• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama llogari të vetëve pse nuk u arrit maksimumi te provat e një falsifikimi e deri tek Reja kërkon vendin e dytë.

  • VIDEO

    Rama poston videon nga kantieri i Ekoparkut në Durrës: Po merr formën përfundimtare, së shpejti një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive e zona pushimi

    Ekoparku i Madh në Durrës po merr formën përfundimtare. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga kantieri, ndërsa thotë se aty ku deri dje ishte një bombë mjedisore, së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive e zona pushimi.

  • VIDEO

    U largua nga vendi i aksidentit në Durrës, shoferi i shpallur në kërkim tenton të 'çajë' trafikun! Futet me 144km/h

    Trafiku i madh nuk i ka ndaluar disa automjete në autostradën Tiranë-Durrës të tejkalojnë shpejtësinë e limituar duke u kthyer kështu në rrezik për të gjithë.

    Policia vijon monitorimet me radar dhe sipas tyre në orët e mbrëmjës konstatojnë mjete me shpejtësi deri në 159 km/h.

  • VIDEO

    Masat anti-Covid, drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë në Kapshticë: Jemi detyruar të karantinohemi për 14 ditë, nuk është e drejtë

    Sikurse u lajmërua duke filluar nga data 6 shtator kriteret e vendosura nga Komiteti Teknik i Eksperteve për hyrjen në Shqipëri nuk i përjashtojnë  drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rënde për të cilët me herët nuk ka patur kufizime

  • VIDEO

    'Le të na e presin bukën, mos të hamë fare', qytetarët të indinjuar me rritjen e çmimit: Është e papërballueshme, pensioni s'na del as për ilaçe

    Çmimi i bukës nëpër furra është rritur me 10 deri në 20 lekë nga java e kaluar. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.

  • VIDEO

    Aksident në aksin Lushnjë-Berat, dy makina përfundojnë me 'kokë' në kanal, 5 persona të plagosur

    Dy makina kanë përfunduar me ‘kokë’ në kanal si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, përkatësisht në zonën e quajtur Cinar.

    Burime bëjnë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit. Të lënduarit tashmë gjenden jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO

    39 thika dhe 1 kg kokainë, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! (EMRI)

    TIRANË- Një person është arrestuar me 1 kg kokainë në Tiranë, në afërsi të Paskuqanit. Kokaina ishte fshehur brenda makinës, ndërkohë që ende nuk identiteti i personit të arrestuar. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Sektori i Lëndëve Narkotike.

    "Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

  • VIDEO

    Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, flet kryefamiljarja: Flakën ja vuri djali, është i alkoolizuar

    Një banesë ka marrë flakë në lagjen "Partizani" të Vlorës. Si pasojë e flakëve raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.

    Në një prononcim për mediat e zonja e shtëpisë thotë se banesën e ka djegur djali i saj i cili është i alkoolizuar. 59-vjeçarja me iniciale D.M tregon se edhe është rrahur nga i biri, ndërkohë që bën apel për ndihmë pasi nuk ka të ardhura që të blejë orenditë që i janë shkrumbuar. Ajo jetonte e vetme pasi burri i është ndarë nga jeta në mënyrë tragjikë pasi ishte vetëvarur.

  • VIDEO

    39 thika dhe 1 kg kokainë, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! (EMRI)

    TIRANË- Një person është arrestuar me 1 kg kokainë në Tiranë, në afërsi të Paskuqanit. Kokaina ishte fshehur brenda makinës, ndërkohë që ende nuk identiteti i personit të arrestuar. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Sektori i Lëndëve Narkotike.

     
  • VIDEO

    'Arratisja' e klandestinëve në Pogradec, drejtori i kufirit për Report Tv: Janë ndaluar të gjithë, edhe shoferi! Vitin e fundin kapëm mbi 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% përsëritës

    Pamjet që u sollën sot nga Pogradeci, ku nga një furgon zbritën dhjetëra emigrantë nga vendet e treta, për drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj janë pjesë e një operacioni të policisë të mirë strukturuar, por që cedoi në fund të saj, e megjithatë për Report Tv ai dha lajmin se janë kapur të gjithë, përfshirë edhe shoferin. Nga ana tjetër, në vendin tonë, që nga 1 qershori deri më tani kanë hyrë mbi 4 mln shtetas, tha drejtori i Kufirit, kjo e ndikuar edhe nga fakti që gjatë verës vendi ynë nuk ka pasur masa anti-COVID në kufi.

  • VIDEO

    U godit në kokë dhe u la në rrugë, zonja që humbi kujtesën troket në Pa Gjurmë: Kush jam unë?!

    Secili prej të moshuarve në "Qendrën e të moshuarve Poliçan" ka një histori për të rrëfyer nga jetët e tyre, ndërsa dikush është braktisur nga fëmijët, e dikush tjetër ka mbetur i vetëm në këtë jetë. Por një histori e rrallë, që vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndryshe nga të tjerat është edhe ajo e një të moshuare pa identitet. Zonja me flokë të thinjura, me sy të përhumbur dhe me ecjen e ngadaltë, që ndihmohet nga një bastun jeton në këtë qendër prej 7 vitesh. Ajo u gjet në vitin 2014 nga punonjës të policisë së Tiranës e shtrirë në rrugë, me dëmtime të rënda në kokë, ndërsa u dërgua mënjeherë drejt Siptalit të Traumës. E moshuara, pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj me rrallë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën. Pasi e moshuara u rehabilitua, Shërbimi Social e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Polican. Ajo nuk mban mend emrin e saj dhe nuk është në gjendje të jap asnjë informacion për jetën. I vetmi emër që ajo ka pëshpëritur rrallë është Ifete Sherifi, emër i cili iu vendos edhe në kartelën e spitalit. Mirela Përroj është një nga punonjëset sociale të këtij institucioni, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk është interesuar deri më sot. E moshuara ka ardhur si një rast urgjent nga Shërbimi Social, e cila u dërgua e shoqëruar nga policia në Spitalin e Traumës dhe është kuruar për tre muaj, për goditjen që ka patur. Në këtë gjendje, ajo nuk ka mundur të thotë as emrin dhe asnjë informacion rreth familjarëve të saj. Ky rast ka qenë në qendër të vëmendjes sonë, për të gjetur një shenjë identifikimi për këtë zonjë edhe pse kanë kaluar 7 vite. Shqetësimi më i madh yni është se kemi marr rastin më të keq për të, kur të vijë dita e saj e fundit dhe nuk dijmë si ta trajtojmë këtë person, sepse është e paidentifikuar, nuk dijmë si të procedojmë, si një njeri pa identitet. Nga të dhënat që e moshuara na ka dhënë në fillim shumë të pakta, që është shprehur me emrin Ifete Sherifi edhe në kartelën e spitalit është e paidentifikuar, por është shkruar i njëjti emër, të dhëna jo shumë të sakta. Nga epikriza e daljes shkruhet se ka qenë e paqartë, jokoshiente për atë që thoshte, nuk kishte informacion të saktë. Deri tani nuk është shfaqur asnjë familjar. Nisur nga të gjitha këto menduam t’i drejtohemi emisionit ’Pa Gjurmë’ për këdo që mund të ketë informacion për këtë zonjë’ Stafi udhëtoi drejt këtij qyteti, ku e ka takuar nga afër zonjën. Ajo foli shumë pak për mikrofonin e Report Tv dhe shumë pyetjeve të gazetarit e moshuara i’u përgjigj vetëm me fjalët:’Nuk mbaj mend’. Zonja e paidentifikuar arriti të kujtonte disa detaje, por nuk mundej dot të lidhte emrat që rikujtonte me ngjarjet apo vendet ku kishte jetuar më pare. Unë nuk mbaj mend emrin tim. Si quhem? Se di… Por më kujtohet që më thërrisnin Ifete Sherifi. Kujtoj se emrin i’a vendosa Kasem….. (Qëndron në heshtje pak minuta dhe vazhdon të flasi) Unë jam nga Tirana dhe kam punuar në sport. Po po në sport kam punuar me Skënder Bahollin, e mbaj mend shumë mirë këtë emër. E kam të vështirë të kujtoj të shkuarën, ndaj dua të mësoj emrin tim, të di nga vi, të di kush jam. Qendra e të moshuarve në Poliçan i ka dërguar disa shkresa zyrtare Policisë së Shtetit me qëllim identifikimin e të moshuarës, gjë e cila nuk është bërë e mundur. Punonjësit e shërbimit social dyshojnë se emri Ifete Sherifi me të cilën është e rëgjistruar e moshuara mund të jetë identiteti i vërtetë i saj, kjo në bazë të përkimit të disa të dhënave. Ne vendosëm t’i linim të njëjtin emër, me të cilin u paraqit, por gjatë aplikimit në gjendjen civile punonjësja vuri re se, ky emër ekziston në sistem, por ende nuk kemi verifikuar nëse është vërtetë zonja që ne kërkojmë Ifetja jonë, apo nëse bëhet fjalë për një tjetër të moshuar me të njëjtin emër. Në trungun familjar të zonjës me emrin Ifete Sherifi e divorcuar, pa fëmijë janë shënuar emrat e dy motrave M.H me vendbanim në Tiranë, L.C me venbanim në Mat, si dhe dy vëllezërve S.SH dhe A.SH me venbanim në Tiranë. Punonjësit e kësaj qendre thonë se me kalimin e kohës e moshuara ka një kapacitet të ulet të vetëdijes, por gjithsesi gëzon shëndet të mirë. Shtëpia e të moshuarve në Poliçan është kthyer në një familje të dytë për shumë të braktisur nga mosha e tretë. Ata janë miqësuar me njëri tjetrin, ndërsa kanë gjetur mbështetje dhe ngrohtësinë e munguar.

  • VIDEO

    Humbet kujtesën dhe përfundon në azil, gruja paidentitet shfaqet në ‘Pa Gjurmë’ të gjej familjen

    Secili prej të moshuarve në "Qendrën e të moshuarve Poliçan" ka një histori për të rrëfyer nga jetët e tyre, ndërsa dikush është braktisur nga fëmijët, e dikush tjetër ka mbetur i vetëm në këtë jetë. Por një histori e rrallë, që vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndryshe nga të tjerat është edhe ajo e një të moshuare pa identitet. Zonja me flokë të thinjura, me sy të përhumbur dhe me ecjen e ngadaltë, që ndihmohet nga një bastun jeton në këtë qendër prej 7 vitesh. Ajo u gjet në vitin 2014 nga punonjës të policisë së Tiranës e shtrirë në rrugë, me dëmtime të rënda në kokë, ndërsa u dërgua mënjeherë drejt Siptalit të Traumës. E moshuara, pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj me rrallë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën. Pasi e moshuara u rehabilitua, Shërbimi Social e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Polican. Ajo nuk mban mend emrin e saj dhe nuk është në gjendje të jap asnjë informacion për jetën. I vetmi emër që ajo ka pëshpëritur rrallë është Ifete Sherifi, emër i cili iu vendos edhe në kartelën e spitalit. Mirela Përroj është një nga punonjëset sociale të këtij institucioni, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk është interesuar deri më sot. E moshuara ka ardhur si një rast urgjent nga Shërbimi Social, e cila u dërgua e shoqëruar nga policia në Spitalin e Traumës dhe është kuruar për tre muaj, për goditjen që ka patur. Në këtë gjendje, ajo nuk ka mundur të thotë as emrin dhe asnjë informacion rreth familjarëve të saj. Ky rast ka qenë në qendër të vëmendjes sonë, për të gjetur një shenjë identifikimi për këtë zonjë edhe pse kanë kaluar 7 vite. Shqetësimi më i madh yni është se kemi marr rastin më të keq për të, kur të vijë dita e saj e fundit dhe nuk dijmë si ta trajtojmë këtë person, sepse është e paidentifikuar, nuk dijmë si të procedojmë, si një njeri pa identitet. Nga të dhënat që e moshuara na ka dhënë në fillim shumë të pakta, që është shprehur me emrin Ifete Sherifi edhe në kartelën e spitalit është e paidentifikuar, por është shkruar i njëjti emër, të dhëna jo shumë të sakta. Nga epikriza e daljes shkruhet se ka qenë e paqartë, jokoshiente për atë që thoshte, nuk kishte informacion të saktë. Deri tani nuk është shfaqur asnjë familjar. Nisur nga të gjitha këto menduam t’i drejtohemi emisionit ’Pa Gjurmë’ për këdo që mund të ketë informacion për këtë zonjë’

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv