• VIDEO

    I gjetën poshtë sediljes së makinës dy granata dore, arrestohet pasagjeri! Në pranga edhe shoferi për moskallëzim krimi

    TIRANË- Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj.

    Si pasojë e zgjerimit të parametrit të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer K. H.

  • VIDEO

    Punëtori bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, plagoset rëndë! Shoqërohen 2 kolegët dhe përfaqësuesi i kompanisë! Momenti kur nxirret me vinç nga gropa

    TIRANË- Një punëtor ka rënë në gropën e një pallati në ndërtim në rrugën "Faik Konica". Nga sa mësohet, punëtori nga rënia ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa ka probleme të mëdha me shtyllën kurrizore. 

    Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se gjendja e të plagosurit i identifikuar si Ramazan Dika është serioze, sepse ka rënë në një hapësirë të shtruar me dërrasa e hekura. 50-vjeçari ka qenë duke zbritur në disa shkallë kur i ka rrëshqitur këmba dhe përfunduar në gropë. Policia ka pezulluar punimet në kantier, ndërsa ka shoqëruar për sqarim të situatës tre persona, dy punëtorë dhe një përfaqësues i kompanisë. 50-vjeçari ka qenë duke zbritur në disa shkallë kur i ka rrëshqitur këmba dhe përfunduar në gropë.z

  • VIDEO

    Tiranë/ Ra nga lartësia e pallatit ku punonte, momenti kur punëtori nxirret me vinç nga gropa

    Report Tv sjell video nga momenti kur punëtori, Ramazan Dika është nxjerrë nga gropa, ku ka rënë teksa ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati. Punëtori është nxjerrë nga gropa me anë të vinçit, për të transportuar më pas në spital. Gjendja e tij ëhstë serioze.

    •  
  • VIDEO

    Del videoja/ Momenti i arrestimit të 31-vjeçarit që vrau ish-gruan e tij në Fier

    Policia ka sjellë pamje nga momenti i arrestimit të 31-vjeçarit në Fier, pasi vrau ish-gruan e tij, Sabrina Bengaj. Ai fshihej në pyll në fshatin e tij e ndërsa mbante me vete edhe kallashnikovin me të cilin i mori jetën nënës së fëmijës së tij.

    •  
  • VIDEO

    Vrasja e 23-vjeçares nga ish- burri në Fier/ Nëna e autori: Ata duheshin, vajzën e rrita vetë! Frikë nga hakmarrja? Edhe kanë të drejtë

    Nëna e Elton Metajt është shprehur se nuk ka pasur dijeni për aktin që mund të kryente djali i saj, madje është shprehur e habitur duke thënë se ata duheshin. Ajo thotë se dhimbja për të është madhe, pasi e ka rritur vetë Sabrinën. Ajo thotë se i druhet një hakmarrjeje.

    “E donte me kohë. Ai fliste në telefon me atë, e donte, nuk e di se çfarë e ka shtyrë që ta vriste, po ta dija nuk do e ndodhte. Nuk e ka takuar në burg. Nuk ka pasur armë në shtëpi, kush ia ka dhënë që të përgjigjet, armët sheshit janë se ku e ka marrë, ku e bleu. S’ka ardhur në shtëpi pas ngjarjes, policia po. Ata duheshin, nuk e prisja të ndodhte kjo, më vjen keq se e rrita vet, se mua më ka ikur dhe im bir bashkë me të. Frikë për një hakmarrje? Po edhe kanë të drejtë. Është e njëjtë dhimbja, si për ata si për mua, se e mora 13 vjeçe”, tha nëna.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 11 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga SHBA mbështet Bashën e Berisha i shpall "luftë" te PD drejt ndarjes e deri tek Dita e parë.

  • VIDEO

    Berisha "Non grata" nga SHBA dhe PD/Parlamenti i ri,Basha zgjedh SHBA,jo Berishen

    Në 30 vjet Sali Berisha ka patur vëmendjen kryesore në opinionin publik për shkak të vendimeve e veprimeve të tij politike, por më shumë se kurrë 24 orët e fundit është figura qendrore e cdo diskutimi politik.

    Kësaj radhe jo nga veprimet e tij por nga vendimi Kryetarit të PD Lulzim Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës së vashzdueshme të SHBA e cila e ka shpallur non grata Ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

  • VIDEO

    Fier, krim në familje burri vret ish-bashkëshorten me armë zjarri dhe largohet

    Një krim në familje ka ndodhur rreth orës 22:50 në fshatin Zhupan të Fierit ku Elton Metaj ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj. 

    31-vjeçari Elton Metaj sipas autoriteteve ishte i arrestuar më parë për armëmbajtje, mosbindje ndaj policisë dhe dhunë në familje. Arrestimi i Elton Metaj thuhej se është bërë rreth një vit më parë ku ky i fundit kishte shkuar në banesën e viktimës dhe kishte kërcënuar se do të vriste veten me armë zjarri tip automatik. 

  • VIDEO

    Hapen kamerat , zbulohen gjurmët e Zyhdi Allushit. Familjarët: 'Dyshojmë tek lëvizjet e Audit'

    Të enjten e 2 shtatorit, i moshuari Zyhdi Allushi u largua me biçikletë nga banesa e tij në fshatin Vorrozen të Kavajës, ku edhe sot vijon të jetë ende i humbur. Kjo është hera e parë për 80-vjeçarin nga Kavaja që largohet në drejtim të paditur. Familjarët denoncojnë në “Pa Gjurmë” zhdukjen e tij. Biçiklita e u gjet te ura e Draxhit, ndërsa gjurmët e të moshuarit të siguruara nga kamerat, janë parë në dalje të Kavajës. Sipas djalit të tij, Seit Allushi, i moshuari nuk vuante nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor apo fizik, por mund të ishte prekur nga skleroza. Momentin që u largua nga shtëpia për të takuar shokun e tij, takim që nuk ndodhi, Zyhdiu kishte veshur një palë pantallona të zeza, këmishë të bardhë dhe sandale. I moshuari me flokë të bardhë nuk ka asnjë shenjë dalluese në pjesët e dukshme të fytyrës dhe trupit. Në studion e pa gjurmë mbërritën disa telefonata dhe informacione për 80-vjeçarin, duke mbajtur në ankth djemtë e tij dhe gjithë stafin e pa gjurmë. një zonjë njoftoi e bindur se e kishte parë atë në rrugën luigj gurakuqi në lezhë, madje na dërgoi dhe disa fotografi, mirëpo pas mbërritjes së gazetarit Elvis Hila fatkeqësisht u verifikua se personi I shtrirë në trotuar, nuk ishte zyhdi allushi, por një endacak.

  • VIDEO

    Të paraburgosurit takime vetëm me “ok” e prokurorisë! Ligj i ri në burgje, avokatët: Antikushtetues, do e ankimojmë

    Asnjë takim me familjar apo të njohur nuk do të mund të realizojnë të paraburgosir në vend, nëse nuk marrin më parëpëlqimin e prokurorit të çështjes. Është ky saksioni nga ligji i ri për të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve, ndërsa avokatët penalistë paralajmërojnë se do e dërgojnë ligjin në Gjykatën Kushtetese

  • VIDEO

    Me shpejtësi 169 km/h e të dehur në timon, gjobiten 976 drejtues mjetesh dhe pezullohen 46 leje drejtimi! Arrestohen 8 shoferë në 24 orë

    TIRANË- Një numër rekord gjobash është shënuar në 24 orët e fundit, ku 976 shoferë të ‘pabindur’ janë gjobitur në të gjithë vendin, për shkak se janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi mbi normat ose të dehur në timon. Shpejtësia varionte nga 132 km/h dhe maksimumi i shënuar është 169 km/h.

    Ndërkohë, 8 shoferë kanë rënë në pranga, sepse 2 prej tyre po drejtonin mjetin pa patentë, ndërsa 6 të tjerë po udhëtonin nën efektin e alkoolit. 

  • VIDEO

    Largimi i Berishës nga grupi i PD, shpërthen Frrok Çupi: Mbrëmë Basha ka kërkuar masa sigurie për të mbrojtur jetën

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv