• VIDEO

    'Pas natës së parë me burrin i'u tregova çarçafin e bardhë'/Përballja e Liljanës me zakonet e vjetra

    Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV Liljana Danushi rrëfen jetën e vështirë, nga fejesa që pati me 47-vjeçarin Arif Hysa shkoi nuse në Librazhd, kur ishte 31-vjeçe. Përballja me zakonet e vuri në vështirësi të renë, e cila për t’u dhënë një provë familjarëve të ish-burrit, se ajo ishte e virgjër, pas natës së parë u tregoi çarçafin e bardhë. E fejuar me mblesëri, ajo qëndroi vetëm 6 muaj në familjen Hysa, pavarësisht se nisi ta dashuronte marrëzisht burrin që kishte përkrah dhe dëshirës që pati për t’u bërë nënë. Konfliktet mes saj dhe kunatave çuan në prishjen e kësaj fejese. Unë nuk munda dot të vishja vellon e bardhë, por as nuk munda dot të bëhem nënë. Babai ishte i sëmurë dhe unë nuk doja të martohesha. Pas vdekjes së tij më kërkuan dorën dhe unë u besova. Unë nuk e njihja atë person, dija që quhej Arif Hysa dhe ishte 47 vjec, por vendosa të fejohem me të. Kam qëndruar vetëm 6 muaj në fejesë me të. Natën e parë që qëndrova me bashkëshortin, në mëngjes ishin të gjithë familjarët që prisnin për të parë cërcafin sipas zakonit. Në fillim nuk ndjeja dashuri për atë person, por më pas e rashë në dashuri me të. Unë kujdesesha për të, por ai asnjëherë për mua. Isha unë që vendosa të ndahesha. U mblodhën të gjitha bashkë kur vendosa t’i jepja fund. Pas ndarjes ajo vendosi të mos martohej më, por të birësojë një fëmijë dhe të vazhdojë jetën e saj. Sipas Liljanës pengesë për këtë është bërë e motra, e cila i mban ’peng’ firmën për t’i hapur rrugë këtij birësimi, i cili përveç plotësimit të disa kushteve, kërkohen të paktën edhe 3 firma nga familjarë apo të afërm të saj. Dy vëllezërit kanë dhënë dakordësinë, ndërsa e motra Kimete Imeri, e cila jeton në Itali nuk e pranon këtë gjë. Nuk kam dashur të martohem më, sepse nuk kam besim tek askush. Dua vetëm të birësoj një fëmijë. Nuk kam nevojë për praninë e një mashkulli në jetën time. Unë përvec dy vëllezërve kam edhe një motër që ka një vit në Itali. Me motrën kanë lindur konfliktet për një fjalë goje. Prej 10 vitesh kemi folur rrallë, ndërsa prej një viti nuk kemi asnjë kontakt. Di që është në Itali. Vëllait i ka thënë që nuk e jap firmën. Nënën e kam të sëmurë dhe e kam marrë malli për vajzën, por ajo ka mbyllur cdo kontakt me ne. Motra e din që unë kërkoj të birësojë një fëmijë, kur unë I kërkova firmën ajo heshti. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti. Liljana kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke i bërë thirrje nga studio që e motra Kimetja të reagojë. 45-vjeçarja e mbyll me një mesazh prekës rrëfimin e saj. Kur i thashë se këtë shqetësim do ta bëja publik në emisionin tuaj, ajo më mbylli telefonin dhe kam një vit që nuk flas më me të. Motër të lutem më hap telefonin. Me lejo të bëhem edhe unë nënë si ti ’Pa Gjurmë’ do t’i shkojë deri në fund kësaj historie, për të lidhur kontaktet mes Liljanës dhe motrës në Itali. Ndërsa përsa i takon kritereve për birësim është Komiteti i Birësimit ai që vlerëson mbi kushtet, pas kërkesës së bërë nga 45-vjeçarja.

  • VIDEO

    Tiranë/ Mbollën drogë në fshatin Kryezi, 7 të arrestuar në Tiranë, njëri kryeplaku! Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu dhe 11 telefona (Emrat)

    Pas një hetimi 4 mujor kanë rënë në pranga 7 persona të Tiranë për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë Lulzim Cullhaj, Dashamir Hasanaj, Erdit Muca, Alfred Muca, Kadri Gjoshi, Gert Gjoshi, Xhemal Hidri.

    Ndalimi i tyre është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriale si dhe provave të sekuestruara rezulton se në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

  • VIDEO

    'Më lejo të bëhem nënë, të lutem mos më braktis'/ 45-vjecarja rrëfen pengun e jetës...

    Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV Liljana Danushi rrëfen jetën e vështirë, nga fejesa që pati me 47-vjeçarin Arif Hysa shkoi nuse në Librazhd, kur ishte 31-vjeçe. Përballja me zakonet e vuri në vështirësi të renë, e cila për t’u dhënë një provë familjarëve të ish-burrit, se ajo ishte e virgjër, pas natës së parë u tregoi çarçafin e bardhë. E fejuar me mblesëri, ajo qëndroi vetëm 6 muaj në familjen Hysa, pavarësisht se nisi ta dashuronte marrëzisht burrin që kishte përkrah dhe dëshirës që pati për t’u bërë nënë. Konfliktet mes saj dhe kunatave çuan në prishjen e kësaj fejese. Unë nuk munda dot të vishja vellon e bardhë, por as nuk munda dot të bëhem nënë. Babai ishte i sëmurë dhe unë nuk doja të martohesha. Pas vdekjes së tij më kërkuan dorën dhe unë u besova. Unë nuk e njihja atë person, dija që quhej Arif Hysa dhe ishte 47 vjec, por vendosa të fejohem me të. Kam qëndruar vetëm 6 muaj në fejesë me të. Natën e parë që qëndrova me bashkëshortin, në mëngjes ishin të gjithë familjarët që prisnin për të parë cërcafin sipas zakonit. Në fillim nuk ndjeja dashuri për atë person, por më pas e rashë në dashuri me të. Unë kujdesesha për të, por ai asnjëherë për mua. Isha unë që vendosa të ndahesha. U mblodhën të gjitha bashkë kur vendosa t’i jepja fund. Pas ndarjes ajo vendosi të mos martohej më, por të birësojë një fëmijë dhe të vazhdojë jetën e saj. Sipas Liljanës pengesë për këtë është bërë e motra, e cila i mban ’peng’ firmën për t’i hapur rrugë këtij birësimi, i cili përveç plotësimit të disa kushteve, kërkohen të paktën edhe 3 firma nga familjarë apo të afërm të saj. Dy vëllezërit kanë dhënë dakordësinë, ndërsa e motra Kimete Imeri, e cila jeton në Itali nuk e pranon këtë gjë. Nuk kam dashur të martohem më, sepse nuk kam besim tek askush. Dua vetëm të birësoj një fëmijë. Nuk kam nevojë për praninë e një mashkulli në jetën time. Unë përvec dy vëllezërve kam edhe një motër që ka një vit në Itali. Me motrën kanë lindur konfliktet për një fjalë goje. Prej 10 vitesh kemi folur rrallë, ndërsa prej një viti nuk kemi asnjë kontakt. Di që është në Itali. Vëllait i ka thënë që nuk e jap firmën. Nënën e kam të sëmurë dhe e kam marrë malli për vajzën, por ajo ka mbyllur cdo kontakt me ne. Motra e din që unë kërkoj të birësojë një fëmijë, kur unë I kërkova firmën ajo heshti. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti. Liljana kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke i bërë thirrje nga studio që e motra Kimetja të reagojë. 45-vjeçarja e mbyll me një mesazh prekës rrëfimin e saj. Kur i thashë se këtë shqetësim do ta bëja publik në emisionin tuaj, ajo më mbylli telefonin dhe kam një vit që nuk flas më me të. Motër të lutem më hap telefonin. Me lejo të bëhem edhe unë nënë si ti ’Pa Gjurmë’ do t’i shkojë deri në fund kësaj historie, për të lidhur kontaktet mes Liljanës dhe motrës në Itali. Ndërsa përsa i takon kritereve për birësim është Komiteti i Birësimit ai që vlerëson mbi kushtet, pas kërkesës së bërë nga 45-vjeçarja.

  • VIDEO

    ISHP: 30% e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat! Të gjitha vaksinat janë në përdorim

    30% e popullsisë në vendin tonë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID. Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Iria Preza thotë se gjatë shtatorit ka pasur rritje të interesit të qytetarëve për t’u vaksinuar.

  • VIDEO

    Gara shpejtësie në zonat e banuara në Tiranë, policia procedon 5 shoferë: U kapën pas publikimit të videove në rrjetet sociale

    Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 shoferë në Tiranë, pasi kanë kthyer rrugët e kryqytetin për gara me motora e me makina duke shqetësuar qytetarët.

    'Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetareve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka  organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete te pauniformuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.

  • VIDEO

    Me shpejtësi 152 km/h, policia gjobit 102 drejtues mjetesh në Kavajë! Pezullohen 25 patenta gjatë një jave, gjobiten me nga 40 mijë lekë 8 të huaj

    102 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë një jave në zonën e Kavajës për shkak se kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor, ku mes tyre kanë marrë masë administrative me vlerën 40 mijë lekë edhe 8 të huaj. Sakaq, 25 shoferëve iu janë pezulluar patentat pasi janë konstatuar me shpejtësi deri në 152 km/h.

  • VIDEO

    2 vatra zjarri aktive në Fier, në Levan përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj

    Edhe pse këto ditë ka patur rënie të temperaturave përsëri nuk mungojnë vatrat e zjarrit edhe në Fier. Aktive janë dy vatra zjarri tek kodrat e Levanit dhe pas Radostinës në fshatin Shtyllas. Mësohet se vatra e zjarrit në Levan ka rënë në ullishte e shkurre dhe forcat zjarrëfikëse të Fierit me të Patosit po punojnë për shuarjen e flakëve.

    •  
  • VIDEO

    Shtohen rastet me COVID, 28 urgjenca në ditë te Infektivi! Mjekja Meta: Pacientët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës janë në gjendje të moderuar

    Gjatë ditëve të fundit numri i ambulancave që sjellin pacintë te spitali Infektiv është rritur ndjeshëm, njëlloj si muaj më parë kur situata e COVID ishte e rëndë.

    Mesatarisht në ditë shkon në 28 numri i urgjencave që shtrohen pranë këtij spitali.

  • VIDEO

    Dyshohet endacak ose emigrant nga vendet e 3-ta, gjendet kufoma e dekompozuar në Vaqarr

    TIRANË- Një kufomë e dekompozuar është gjetuar mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarrr.

    Sipas informacioneve nga Policia, bëhet me dije se kufoma ishte e seksit mashkull dhe ka qenë prej disa ditësh pa shenja jete.

  • VIDEO

    Raporti i EUROPOL, eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme! Shqipëria 'autostradë' e lëvizjes së drogës, ngarkesat duhen gjurmuar deri në fund

    Në studion e emisionit "Sot Live në Shqipëri" në "Report Tv", eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha se shqiptarët kanë kaluar nga ndërmjetës në trafikun e drogës, në porositës e shpërndarës dhe janë bërë drejtues të rrjeteve të mëdha kriminale. Nisur nga rastet e përsëritura të kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në Portin e Durrësit, në kontejner që vijnë nga Ekuadori, eksperti u shpreh se kjo tregon se vendi ynë është kthyer në 'autostradë' të lëvizjes së sasive të mëdha të drogës.

  • VIDEO

    Zjarr në Zvërnec të Vlorës, digjen ullishtet dhe shkurret, flakët i afrohen banesave

    Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Vlorë, këtë herë në zonën e Zvërnecit. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe shkurresh dhe bimësie, por që e favorizuar nga era e fortë në zonë flakët po përhapen me shpejtësi duke përpirë një sipërfaqe të madhe.

  • VIDEO

    Kapen rreth 8.8 kg kokainë në Morinë e ndarë në 9 pako, 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin drejt Kosovës! Dyshohet se ishin korrierë, ende nuk dihen pronarët

    MORINË-8.8 kilogramë kokainë, e ndarë në 9 pako, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në doganën e Morinës nga ana e Kosovës. 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin kokainëjn drejt Kosovës, teksa e kishin fshehur poshtë sediljes së pasme të automjet. 2 të rinjtë janë vënë në pranga teksa vijojnë hetimet nga autoritetet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv