-
VIDEO
‘Punë e shpejtë’, të rinjtë zgjedhin shkollën profesionale në Lezhë
Interesi i të rinjve për arsimin e mesëm profesional po vjen në rritje. Të shumtë janë nxënësit që po regjistrohen në shkollën "Kolin Gjoka" në Lezhë.
Të rinjtë e shohin arsimin profesional si një zgjedhje pasi t ofron punësim të shpejtë.
-
VIDEO
Maliq, rreth 200 mijë banorë pa qendër shëndetësore! Qytetarët: Dhe stalla e bagëtive, më e mirë se ajo godinë e rrënuar! Gjendja alarmante
Në katin e dytë të kësaj ndërtese ndodhet qendra shëndetësore e fshatit Plasë në të cilën marrin shërbimin më shumë se 2000 banorë. Prej dekadash nuk e ka njohur asnjë investim duke shkuar drejt degradimit.
Në këtë institucion shëndetësor nuk ofrohen as kushtet minimale higjeno-sanitare, e ndërsa vjeshta shiu depërton brenda godinës.
-
VIDEO
Dëshmia mes lotësh i djalit që gjeti prindërit e vdekur: Jam mes 4 rrugëve, dua ndihëm nga Zoti
Djali i çiftit Rrasa ka mbetur pa fjalë kur ka gjetur të dy prindërit e tij të vdekur të larë në gjakë, në banesën e tyre. Mes lotësh dhe i tronditur, gjithçka që mund të nxirrte nga goja ishte vetëm se kishte mbetur në mes të rrugës.
“Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…” ishin fjalët e pakta të djalit.
-
VIDEO
Divjakë/ Burri vret gruan me armë gjahu dhe më pas veten! ‘Po pi kafe’, si i zbuloi djali prindërit e vdekur në banesë! Xhaxhai i tij: Çohu dhe ik njëherë në shtëpi
Pas ngjarjes tragjike në Fier ku burri vrau ish bashkëshorten, një tjetër rast i rëndë është shënuar në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë dhe veten. Ngjarja është shënuar në fshatin Babunjë të Divjakës.
Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër. Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Vëllai i autorit i ka thënë nipit të vij menjëherë të kalojë nga shtëpia. Kur djali ka mbërritur në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.
-
VIDEO
Vrasja në Divjakë, flasin banorët: Ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore, nuk kurohej më parë
Pas ngjarjes tragjike në Fier ku burri vrau ish bashkëshorten, një tjetër rast i rëndë është shënuar në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe.
Pas këtij akti të rëndë, 58-vjeçari më pas ka vrarë dhe veten. Ngjarja është shënuar në fshatin Babunjë të Divjakës. Ka qenë djali i viktimës i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.
-
VIDEO
Divjakë/ Vret gruan me armë gjahu në banesë dhe më pas veten
Pas ngjarjes tragjike në Fier ku burri vrau ish bashkëshorten, një tjetër rast i rëndë është shënuar në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe.
Pas këtij akti të rëndë, 58-vjeçari më pas ka vrarë dhe veten.Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Babunjë të Divjakës.
-
VIDEO
Makina përplas biçikletën në Lezhë, 1 i plagosur rëndë, dërgohet me urgjencë te Trauma
LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një person ka mbetur i plagosur.
Report Tv mëson se një makinë ka përplasur një biçikletë, për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
-
VIDEO
Davide Pecorrellit iu zbulua 'skema e zhdukjes' krejt rastësisht, iu dogj motori i gomones! Gazetarja italiane tregon ekskluzivisht për Report Tv gjithçka ndodhi me biznesmenin italian
Gazetarja e 'La Nazione' Erika Pontini tha ekskluzivisht për Report tv se Pecorelli u gjet nga karabinierët në një ishull të mbrojtur nga autoritetet. Ai u gjet krejt rastësisht sepse ju prish gomonia që kishte marrë me dokumente false. Aktualisht në Itali Pecorelli është një njeri i lirë dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë. Gazetarja italiane Pontini zbuloi se nga hetimet e deritanishme Pecorelli është zhdukur pasi kishte borxhe ndaj bizneseve që punonte në Itali
-
VIDEO
Shokuese në Pejë, një djalë dhe një grua rrahin barbarisht një tjetër grua! Grushte dhe shkelma në fytyrë e trup! Policia ndërhyn në fund
Një rast shumë i rëndë dhune është regjistruar ditën e sotme në qendrën e qytetit të Pejës. Dy persona, një djalë i ri dhe një grua, kanë rrahur barbarisht një tjetër grua. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë vërtet të rënda. Dhuna e ushtruar nga gruas së vetme është tepër e rëndë, sidomos nga ana e djalit.
Në fund shihen 2 policë të veshur civilë teksa afrohen, duke ndërhyrë dhe kanë shoqëruar dhunuesit dhe kanë çuar në spital të dhunuarën. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Gazetën Express se dy persona janë arrestuar.
-
VIDEO
Fieri me 50 % e popullsisë të vaksinuar, por infektimet mbeten të larta! Qarku i dytë më i prekur pas Tiranës
Afro 50 për qind e popullsisë në qarkun e Fierit është vaksinuar, por sërish numri i personave të infektuar me COVID-19 mbetet i lartë, duke e renditur Fierin si qarkun e dytë pas Tiranës.
Drejtuesja e njësisë së Kujdesit Shëndetësor, Mirela Mitre shprehet se janë kryer mbi 105 mijë vaksinime në rang qarku.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, përmbyten shtëpitë e bizneset përreth aeroportit të Kukësit për shkak të bllokimit të një turbine shkarkuese! Situata problematike edhe në Bulqizë
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tokave, bizneseve dhe shtëpive përreth aeroportit të Kukësit. Banorët shprehen se gjithçka ndodhi të shtunën në mëngjes, ku për shkak të bllokimit të njërës për turbinave shkarkuese të pistës së aeroportit, i gjithë uji është derdhur në zonën përreth duke përmbytur biznese dhe shtëpi. Sul Lekica, pronar i një lokali dhe shtëpisë aty pranë tha se prej 15 vitesh, është hera e parë që ndodh një përmbytje në këtë vend. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për zgjidhjen e këtij.
"Jemi përmbyt, kjo situatë nuk na ka ndodhur asnjëherë që prej 15 vitesh. Janë mbi 3 milion lekë mall që më është përmbytur", thotë ai.
-
VIDEO
'Fluturojnë' 44 patenta! Shoferët nuk zënë mend, ecin me shpejtësi të lartë në rrugë! Gjobiten 768 të tjerë
TIRANË- Kontrollet e Policisë Rrugore në 24 orët e fundit kanë kapur 768 shoferë duke drejtuar makinën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për pasojë janë ndëshkuar me gjobë. Sot mësohet se në pranga kanë rënë 10 shoferë, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa patentë dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërkohë janë pezulluar 44 patenta, ku ajo që vihet re është se pjesa më e madhe e tyre kanë qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara.
"Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.