Mesditën e kësaj të premte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh. Pas ndarjes së prindërve, në vitin 2016, ata jetojnë në Itali bashkë me babain biologjik dhe bashkëjetuesen e tij, ndërsa nëna e tyre (Era) bën apel në program. Ajo thotë se dy djemtë i ’mbahen peng’ nga njerka, ndërsa i është mbyllur çdo mundësi kontakti me ta. “Unë i bëj thirrje ish-burrit tim, nuk jam xheloze se ai ka lidhur jetën me dikë tjetër, por dua vetëm fëmijët të mos i ndajë nga unë. Unë kam patur kontakte deri para 3 viteve, ndërsa komunikoja me njerkën e tyre, por ajo mbylli çdo komunikim me mua krejt papritur. Madje unë kam dërguar edhe para për fëmijët e mi. Ndërsa ish-bashkëshorti është betuar, që do mi lër t’i shoh djemtë”. Por si ka rrjedhur e gjitha jeta e 33-vjeçares, e cila pas 10 viteve martesë u nda nga bashkëshorti për arsye xhelozie, ndërsa sot ai i privon të takohet me fëmijët. Një grua e cila u martua në moshën 16-vjeçare, imponuar nga mentaliteti në fshatin ku jetonte në veri të Shqipërisë. “Jam martuar 16 vjeçe. Ju e dini se si ka qenë mentaliteti në Shkodër. Që të mos mbetesha në shtëpi u martova me një burrë 10 vite më të madh në moshë. Më pas ikëm në Itali vetëm me bashkëshortin. Në jetë erdhën edhe dy djemtë. Nuk ishim keq, por unë i kërkoja të dilnim, por ai nuk donte. Nuk më linte as të dilja nga shtëpia. Ai kishte përkrahje familjen, ndërsa unë nuk kisha askënd. Ngrindjet filluan kur lindi djali ynë i dytë Gianluca. Herë ndaheshim dhe herë riktheheshim bashkë për hir të fëmijëve. Kur u ndava të gjithë në fshat më gjykonin, duke i thënë nënës simë, si u nda vajza jote”. 33-vjeçarja rrëfen për emisionin “Pa Gjurmë” se burri i saj kishte luhatje humori, herë e donte marrëzisht duke ia shfaqur dashurinë, dhe herë të tjera e dhunonte. Ai më rrihte shpesh dhe unë e pyesja: A më do?. Ai më thoshte po, por e mbaj përbrenda. Nuk ishte i hapur, ishte shumë i mbyllur. Më thoshte kam dy djem dhe një gocë, më trajtonte gjithnjë si të vogël. Kur linda djalin e dytë u ndjeva e lumtur, kur ai më puthi në ballë për herë të parë. Më tha bravo, se më bëre baba të dy djemve. Pastaj u egërsua. Kisha frikë kur vinte në shtëpi, se gjithmonë mendoja çfarë do të më bënte. Më kërcënonte me thikë. Një ditë u zumë gjithë natën dhe në mëngjes më puthi. I thashë a të duket lojë ? Ai më tha kështu e do ti dhe më rrahu. Më bëri copash. Njoftova policinë e cila erdhi më mori dhe kunata erdhi më tha: s’të vjen marre me e çu në burg burrin tat ? Më pas e tërhoqa denoncimin dhe ai doli. Një ditë mori babën tim në telefon dhe i tha se doja të kthehesha. Më solli në Shqipëri dhe i tha babait se gjithçka kishte marrë fund. Ai mori fëmijët dhe iku në Itali. Fëmijët u rritën nga ai, ndërkohë që bashkëjeton me një tjetër grua”, rrëfen 33-vjeçarja Çifti u divorcua ligjërisht në vitin 2016, ndërsa 33-vjecarja sot jeton në Zvicër dhe punon si këngëtare. Dëshira e madhe që ka për të takuar fëmijët e ka sjell në emision ku kërkon ndihmë. Ajo shpreson të takohet sa më shpejt me dy djemtë. “Gjyqi vendosi që ish-bashkëhsorti të më jepte 600€ në muaj për fëmijët, por nuk dilnin. Unë nisa punë edhe ne një restorant, por fëmijët sëmureshin shpesh dhe unë shkëputesha nga puna. Nga pamundësia ime fëmijët i mori i ati dhe çdo fundjavë unë shkoja i takoja. Ai pastaj njohu dikë tjetër dhe më kërkonte të largohesha nga Italia. Fillova prapë nëpër gjyqe, ndërsa ai më kërkonte të ikja duke më thënë së në të kundërtën fëmijët do na i merrte shteti. U largova në Gjermani. Nuk e mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me fëmijët. I shoh vetëm nëpër rrjete sociale. Burri më tha vazhdo jetën tënde. Por nuk mundem të jetoj pa i parë fëmijët e mi, i bëj thirrje: Të lutem të më lejojë t’i shoh. Kaq dua”, përfundoi me lot në sy 33-vjeçarja nga Shkodra.
Njerka m’i mban peng fëmijët 3 vite asnjë lajm.Shkodranja rrëfen dhunën/ Apel për gjetjen e fëmijëve
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11