• VIDEO

    Bënë kërdinë me vjedhjet e banesave dhe bizneseve në Sarandë, hajdutët lëviznin me makinë luksoze, 3 të dyshuar ndalohen nga policia

    SARANDË-Disa persona janë kthyer në tmerrin e banorëve të Sarandës, të cilën duke vepruar si grupi kanë kryer vjedhjen e shumë banesave dhe bizneseve në qytet. Përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së shumë bizneseve dhe banesave policia po mundohet të identifikojë grupin e hajdutëve, ndërsa ka shoqëruar edhe 3 persona në komisarit të dyshuar si autorë të vjedhjeve.

  • VIDEO

    Digjen plehrat në landfillin e Lushnjës, mes tymit mbytës e kancerogjen, njerëzit vijojnë mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme

    Tymi i dendur dhe i zi, me erë kundërmuese dhe grimca kancerogjene kanë mbuluar lagjen ’18 tetori’ në Lushnjë, ku plehrat e landfillit po digjen që prej mesnatës duke shkaktuar një emergjencë mjedisore.

  • VIDEO

    Djegia e mbeturinave në landfillin e Lushnjës, banorët: Po mbyteni, këtë që të bën kjo s’ta bën virusi

    Djegia e plehrave në fushën e mbetjeve në Lushnjë është kthyer në një problematikë të madhe për banorët, banesat e të cilëve ndodhen pranë këtij landfilli në lagjen ‘18 Tetori’. Banorët shprehen se kjo situatë është kthyer në tmerr dhe se tymi kancerogjen po u bën më shumë dëm se sa virusi. Duke ngritur problematikën e tyre, ata shprehen se era e tmerrshëm vjen edhe kur mbeturinat nuk digjen.

    “Jo vetëm kur digjen, por edhe kur nuk digjen është erë mbytëse, nuk hap dot dritaren

    Tymi kancerogjen, atë që të bën kjo, s’ta bën virusi, është tmerr. Nuk hap dot as dyer as dritare

    Nuk kam parë në asnjë vend tjetër që plehrat të jenë në mes të qytetit apo të shtëpive, është shumë keq, thanë banorët

    Djega e mbeturinave që hidhen në atë landfill prej 40 vitesh është kthyer në një emergjencë mjedisore

  • VIDEO

    Zjarr në fushën e mbetjeve në Lushnjë, zjarrfikësit prej 7 orësh në 'luftë' me flakët

    Është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në Lushnjë. Mësohet se zjarr ka nisur që prej orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa në terren zjarrfikësit po punojnë prej 7 orësh për shuarjen e flakëve.

  • VIDEO

    Po udhëtonte me 6 emigrantë të paligjshëm në një makinë me qira, arrestohet në Fier 34-vjeçari

    Në një kohë kur puna për kapjen dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, policia e Fierit ka arrestuar 1 person.

  • VIDEO

    Tragjedia në Tetovë, shkrumbohet nga flakët spitali COVID, 14 viktima, mes tyre mjekë e pacientë!

    14 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, pas përfshirjes nga flakët të spitalit COVID.  Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar sot në orën 10:00 një mbledhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, sipas mediave vendase, rezulton se në spitalin modular në Tetovë, në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit, që kishin të bënin kryesisht me dyshemenë dhe gabime të tjera infrastrukturore.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjtje 9 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga a do "hajë bar" PD më 10 shtator për faj të Berishës te një minutë heshtje ju lutem e deri tek spektakël kuqezi dhe Shqipëria është e dyta.

  • VIDEO

    A e prek ligji i dekriminalizimit Berishën? Pse po dorëhiqen deputetët?

     

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik ndërsa pritet të mblidhet në 10 shtator Kuvendi i ri. A e prek ligji i dekriminalizimit Sali Berishën? Pse po dorëhiqen deputetët? Të ftuar në studio Ledio Braho anëtar i KAS, Fatos Klosi ish-kreu i SHIK, Aulon Kalaja anëtar i Këshillit Kombëtar PD, dhe analisti Plator Nesturi.

  • VIDEO

    Maqedoni e Veriut, përfshihet nga flakët spitali COVID në Tetovë, dyshohet se disa pacientë dhe mjekë kanë humbur jetën

    Spitali COVID për trajtimin e të sëmurve me koronavirus në Tetovë, Maqedoni e Veriut është përfshirë nga flakët

  • VIDEO

    Hajduti merr byzylykun dhe e fut në xhep në sy të pronares! Del nga dyqani pa ‘ferrë në këmbë’

    Nje i ri ka vjedhur një byzylyk floriri në një prej dyqanevë në lagjen 18 shtatori ne Gjirokastër. Vjedhja ka ndodhur në mengjes ndërkohë që pronaret e dyqanit kanë vënë alarmin kur kanë vërejtur mungesën e byzylykut në raft. Menjëherë është njoftuar policia e cila është vënë ne kerkim te autorit misterioz

  • VIDEO

    Rritet çmimi, buka masive shitet me 100 lek në Korçë! Qytetarët: Më lirë çmimet në Greqi se në Shqipëri, këtu nuk jetohet

    Të gjitha furrat e bukës kanë rritur çmimin në Korçë. Buka masive shitet për 100 lek, ndërsa të gjitha produktet e brumit kanë pësuar rritje nga 10 deri në 20 lek. Banorët shprehen me shqetësim se jo vetëm buka por edhe ushqimet e shportës kanë pësuar rritje duke e bërë jetesën më të vështirë. 

  • VIDEO

    Dashuroj ende ish-burrin/Liljana Danushi heq dorë nga martesa,por jo nga dëshira për të patur fëmijë

    Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV Liljana Danushi rrëfen jetën e vështirë, nga fejesa që pati me 47-vjeçarin Arif Hysa shkoi nuse në Librazhd, kur ishte 31-vjeçe. Përballja me zakonet e vuri në vështirësi të renë, e cila për t’u dhënë një provë familjarëve të ish-burrit, se ajo ishte e virgjër, pas natës së parë u tregoi çarçafin e bardhë. E fejuar me mblesëri, ajo qëndroi vetëm 6 muaj në familjen Hysa, pavarësisht se nisi ta dashuronte marrëzisht burrin që kishte përkrah dhe dëshirës që pati për t’u bërë nënë. Konfliktet mes saj dhe kunatave çuan në prishjen e kësaj fejese. Unë nuk munda dot të vishja vellon e bardhë, por as nuk munda dot të bëhem nënë. Babai ishte i sëmurë dhe unë nuk doja të martohesha. Pas vdekjes së tij më kërkuan dorën dhe unë u besova. Unë nuk e njihja atë person, dija që quhej Arif Hysa dhe ishte 47 vjec, por vendosa të fejohem me të. Kam qëndruar vetëm 6 muaj në fejesë me të. Natën e parë që qëndrova me bashkëshortin, në mëngjes ishin të gjithë familjarët që prisnin për të parë cërcafin sipas zakonit. Në fillim nuk ndjeja dashuri për atë person, por më pas e rashë në dashuri me të. Unë kujdesesha për të, por ai asnjëherë për mua. Isha unë që vendosa të ndahesha. U mblodhën të gjitha bashkë kur vendosa t’i jepja fund. Pas ndarjes ajo vendosi të mos martohej më, por të birësojë një fëmijë dhe të vazhdojë jetën e saj. Sipas Liljanës pengesë për këtë është bërë e motra, e cila i mban ’peng’ firmën për t’i hapur rrugë këtij birësimi, i cili përveç plotësimit të disa kushteve, kërkohen të paktën edhe 3 firma nga familjarë apo të afërm të saj. Dy vëllezërit kanë dhënë dakordësinë, ndërsa e motra Kimete Imeri, e cila jeton në Itali nuk e pranon këtë gjë. Nuk kam dashur të martohem më, sepse nuk kam besim tek askush. Dua vetëm të birësoj një fëmijë. Nuk kam nevojë për praninë e një mashkulli në jetën time. Unë përvec dy vëllezërve kam edhe një motër që ka një vit në Itali. Me motrën kanë lindur konfliktet për një fjalë goje. Prej 10 vitesh kemi folur rrallë, ndërsa prej një viti nuk kemi asnjë kontakt. Di që është në Itali. Vëllait i ka thënë që nuk e jap firmën. Nënën e kam të sëmurë dhe e kam marrë malli për vajzën, por ajo ka mbyllur cdo kontakt me ne. Motra e din që unë kërkoj të birësojë një fëmijë, kur unë I kërkova firmën ajo heshti. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti. Liljana kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke i bërë thirrje nga studio që e motra Kimetja të reagojë. 45-vjeçarja e mbyll me një mesazh prekës rrëfimin e saj. Kur i thashë se këtë shqetësim do ta bëja publik në emisionin tuaj, ajo më mbylli telefonin dhe kam një vit që nuk flas më me të. Motër të lutem më hap telefonin. Me lejo të bëhem edhe unë nënë si ti ’Pa Gjurmë’ do t’i shkojë deri në fund kësaj historie, për të lidhur kontaktet mes Liljanës dhe motrës në Itali. Ndërsa përsa i takon kritereve për birësim është Komiteti i Birësimit ai që vlerëson mbi kushtet, pas kërkesës së bërë nga 45-vjeçarja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv