-
VIDEO
Mbyllet senca e parë e Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë, u drejtua nga Luljeta Bozo: Të punojmë pa ngjyra partiake! Zgjidhet komisioni për verifikimin mandateve të deputetëve
https://youtu.be/jt2Opj8Jg74
-
VIDEO
Basha i drejtohet Kuvendit, simpatizantët e PD i hakërrehen te Selia: Ku e keni Berishën mor plehra! Turp, turp
Acarimi i mbështetësve të Sali Berishës për përjashtimin e ish-liderit të PD nga grupi parlamentar ka arritur kulmin mëngjesin e sotëm. Disa prej tyre janë mbledhur në hyrje të Selisë Blu dhe kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të PD.
"Pse nuk është këtu Sali Berisha o plehra", dëgjohet njëri të thotë.
"Turp, turp", thotë një tjetër.
-
VIDEO
Simpatizantët e Berishës e presin me lule dhe 2 gishta lart! Mesazh, Bashës: Tradhtar, poshtë Amerika dhe Edi Rama
Simpatizantë të Sali Berishës, të mbledhur në hyrjen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, kanë lëshuar thirrje kundër Lulzim Bashës pas përjashtimit të ish-Kryeministrit nga grupi parlamentar i PD.
"Tradhtar, poshtë Amerika, poshtë Edi Rama", kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.
-
VIDEO
Berisha ndez turmën para parlamentit, simpatizantët i hedhin lule: Përjashtimi im pazar i turpshëm i Bashës dhe Ramës
Sali Berisha i ka treguar sot Lulzim Bashës për influencën që ka në partinë Demokratike. Ai është przitur nga simpatizantët, teksa i hodhën karafila ngjyrë vjollcë. Në fjalën e tij, ai tha se përjashtimi i tij është një pazar mes Bashës dhe Ramës.
"Pazar i turpshëm i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, do dal nga kjo betejë më e fortë, rroftë PD, rroftë Shqipëria", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha pritet me ovacione në hyrje të Kuvendit: Përjashtimi im nga grupi i PD, pazar i turpshëm i Bashës dhe Ramës! Basha ndërron rrugë dhe shmang simpatizantët e tij
Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të fortë sot Lulzim Bashës, që mbështetja për të në Partinë Demokratike vijon të jetë e njëjtë, siç atëherë kur e ka lënë drejtimin e saj. Dhjetëra simpatizantë u mblodhën sot në hyrje të Kuvendit, duke i hedhur lule në makinën e tij dhe thirrur në grup “Lulzim Basha, tradhtar” dhe “Poshtë Amerika”.
-
VIDEO
Legjislatura e X/ Basha dhe Rama mbërrijnë njëkohësisht në parlament
Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë mbërritur njëkohësisht në parlament, megjithate nuk kan pasur një takim mes tyre.
-
VIDEO
Mbyllet mbledhja në PD, Basha dhe deputetët i drejtohen parlamentit pas 30 muajsh mungesë
Mbyllet mbledhja në PD, Basha dhe deputetët i drejtohen parlamentit pas 30 muajsh mungesë.
-
VIDEO
Seanca e parë, mbërrijnë deputetët e parë! Simpatizantë të Berishës mblidhen para Kuvendit
Teksa deputetët po vijnë një nga një në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, para godinës janë mbledhur disa dhjetëra simpatizantë të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili u përjashtua dje nga grupi parlamentar i PD.
-
VIDEO
E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend
Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD, për Sali Berishën ka qenë një vendim që nuk pritej nga kreu i PD Lulzim Basha. Ish-kryeministri i shpallur “Non Grata” nga SHBA në reagimin e tij thotë se Basha më mirë të jepte 5 herë dorëheqjen e tij se sa të shkelte sovranitetin e PD, duke marrë sipas tij një vendim personal, pa pyetur asnjë forum të partisë
-
VIDEO
I vuri flakën fushës së mbetjeve në Lushnjë, arrestohet roja! Zjarri vijon të djegë mbeturinat, tymi dhe era e rëndë mbulojnë zonën
42-vjeçari Mondi Shehu ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi akuzohet si autor i zjarrit në fushën e mbetjeve të qytetit. 42-vjeçari për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit, ndërsa nuk dihet se në çfarë rrethanash i vuri flakën fushës së mbetjeve. Ndërkohë flakët vijojnë të djegin mbetjet në Lushnjë, duke krijuar një emergjencë mjedisore.
-
VIDEO
Me 2 pistoleta, thika e municion luftarak në makinë, arrestohet në Tiranë 24-vjeçari sirian! I dënuar më parë për trafik të qenieve njerëzore
Një 24-vjeçar sirian, me shtetësi shqiptare, ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi u kap me armë në makinë. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Wasim Hajjazi, i cili u ndalua në rrugën “Fuat Toptani”.
Pas kontrolleve në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga i riu, Policia gjeti 2 pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete thika, 1 përforcues grushti dhe një kapele me mbishkrimin 'Policia'.
-
VIDEO
Pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, Basha mbledh deputetët, pak para nisjes së seancës plenare
TIRANË- Pasi mori vendimin e tij të jetës, siç vetë e ka cilësuar, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Lulzim Basha mbledh deputetët. Kjo mbledhje vjen vetëm një orë pas seancës së parë Kuvendit, ku opozita rikthehet në parlament pas 2 vite e gjysmë jashtë.