-
VIDEO
Koncerti në Tiranë në 17 shtator/ Ermal Meta zbulon surprizën për Report Tv: Do këndoj shqip! Publiku shqiptar i veçantë, po shkruaj edhe një libër për Shqipërinë
TIRANË- Në 17 shtator të gjithë duhet të jemi në koncertin që Ermal Meta do të mbajë në Tiranë, kjo sepse këngëtari ka përgatitur një surprizë për publik shqiptarë që e zbuloi sot ekskluzivisht për Report Tv. Ermal Meta do të këndojë shqip, për publikun shqiptar që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë, si më të veçantin.
“Do jem në datën 15 në Tiranë. Po e pres me padurim, në karrierën time kam bërë mbi 1 mijë koncerte, por kjo është hera e tretë në Shqipëri dhe këto kanë qenë herët me më shumë emocion, sepse është vendi im, kthehem në vendin ku kam lindur dhe publiku shqiptar më jep një emocion shumë të veçantë, herën e parë në 4-5 këngët e para mezi mbaja lotët. Nuk i kam marrë masat për këtë koncert, nuk dihet si ndodh. Këngët që kam zgjedhur janë ato që kanë pasur sukseset më të mëdha, ajo në Sanremo, ato që kanë dalë si singël, duhet të jenë 26 këngë, por përgatis një surprizë të vogël për vëllezërit dhe motrat e mia, sepse unë nuk jam mësuar që të mësoj shqip, e di që është turp i madh, por dua të them të vërtetën. E kam filluar këngët në gjuhën italiane dhe melodinë e kam mësuar në gjuhën italiane, por do mundohem që të bëj diçka më të bukur”, tha ai.
-
VIDEO
Tifozi humb ndjenjat në ‘Selman Stërmasi’, mjeku i klubit të Tiranës ndërhyn për të normalizuar situatën
Disa momente paniku janë rregjistruar pak para ndeshjes Tirana-Skënderbeut. Një tifoz i moshuar, i cili kishte shkuar për të ndjekur nga afër këtë sfidë, ka humbur ndienjat për disa sekonda.
Persona të tjerë që ishin pranë tij kanë sinjalizuar mjekun e skuadrës së Tiranës, Tedi Maqellari, i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe fatmirësisht tifozi ndodhet në gjendje të stabilizuar. I vetmi problem është se gjatë gjendjes së të fiktit tifozi u rrëzua dhe çau ballin, por asgjë nuk është shqetësuese.
-
VIDEO
Dje vrau ish-gruan, një vit më parë e mori peng/ Skandali i drejtësisë, gjyqtari Piro Sota e liroi Elton Metën në Fier pa bërë asnjë ditë burg
Dy vendime të dyshimta të drejtësisë shqiptare. Gjyqtari i Fierit Piro Sota vendosi në mars të 2021-shit të çonte në spitalin psikiatrik të burgut të Zaharisë, Elton Metën, duke i pushuar të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. Por vetëm pas 5 muajsh, me një vendim të dytë, i dha lirinë për tu kuruar në shtëpi, mbi raportet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
-
VIDEO
11 grupe morën pjesë në festivalin folklorik, 'Karvani i polifonisë' mbush me tinguj Gjirokastrën muze
Zërat dhe këngët e muzikës polifonike labe kanë pushtuar zonën muzealë të qytetit të Gjirokastrës duke sjellë shpirtin e muzikës së traditës folklorike të jugut.
Nën emrin “Karvanet e Polifonisë”, në festivalin folklorik interpretuan 11 grupe të Iso-polifonisë nga Dropulli, Gjirokastra dhe Tepelena duke sjellë emocione të veçanta për publikun.
Për artistët Stefo Arseni dhe Golik Jaupi qëllimi i eventit është mbajtja gjallë e pasurisë folkorike të traditës polifonike dhe trashëgimi tek brezat e rinj përmes kthimit të saj në një traditë të përvitshme
“Është një event shumë i rëndësishëm. Qëllimi është të mbajmë gjallë polifoninë dhe sa më afër bartësit e folklorit, kësaj pasurie të madhe folklorike që ka vendi ynë të trashëguar brez pas brezi dhe ta kalojmë atë edhe tek brezat e rinj. Kemi zgjedhur grupet më interesante nga të tre bashkitë.”, thotë muzikologu Stefo Arseni.
“Më bëhej qejfi shumë që organizohen këto festival të bukura dhe folklori shqiptar dhe labëria në veçanti po përparon mirë në këto drejtime dhe shumë të rinj po vazhdojnë të këndojnë në këto drejtime siç kënduan të rinjtë në Dropull”, shprehet Golik Jaup.
E cilësuar “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” dhe e mbrojtur nga “UNESCO” festivali i Iso Polifonisë u zhvillua për dy ditë në disa bashki të Qarkut Gjirokastër ku u gërshteuan, traditat, kostumet dhe vlerat kulturore.
-
VIDEO
Hotel 'Rogner' skenë krimi/ Po bënte foto në ballkon, kush është 28-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut që ra nga kati i 5-të prej kangjellave të amortizuara të dhomës
Hotel ‘Rogner’ në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë është kthyer mbrëmjen e djeshme në një skenë krimi. Ajdin Mustafi 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë. Report Tv ka siguruar foton e të riut, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, vdekja e të cilit është e mbuluar me mister. Ajo çfarë u raportua ishte se 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë nga kati i pestë.
Qytetarët e tjerë që kanë qenë duke pushuar në këtë hotel kanë parë skena tmerri, të ngjashme me ato të filmave, pasi trupi i të riut u gjet në dysheme, në pjesën e anësore të oborrit, me pamje nga Bulevardi. Pranë trupit të tij është gjetur dhe zgara mbrojtëse të ballkonit. Ajo që të bën të ngresh pikëpyetje se si në një hotel që klasifik
-
VIDEO
Çahen tubacionet te Uji i ftohtë në Vlorë, ‘shatërvan’ në rrugë
VLORË- Tubacionet e ujësjellësit janë dëmtuar në rrugën nacionale Vlorë-Orikum, pranë tunelit të "Ujit të Ftohtë".
Një defekt në sistemin e ujësjellësit ka bërë që ujë të dalë me presion në rrugë, duke lënë konsumatorët pa ujë në çezma.
-
VIDEO
Koncerti në Tiranë në 17 shtator/ Ermal Meta zbulon surprizën për Report Tv: Do këndoj shqip! Publiku shqiptar i veçantë, po shkruaj edhe një libër për Shqipërinë
Në 17 shtator të gjithë duhet të jemi në koncertin që Ermal Meta do të mbajë në Tiranë, kjo sepse këngëtari ka përgatitur një surprizë për publik shqiptar që e zbuloi sot ekskluzivisht për Report Tv. Ermal Meta do të këndoj shqip, për publikun shqiptar që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë, si më të veçantin.
-
VIDEO
Vdekja te Hotel Rogner/ Burime: I riu po bënte foto në ballkon, ra për shkak të kangjellave të amortizuara
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 28-vjeçarit Ajdin Mustafi. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se i riu ka qenë duke bërë foto në ballkon, por kangjellat kanë qenë të amortizuara e për pasoja ka gjetur vdekjen. Nga sa është raportuar, pista e një vrasjeje të mundshme është hedhur poshtë, kjo sepse në dhomë nuk kanë hyrë persona të tjerë përveç 28-vjeçarit. Ajdin Mustafi la pas 2 fëmijë të mitur.
-
VIDEO
Vidhnin lekë dhe sende me vlerë në Sarandë dhe largoheshin për në kryeqytet, arrestohen 2 persona, të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale! Në pranga edhe një 18-vjeçar
SARANDË- Në vijmë të operacionit të koduar "Pushuesit", për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj, policia e Sarandës ka vënë në pranga 2 persona të tjerë.
Ata në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer 3 vjedhje në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, gjatë sezonit turistik dhe më pas largoheshin drejt kryeqytetit dhe i mbanin të fshehura në banesë. Dy të arrestuarit Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, kanë qenë të dënuar më parë në për të njëjtën vepër penale.
-
VIDEO
Princi ministër i Arabisë Saudite vjen në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama.
Princi ministër i Arabisë Saudite vjen në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Një ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend, Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë
TIRANË- Një ditë pasi u betuan deputetët e rinj në Kuvend, presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar Edi Ramën, si kryeministër i Shqipërisë, dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit. Dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit mban datën e djeshme, 10 shtator dhe hyn në fuqi menjëherë.
-
VIDEO
Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, qëllimi kryesor, shpjegimi i arsyeve që e çuan në largimin e Berishës
Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim Kolegjin e Kryetarëve. Bëhet fjalë për krerët e degëve të PD, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD.