-
VIDEO
Homazhe në Teatrin Migjeni në nder të aktorit të madh të humori Paulin Preka! Bashkëudhëtarët e tij në karrierën brilante me lot në sy
Mjeshtri i Madh i humorit, aktori Paulin Preka, do të përcillet sot për në banesën e fundit me nderimet që i takojnë. Pasi trupi i tij i pajetë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga Italia, homazhet kanë nisur në Teatrin “Migjeni", teksa aktorët e tjerë të humorit në Shkodër e në të gjithë vendin me dhimbje dhe lot në sy i kanë dhënë lamtumirën e fundit.
-
VIDEO
Aleatët e PD negociata për të 'braktisur' grupin parlamentar të Bashës e Berishës! Bëhen bashkë Mediu, Dule, Shehi dhe Duka! Idrizi ende pa vendim
Teksa duhen edhe 2 ditë nga nisja së legjislaturës së re të Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentar të ndarë nga ai i selisë blu. Pasditen e sotme pritet që kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule të takohen për të vendosur mbi planin e tyre. Mbledhja do të jetë informale.
Parimisht dakord janë pjesa me e madhe e aleateve, përveç kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që nuk ia ka konfirmuar ende nëse do bashkohet me aleatët e tjerë për një grup parlamentar. Për të formuar një grup parlamentar, sipas Rregullores së Kuvendit duhet që të jenë të paktën 7 deputetë.
-
VIDEO
Nga ‘vatra infektimi’ në shembull vaksinimi, kryetar i shoqatës ‘Pro-Export’: 60 % e stafit të fasonerive të vaksinuar me të dyja dozat! Kemi mungesë stafi, mbi 10 mijë vende të lira pune
Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export”, tha se 60 % e stafit të fasonerive kanë bërë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa shtoi se është mjaft e nevojshëm që qeveria përmes komunikimit të mund të arrijë të bind qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe ekonomia të fillojë të ringrihet. Prençe u shpreh se aktualisht ky sektor ka mungesë stafi ku mbi 10 mijë vende pune janë të lira.
-
VIDEO
Rritet numri i fëmijëve me COVID të shtruar në spital, 11 të mitur në Pediatri, mes tyre edhe një 2-vjeçar afgan
Vala e re e COVID që ka përfshirë vendin tonë nuk ka kursyer as fëmijët, ndërsa është rritur numri i të miturve të infektuar me virusin. Gazetarja e 'Report Tv', Doris Sallaku bën me dije se në Pediatri në QSUT janë të shtruar 11 fëmijë, shumica prej të cilëve foshnje.
Ata kanë paraqitur komplikacione të ndryshme pas infektimit, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në oksigjenoterapi apo në kujdesin intensiv.
-
VIDEO
Prindërit s’pranojnë transferimin e fëmijëve në shkollën e Patosit, kryetarja e bashkisë: Godina ka shkëputje të themeleve, rrezikohet jeta e tyre
Mbyllja e shkollës së ciklit të ulët në fshatit Grizë në Patos pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 2019, ka ngritur në protesta prindërit e 62 fëmijëve që bëjnë mësim aty duke mos pranuar që fëmijët e tyre të transferohen në një shkollë tjetër në Patos, pasi e kanë larg dhe nuk besojnë se shkolla ka dëme serioze që të rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre. Por për kryetaren e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili shkolla ka dëme të mëdha në strukturë dhe jo vetëm krisje sipërfaqësore. Balili tha se për 4 vite bashkia ka bërë mirëmbajtjen e shkollës, por në korrik-gusht 2021 u konstatua se godina kishte pësuar hapje të mureve dhe dëmtim të strukturës. Ajo tha se vendimi për transferimin e nxënësve është i përkohshëm deri në ekspertizën përfundimtare të Institutit Kombëtar të Ndërtimit se çfarë do të vendosi nëse do bëhet mësim në goditë apo i duhet të nënshtrohet rikonstruksionit.
-
VIDEO
Vlorë/Dogjën plehrat që hodhën anës rrugës, zjarri del nga kontrolli, flakët përpinë ullishtet e Panajasë e Bestrovës! Arrestohen 2 punonjës pastrimi të bashkisë, një i mitur nën hetim
2 punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, janë arrestuar, ndërsa një i mitur po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se janë autorët e zjarreve të aktivizuar ditën e djeshme në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës. Zjarri i aktivizuar ditën e djeshme përpiu kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët u përhapen me një shpejtësi të frikshme për shkak të erës.
-
VIDEO
Vijon për të tretën ditë me radhë kaosi te ish-Dogana, shoferët bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës, tabelat orientuese vendosen gabim
Për të tretën ditë radhazi, edhe këtë të mërkurë, qytetarëve u duhet të presin mes kaosit në zonën e ish-Doganës për t'u futur në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, po ndjek edhe sot situatën e trafikut në këtë zonë, ku duket se të gjithë problematikën në mosorientimin e shoferëve e shkakton mungesa e sinjalistikës, pas hapjes së tunelit numër 5.
-
VIDEO
Mbyllet shkolla në Grizë pas dëmeve nga tërmeti, 62 fëmijët dërgohen për mësim në Patos! Prindërit s’pranojnë, vijojnë protestën: I kemi larg, dëmet vetëm në sipërfaqe
Prindërit e fshatit Grizë në Patos vijojnë ditën e dytë të protestës duke mos lejuar që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollën në Patos ku i ka caktuar bashkia. Ata nuk pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në Patos pasi i kanë larg, ndërsa shprehen mosbesues se shkolla paraqet rrezikshmëri për fëmijët, pasi sipas tyre dëmte janë vetëm në sipërfaqe.
-
VIDEO
Bilanci/ Flakët në Karaburun shkrumbuan 4800 ha kullota e 12 ha pyje! Në Lezhë u dogjën 400 ha pyje! Shumica e zjarreve, të qëllimshëm
Nga veriu në jug, flakët 'pushtuan' sipërfaqe të tëra me kullota e pyje në vend, duke djegur gjithçka gjetën përpara. Vlora ishte një ndër qarqet më të prekur, ku zjarret në Karaburun vijuan për javë të tëra. Prefekti Flamur Mamaj, ndëra bën një bilanc të sipërfaqes së djegur, thotë se në total janë shkrumbuar 4800 ha kullota dhe 12 ha pyje në Karaburun.
-
VIDEO
Fushë-Krujë, katastrofë mjedisore në fshatin turistik Halil! Bashkia Krujë shkarkon mijëra ton mbetje në landfill të paligjshëm
Një mal me mbetje urbane gjendet në një nga vendet më të bukura të Krujës. Është fshati Halil, që për bukuritë natyrore dhe historinë që mbart është përfshirë në projektin e “100 fshatrave turistike". Por natyra është shkatërruar pasi prej vitesh kjo zonë përdoret si landfill dhe depozitohen mbi 1 mijë ton mbetje urbane në muaj, të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dy vëllezër mbeten të plagosur pas konfliktit për çështje pronësie me një tjetër person! Identifikohet autori
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mes, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy vëllezër. Njëri nga vëllezërit është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri është goditur me sende të forta. Është identifikuar autori.
-
VIDEO
Po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohet 47-vjeçari në Fier
FIER- Në një kohë kur puna për kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin e dhënies së ndihmës së shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufijve, me destinacion vendet e BE-së policia e Fierit ka arrestuar një person.
Në bazë të informacioneve të marra, në vendin e quajtur Poçëm në Fier, policia ka ndaluar për kontroll furgonin tip “Benz” në të cilin po udhëtonin 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët kundrejt pagesës prisnin të kalonin kufirin drejt vendeve të BE-së.