-
VIDEO
Salla e re moderne e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë inaugurohet me kolosët botërore Placido Domingo dhe Ermonela Jaho! Rama poston videon: Po pres me padurim
Me 15 shtator, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet një mbrëmje gala në kuadër të rikonstruktimit të godinës së teatrit. Në inaugurimin e teatrit do të ngjiten në skenë kolosët boterore PLacido Domingo dhe Ermonela Jaho.
-
VIDEO
Maturantët dhe 4 ditë afat për regjistrimin në universitet! Mbi 50% e tyre të regjistruar, më e preferuar mjekësia
Maturantët fitues kanë edhe 4 ditë kohë që të regjistrohen në degët fituese, ndërsa deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar më shumë se gjysma e tyre.
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj e konsideron si një nga ecuritë më të mira të viteve të fundit.
-
VIDEO
Dje vrau ish-gruan, një vit më parë e mori peng/ Skandali i drejtësisë, gjyqtari Piro Sota e liroi Elton Metën në Fier pa bërë asnjë ditë burg
Dy vendime të dyshimta të drejtësisë shqiptare. Gjyqtari i Fierit Piro Sota vendosi në mars të 2021-shit të çonte në spitalin psikiatrik të burgut të Zaharisë, Elton Metën, duke i pushuar të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. Por vetëm pas 5 muajsh, me një vendim të dytë, i dha lirinë për tu kuruar në shtëpi, mbi raportet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
-
VIDEO
Mbushi furgonin me rreth 335 kg marijuanë në Shqipëri dhe e çoi në Greqi, arrestohet 51-vjeçari grek në Selanik! Anëtar i rëndësishëm i një grupi kriminal të trafikut të drogës
Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e sotme në Greqi, e cila vinte nga Shqipëria. 335 kg marijuanë janë kapur në një furgon, pas një operacioni që u zhvillua në Amfiloxia nga anti-droga e Selanikut në bashkëpunim me policinë e Artës dhe Amfiloxise.
-
VIDEO
‘Karvani i polifonisë’ mbush me tinguj Gjirokastrën, 11 grupe polifonike morën pjesë në festivalin folklorik
Zërat dhe këngët e muzikës polifonike labe kanë pushtuar zonën muzealë të qytetit të Gjirokastrës duke sjellë shpirtin e muzikës së traditës folklorike të jugut.
Nën emrin “Karvanet e Polifonisë”, në festivalin folklorik interpretuan 11 grupe të Iso-polifonisë nga Dropulli, Gjirokastra dhe Tepelena duke sjellë emocione të veçanta për publikun.
-
VIDEO
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i skandaleve Piro Sota! Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, 4 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt dhe Avni Gashit! U hapi qelinë kokave të drogës
Segmente të kalbura të drejtësisë shqiptare vijojnë të prodhojnë tragjedi njerëzore me vendime të dyshimta. Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti Elton Meta është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut Elton Metës, i arrestuar dhe i izoluar si një rrezik potencial për vrasje. Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.
Paraditen e 9 shtatorit, pra dy ditë më parë, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici, përjashtoi gjyqtarin e Fierit nga drejtësia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun. Procesi i verifikimit për Piro Soton kishte nisur që në qershor të vitit 2020.
-
VIDEO
'Vendimi i Bashës për përjashtimin është nul' Ibsen Elezi: 'Arma' e Berishës, ka influencë tek demokratët në gjithë Shqipërinë, kryetari i PD i lehtë për t'u rrëzuar
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar të PD-së është vendim individual dhe jo personal. I ftuar në Report Tv, Elezi tha se Basha duhet ta trajtonte këtë në Këshillin Kombëtar të PD-së ose në kryesi, e për këtë arsye vendimi është nul. Elezi nënvizoi se Basha është më autokrat në vendime se Berisha.
'Vendimi është politik dhe është një vendim që mund të merret, qëndrimet e ambasadës amerikanë janë shumë të rëndësishme. Ka qenë një vendim i detyrueshëm ajo çfarë është absurde është se zoti Basha ka marrë një vendim individual dhe jo institucional. Nuk mund ta largoj z. Berisha me vendimin e vet sepse ka institucione të cilat gjykojnë për çështje e rëndësishëm duhet ta trajtonte këtë në Këshillin Kombëtar ose në kryesi. Arsyeja kryesore është se ka dash të verë në pah një lider. Po ta fuste për diskutim dhe për vendimmarrje kjo do ishte rruga më normale. Basha dha argumentin se shkel çdo lloj rregulli për hir të unitetit të partisë, por uniteti i partisë në këtë formë shkatërrohet. Ambasada amerikanë i ka bërë trysni PD-së. Duhet të ishin thirrur organet e partisë, sepse çdo lloj vendimi është nul. Berisha do të kapet fort pas kësaj, është shumë më autokrat Basha se Berisha. Berisha zgjidhte dhe rrugën dhe institucionalizonte. '-tha Elezi.
-
VIDEO
Drejtësia dështoi t'i mbronte, në tetë muaj, gjashtë gra u vranë nga burrat! Disa nga viktimat kishin urdhër mbrojtjeje
Fatin tragjik të Sabrina Bengajt, e kanë pasur edhe pesë gra të tjera përgjatë tetë muajve të parë të vitit 2021. Dhuna, problemet ekonomike dhe vrasjet për nderë kanë tronditur vendin nga veriu në jug edhe në pesë raste të tjera kur burrat kanë ekzekutuar gratë e tyre. Sërish, organet e drejtësisë dështuan të mbrojnë familjen.
-
VIDEO
E reja në mëshirë të fatit, ura provizore drejt shembjes! Kompania ndërpret punimet për urën e re Darëzezë-Fier
Puna për ndërtimin e urës automobilistike të Darëzezës në Fier është ndërprerë.
Punimet nisën në fillim të muajit prill dhe sipas projektit duhej të përfundonin në korrik. Për zvarritjen e punimeve, përfaqësues të kompanisë thanë jashtë kamerës se bordi i kullimit nuk ka ndërhyrë për uljen e nivelit të ujit në kanalin e hidrovorit.
-
VIDEO
Qetësi e det i pastër, turistët e huaj me kampera në Radhimë
Në mesin e shtatorit Vlora vijon të mbetet atraksion i bukur veçanërisht për turistët e huaj. Në zonën e Radhimës këtë fundjavë janë të shumtë frekuentuesit nga Serbia, Italia dhe Gjermania të ardhur me kamperat e tyre në brigjet e Jonit.
"Jam nga Gjermania dhe vij për herë të parë në Vlorë. Më pëlqen natyra këtu, qetësia, po shijojmë bregdetin".- tha një qytetar.
-
VIDEO
Shfaqet dokumentari për shqiptarët në kampet siriane, Koplikaj: 50 gra e fëmijë në kampe, rrezikojnë të radikalizohen
Një dokumentar për shqiptarët që luftuan në Siri dhe gratë e fëmijët që kanë mbetur ende atje, u shfaq premiere në Shkodër. Autori është gazetari i njohur, Taulant Koplikaj, i cili shprehet se është e nevojshme riatdhesimi i të gjithë shqiptareve në kampe.
"DAESH" është dokumentari i gazetarit Taulant Koplikaj që u shfaq premierë për publikun shkodran në Kinema Millenium
-
VIDEO
VIDEO/ I nervozuar në seancën e djeshme në Kuvend, momenti kur Basha ja 'nxjerrë' nervat Luljeta Bozos: Pusho zonjë!
Replikat nisën pasi kryeministri Edi Rama u ngrit të mblidhte fletët e grisura të votimit nga opozita për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. I irrituar, Basha kërkon që të vijojë votimi dhe njëzëri ndiqet edhe nga deputetë të tjerë të PD, duke krijuar zhurmë në sallën e Kuvendit. Bozo kërkon qetësi, ndërsa Basha i përgjigjet duke i thënë 'pusho zonjë'.