• VIDEO

    Aksident në aksin Lezhë-Rrilë, 'Benz-i' humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues të një banese, plagoset shoferi

    Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në aksin Lezhë-Rrilë, ku një automjet tip "Benz" humbi kontrollin dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të një banese.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha zgjedh amerikanët e përjashton Berishën nga PD te fundi me turp në PD i Sali Berishës e deri tek kali ngordhi.

  • VIDEO

    Rrjedh bombola e gazit, zjarr në katin e 10 të një pallati në Lezhë, pëson djegie kryefamiljari

    Kati i 10 i një pallati në Lezhë është përfshirë në flakë ditën e sotme.

    Zjarri i rënë në rrugën e Shtrausit është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi. Gjatë tentativës për të shuar zjarrin ka pësuar djegie kryefamiljari i cili është derguar në spital për mjekim.

  • VIDEO

    Strehonin klandestinë nga Bangladeshi për t'i trafikuar drejt BE-së, arrestohen babë e bir në Lushnje

    Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi kishin marrë një banesë me qera, që shërbente si bazë për të  strehuar klandestinë nga Bangladeshi me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian duke i pajisur me pasaporta të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dy shtetas të huaj si edhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 5600 euro, një sasi parash që përdoren në Bangladesh, 1 laptop, 6 aparate celularë dhe 1 automjet tip "Renault".

     
  • VIDEO

    Kreu i Shoqatës së Furrtarëve: Çmimi do të rritet sërish! Në Shkodër dhe Fier buka masive 20-30 lek më shumë

    Çmimi i bukës në Shqipëri pritet të rritet edhe më tej, thonë ekspertët, duke e argumentuar këtë situatë jo vetëm me rritjen e çmimit të grurit në bursë, por edhe të rritjes që kanë pësuar produktet e lëndës së parë, si vaji e margarina. Qytetarët nga ana tjetër, thonë se nuk mund t’i përballojnë këto çmime

  • VIDEO

    Përkujtohet 75-vjetori i kryengritjes së Postribës, një nga kryengritjet e para kundër komunizmit ! Basha: Regjimi i sotëm vazhdon të ndajë vendin nga BE

    Është përkujtuar sot në Shkodër 75 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Postribës përmes një ceremonie ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale kreu i PD Basha tha se regjimi i sotëm ka qëllime të njëjta me atë të së shkuarës, pengimin e vendit për të qenë  pjesë e familjes europiane

  • VIDEO

    I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj

    Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij. Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi kanabisi. "Dua të rrëfej të gjithë historinë e Xhulianit dhe historinë e personave të tjerë të zhdukur. Unë e kisha shok Xhuliano Bullarin. Unë dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes. Unë e kisha shok dhe po dridhem aktualisht që po flas. Jam shumë i mërzitur që historia përfundoi kështu. Unë me Xhulianon jam njohur në Burgun e Peqinit. Flisnim shpesh kur dilnim në ajrim dhe shkonim mirë. Ai është liruar para meje 3-4 muaj. Pas lirimit nga burgu ne jemi bërë shokë dhe miq të ngushtë. Kjo që do të rrëfej unë tani është një tronditje e madhe edhe për Prokurorinë e Përgjithshme.Pas lirimit tim në burg një ditë në Vlorë më pyet një person, i botës së krimit, për Xhuliano Bullarin. Pikërisht atë ditë kur u vra ai. Më pyeti Ferdinand Llanaj.Unë kam qeshur dhe i kam thënë 'e kam shok të ngushtë'. Ai më tha se personi që po të flasim është personi që ka marrë pjesë në atentatin tim kur unë jam plagosur në rrugën transballkanike bashkë me djalin në vitin 2018. Unë i thashe që nuk është e vërtetë kjo histori. I thashë se ai nuk është i tillë. Më tha se kjo është e vërtetë dhe unë kam vrarë një tjetër për të. Më tregoi edhe për një histori për hashash në fshatin Gostimë në Elbasan. Ai duhet të na kthejë lekët patjetër. Do e pyesësh sikur ne na ke kundërshtarë. Dhe unë erdha në Tiranë. E pyeta Xhulianon nëse ishte e vërtetë kjo histori. Ai ma pranoi historinë e hashashit por vetëm se kishte qenë shofer i makinës që kishte marrë hashashin. Ai mu lut që të shkojmë në Vlorë dhe të takojmë atë personin. Unë i thashe që do të futem ndërmjetës që t'i kthejmë lekët. Ai më tha që vetëm 2000 euro kishte marrë.Unë i hodha karburant makinës, kemi shkuar në Vlorë. Mora njoftim për vendin ku ishin çunat në Babicë. Ishte errësirë dhe ndaluam aty se s'po shikonim njeri. Vjen njëri prej ushtarëve të atyre. Futet brenda në makinë te sedilja e pasme dhe thotë nisemi. Pasi ecëm pak pamë benzin e tyre. Nga benzi del Klodian Llanaj dhe afrohet. Dal unë nga makina ku isha pasi më tha Llanaj. Ai futet brenda dhe e shan Xhulianon dhe i thotë 'ti je ai që blen hashash me euro false'. Ai e gjuan me grusht në bark dhe pasi Xhuliano u shpreh pak keq ai e qëlloi me 2 plumba në kokë. Unë i dëgjova se ishte errësirë. Unë nuk dija çtë bëja dhe ika me vrap nga drejtimi tjetër. Rrugës më kapi Klodjanin me makinë dhe më tha 'mos ik me vrap'. Para se të më thoshte ashtu i tha atyre të tjerëve që fshini gjurmët nga makina. Shko në shtëpi, rri 2 ditë, do të sjell unë një njeri. Në datë 21 vijnë disa persona dhe me thonë se të kërkon Klodi në Selenicë. Ai më jep një qesë me 2 bluza të bardha që i përkisnin Klodjan Llanajt dhe më dorëzoi edhe armën e krimit. Unë e futa në bahçen e shtëpisë. Më thotë ky se rruhu shpejt se do ikim, vetëm kur thotë ky shpejt, shpejt se policia. Më ka tërhequr zvarrë dhe kemi ikur me makinë ku na priste një tjetër ushtar i tyre Bruno. Arritëm në Babicë dhe pastaj në Selenicë dhe aty mora vesh që më kishin dhënë armën e krimit. Më tha Klodjani që 'ruaje atë armën, është e mirë'. Më kërcënoi që nëse flisja do më vrisnin mua por të gjithë familjen", tha ndër të tjera në 'Pa Gjurmë' Bledar Selmanaj. Teksa ka rrëfyer detaje tronditëse edhe nga disa vrasje të tjera që kanë ndodhur në Vlorë, për të cilat ai pretendon se ka dijeni, Bledar Selmanaj thotë se ka punuar për vëllezërit Llanaj, si shofer personel dhe informator por nuk ka marrë pjesë në vrasje. Ai thotë se kërkon të tregojë gjithçka për çfarë ka ndodhur në Vlorë para autoriteteve por për këtë kërkon mbrojtje të veçantë. Bledar Selmanaj, u la në burg nga gjykata e Vlorës, për vrasjen e shokut të tij, por 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.

  • VIDEO

    Studentët e mjekësisë praktikë në spital, leksionet online! Rektori Gjata: Përgatitje për rekrutimin e stafit në spitalet COVID! Më 11 tetor pritet të nisë viti i ri akademik

    Ka nisur rekrutimi i stafit që do të shërbejë në spitalet COVID që do të jenë në gatishmëri për të përballuar situatën e rëndë me shifrat në rritje të infektimeve. Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë thotë se viti akadimik për studentët e tij do të nisë me praktika në spital dhe me leksione online.

  • VIDEO

    Ulen aksidentet në gusht, dy viktima më pak se në 2020! Muajin e kaluar kanë qarkulluar 2.5 herë më shumë mjete se në vitin 2021

    24 viktima dhe 182 aksidente janë regjistruar në muajin gusht të këtij viti, dukë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë kësaj kohe qarkullimi i mjeteve ka qenë dyfish më i madh, ndërsa shumica e viktimave ishin këmbësorë

  • VIDEO

    Pa patentë dhe të dehur në timon, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit në vend! U hiqet leja e drejtimi 39 shoferëve

    11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

    Ndërkohë janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.       

  • VIDEO

    I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj: Xhuljanon e vrau me 2 plumba në kokë Klodjan Llanaj, ja si ndodhi

    Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij.  Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi  kanabisi. 

  • VIDEO

    Rindërtimi, Rama në Thumanë: Lagje me standarde europiane! Ahmetaj: Punimet në fazë përfundimtare, shtëpitë individuale dhe pallatet, gati në fund të vitit

    Qyteza e Thumanës në Bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të Rindërtimit, si me shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive. 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale pritet të jenë gati në fund të këtij viti për të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv