personi që siguronte metadonin nga spitali dhe ia dorëzonte siç u zbulua nga hetimet Arjan Cerjani, që më pas e shpërndante te personat e interesuar për heqjen dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.
-