-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Reshjet e para të shtatorit bllokojnë disa akse rrugore në Vlorë
Reshjet e shiut të parë të shtatorit kanë mbushur rrugët me ujë në qytetin e Vlorës.
Shiu i rënë përreth 60 minuta ka bllokuar një pjesë të mirë të akseve brenda qytetit, teksa dhe kanalizimet kanë shpërthyer si pasojë e prurjeve të shiut.
-
VIDEO
Aksidenti me 2 të plagosura në Astir/ Vihet në pranga tekniku i ashensorit të pallatit! Nën hetim administratori i firmës së mirëmbajtjes
Tiranë- Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir pas incidentit të ndodhur sot ku u këputën kavot e ashensorit dhe u plagosën 2 gra..
Është arrestuar Defrim Shabani, kurse i proceduar në gjendje të lirë është Dritan Shabani administratori i firmës së mirëmbajtjes. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të.
-
VIDEO
VIDEO/ Arrestohen 14 shoferë, pezullohen 52 patenta në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu, policia bën me dije se janë pezulluar 52 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues.
-
VIDEO
Tiranë/ Merr flakë një shtëpi në Shkozë
TIRANË- Rreth orës 14:55, në Shkozë, ka rënë zjarr në një shtëpi, ku ka vetëm dëme materiale.
Sipas policisë shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Nuk dihet ende se si ka rënë zjarri.
-
VIDEO
'Trafik' në autostradën Tiranë-Durrës , Lopët “marrin rrugën” në këmbë drejt bregdetit
5 lopë kanë zënë të dyja korsitë e autostradës Tiranë-Durrës në drejtim të qytetit bregdetar.
Në një video të shpërndarë në faqen “Aksidente Rrugore” në Facebook shihet se si lopët ecin në mes të rrugës dhe drejtuesit e automjeteve mbajnë radhë pas tyre.
-
VIDEO
Thyen rregullat e qarkullimit, policia arreston 15 shoferë dhe gjobit 48 të tjerë në Tiranë! Nën hetim 338 drejtues dhe pezullohen 44 patenta në 48 orë
Në 48 orët e fundit Tirana ka regjistruar një numër rekord shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor. 338 drejtues mjetesh dhe automjetesh janë vënë nën hetim, ndërsa 15 të tjerë janë arrestuar. Policia ka gjobitur 48 shoferë dhe u ka pezulluar pantentat 48 shoferëve të tjerë për shpejtësi mbi normat.
-
VIDEO
Vdekja e 28-vjeçarit te Hotel Rogner, në hetim administratori austriak si dhe përgjegjësi teknik
Tre ditë pasi 28-vjeçari Ajdin Mustafi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut humbi jetën në një prej hoteleve më të njohur në kryeqytet pasi nga shkëputja e kangjellave të një ballkoni në katin e pestë ra poshtë dhe nuk mundi t’u mbijetoj plagëve të marra, autoritetet kanë arritur në një përfundim paraprak.
-
VIDEO
23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, 'Heroi i Demokracisë'! Rudina Hajdari i 'shigjeton' të gjithë ata që sot 'e nderojnë': E zvarritën vendin pafund, i shërbyen interesave të ngushta
Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite. 23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.
-
VIDEO
U largua drejt SHBA kur ishte 7-vjeç kthehet në Atdhe si ushtare amerikane në mision! Historia e togeres Hatixhe Çollaku
Togerja Hatixhe Çollaku u largua nga Shqipëria me familjen drejt Shteteve të Bashkuara kur ishte vetëm shtatë vjeç. Tani, ajo kthehet në Shqipëri si komandantja e parë në Kompaninë e Inteligjencës të Gardës Kombëtare të Neë Jersey, së bashku me kolegët e saj.
-
VIDEO
Për herë të parë pa Sali Berishën, Basha homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit me vetëm 6 veta: Model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur homazhe në memorialin e Azem Hjadarit në përkujtimin e 23 vjetorit të vrasjes së një prej themeluesve të kësaj force politike. Por ndryshe nga çdo herë, kryedemokrati u shfaq sot pa liderin e historik, Sali Berishën, kjo për shkak se ai u përjashtua nga Grupi i PD. Basha ka qenë i shoqëruar vetëm nga 6 drejtues të PD-së, ndërkohë që ndryshe nga shumë vite të kaluara nuk ka qenë asnjë përfaqësues i familjes së 'Heroit të Demokracisë'.
-
VIDEO
Sarandë, ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur 'Kurora e qytetit', 4 në pranga! Shpallet në kërkim 49-vjeçari që do ndërtonte objektin
SARANDË- 4 qytetar kanë rënë në pranga pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në zonën e mbrojtur 'Kurora e qytetit’, në Sarandë. Të katër punëtorët po ndërtonin një vilë për Aleksandër Rica, i cili është shpallur në kërkim.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë, po kryeshin punime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
-
VIDEO
E rëndë në një pallat në Tiranë, bie ashensori në zonën e Astiri, 2 gra të plagosura! Njëra prej tyre në gjendje më të rëndë
TIRANË-Gjatë natës së kaluar një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Astirit në Tiranë. 2 gra kanë mbetur të plagosura pasi ka rënë një ashensor nga një pallat Dëshmitarët. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra prej në gjendje më të rëndë ndodhet ende. Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.