-
VIDEO
Largimi nga grupi parlamentar, Zaloshnja: Berisha do të përsërisë 97' për PD
-
VIDEO
Nuk ka surpriza, KQZ shpërndanë mandatet, ja emrat që do të zëvendësojnë në Kuvend Gramoz Ruçin, Najada Çomon, Lefter Kokën dhe Mark Markun
KQZ ka miratuar sot shpërndarjen e mandateve për deputet, për zëvendësimin në Kuvend të 4 politikanëve të cilët morën vendimin për t'u dorëhequr pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sikurse edhe pritej, mandati i Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Lefter Koka nga Denis Deliu dhe Mark Marku nga Elda Hoti.
-
VIDEO
Rama prezanton Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë: Në këtë tavolinë dhe në qeveri jam i vetmi anëtar pa master
TIRANË- Arsimi është një nga hallkat që do të fokusohet mandati i tretë i qeverisë Edi Rama, siç ai vetë e ka bërë publike, e ndërsa sot në kuadër të këtij objektivi ai bërë publik emrat e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Në përbërje të saj janë “ekspertë të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, shqiptarë që shkëlqejnë në botën akademike jashtë vendit si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike”, tha Rama, teksa para tyre shtroi një sërë problemesh me të cilët përballet arsimi sot.
-
VIDEO
Andi Përmeti: '' Basha si lider i dobët zgjodhi të qëndronte me të fortit''
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Lushnjes, qytetarët: U helmuam! Kryetarja e Bashkisë: Po punohet për shuarjen e flakëve, mbetjet do të dërgohen te inceneratori i Fierit
Vijon prej dy ditësh emergjenca mjedisore në Lushnjë, si pasojë e djegies së mbetjeve në landfillin e qytetit. Tymi i zi dhe era e rëndë kanë 'pushtuar', lagjen "18 Tetori"të qytetit, ndërsa qytetarët shprehen se tymi i çliruar po i helmon.
-
VIDEO
Po udhëtonte në tunelin Tiranë-Elbasan, merr flakë në dalje të tij automjeti në ecje e sipër
ELBASAN- Gjatë mëngjesit të sotëm në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, mjeti tip “Benz” ka marrë flakë ë ecje e sipër.
Drejtuesi i automjeti, A.S 47 vjeç, fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë që automjeti është djegur plotësisht si pasojë e flakëve.
-
VIDEO
Pas seancës në Kuvend, Basha mblodhi në seli deputetët, munguan Paloka dhe Noka, kryedemokrati: Të kemi qëndrim të unifikuar, të votojmë kundër Lindita Nikollës
Pas seancës në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu deputetë. Në mbledhje munguan Edi Paloka dhe Flamur Noka, dy nga emrat që i kanë dalë kundër Bashës pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD. Në mbledhje Basha ka kërkuar qëndrim të unifikuar të deputetëve demokratë në parlament, teksa i ka kërkuar po ashtu që të japin votën kundër për zgjedhjen e Lindita Nikollës, propozim i Ramës, për të qenë në krye të Kuvendit.
-
VIDEO
Komisioni i Verifikimit të Mandateve letër KQZ-së për zëvendësimin e 4 deputetëve
Komisioni i Verifikimit të Mandateve letër KQZ-së për zëvendësimin e 4 deputetëve, Gramoz Ruçin, Najada Çomon, Lefter Kokën dhe Mark Makun. Sipas renditjes, Gramoz Ruçi zëvendësohet nga Mirela Pitushi, Çomo zëvendësohet nga Mimi Kodheli Lefter Koka nga Denis Deliu, Mark Marku nga Elda Hoti
-
VIDEO
Berisha sfidon Bashën: Jam anëtar i Grupit të PD, në parti mund të futem kur të dua! Filloj aksionin statusor dhe ligjor
Sali Berisha nuk e pranon vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtur nga Grupi Parlamentar i PD.
"Në Kuvendi më i motivuart se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë, interesin kombëtar të kombit shqiptar, për të dënuar të gjitha aferat e këtij regjimit të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjet, trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarizmit shqiptar. Së çfarë date është pakti do t'ia lë historianëve, ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë
Jam i bindur se demokratët shqiptarë do të vendosin PD në piedestalin që i takon. do të marrë çdo nismë ligjore, statusore brenda PD, për ta kthyer aty ku i takon. Unë jam kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimi është 'un en voi'. Në çdo kohë mund të hyjë në Seli dhe të jeni të sigurt ju që do të jetë shumë e afërt dita kur PD do të rifitojnë forcën", tha Berisha.
-
VIDEO
Rama për përjashtimin e Berishës: Dora për Bashën e shtrirë përtej zhvillimeve në PD! S'trishtohem se çfarë ndodh në kampin tjetër! E shkuara s'është halli i PS
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë para zgjedhjeve të 25 prillit se ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me Lulzim Bashën, nëse ky i fundit do të shkëputej nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Me të parin, marrëdhëniet duket se u ndërprenë në dakordësi të dy palëve dhe qetësisht, e ndërsa me të dytin i dha fund përmes një vendimi që ndezi “luftë” në selinë blu. Megjithatë, përtej zhvillimeve në PD, sot kryeministri Edi Rama i kujtoi Lulzim Bashës se dora e tij e bashkëpunimit është e shtrirë “për interes të qytetarëve”.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, simpatizantët e ish-kryeministrit te selia e PD 'ndjekin' nga pas Bashën, shpërthejnë në kor kundër tij: Turp, mos e bëfsh pikën e hajrit
Vendimi i Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së ka nxitur jo pak zemërimin e simpatizantëve të ish-kryeministrin.
Në selinë e PD-së u mblodhën sot një numër simpatiznatësh të Berishës, të cilët 'ndoqën' nga pas Bashës pasi doli nga ndërtesa për të shkuar në Kuvend, duke shpërthyer në kore kundër tij.
"'Po pse mo Lul pse", 'mos e bëfsh pikën e hajrit', 'turp', o i degjeneruar'", i drejtohen ata Bashës.
-
VIDEO
Sot në Kuvend i ndarë nga Sali Berisha, Basha: Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama
“Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, kështu ka deklaruar Lulzim Basha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku. Ai ka refuzuar që të tregojë nëse ka pasur presione për të përjashtuar nga grupi i PD-së Sali Berishën.