• VIDEO

    Erdhën për pushime nga Franca, zhduket çifti Binçe në portin e Durrësit

    Një tjetër çift shqiptar denoncohet humbur në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Cifti Agim dhe Xhevrie Binçe 75 dhe 73 vjec rezultojnë të humbur që prej tetorit të vitit 2018. Një histori që mbart brenda një mister, sikundër ishte edhe rasti i çiftit nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, që u denoncuan në Report Tv,por fatkeqësisht u gjetën të masakruar në Itali, trupat e të cilëve ishin vendosur të copëtuar brënda katër valixhe. Në kërkim të çiftit Bince ishte misioni i kësaj mesdite 7 shtatori nga emisioni’Pa Gjurmë’. Vëllai i Agimit, Skënderi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aleksandra thanë për moderatoren Odeta Dume se Agim dhe Xhevrie Binçen kishin mbërritur në Shqipëri në gusht të vitit 2018 për të kaluar disa muaj pushime në vendlindje, si dhe për të takuar të afërmit e tyre në Tiranë. Të pajisur me dokumenta të rregullta, ata jetonin prej 20 vitesh në Lion të Francës dhe nuk kishin fëmijë. Cifti qëndroi në Shqipëri deri në fillim të tetorit të po atij viti, kohë në të cilën ata do të ktheheshin sërish në Francë. Skënderi thotë se me të vëllanë u ndanë paqësisht dhe se ata nuk kishin shfaqur ndonjë shqetësim, përveçse kishin disa probleme me shendetin e tyre.Para se të ndahej Agimi i kishte lënë në dorë një letër, ku shkruhej kjo adresë: W3RUE PHILIPPE FABIA 8EM LION 69008 FRANCE, vend ku ata banonin në Lion. Por që nga ndarja me të vëllanë, në portin e Durrësit kur edhe e përcolli për herë të fundit humbi çdo kontakt me të. Skënderi i telefonoi disa orë më pas, për t’u siguruar nëse e kishte kaluar kufirin apo jo, por telefonat e të dyve rezultuan të fikur. Sakaq burrë e grua ishin zhdukur. Në 2018 Agimi dhe Xhevrije kanë ardhur në Shqipëri për pushime. Herën e fundit u takuam në shtëpi, dilnim bashkë dhe konsumonim kafe. Erdhi dita që ato do të iknin në Francë, ndërsa ne në Itali. U takuam në portin e Durrësit dhe qëndruam pak dhe më pas u ndamë. Ato u larguan me tragete të ndryshme, por që nga ai moment nuk dihet asgjë më për fatin e të dyve. Gjëndja e Agimit nuk ishte e mirë sepse rrinte tek shkallët dhe nuk lejonte askënd që të hynte brënda. Edhe bashkëshortja me probleme ishte. Ata vinin çdo vit në Tiranë. Pas nje viti, Skënderi dhe bashkëshortja e tij Aleksandra vendosën të udhëtojnë drejt Francës në adresën ku ata jetonin në Lion.Fatkeqsisht askush nuk e hapi derën. Ata pyetën fqinjët e tyre, ku këta të fundit i pohuan se Agimi dhe Xhevrija ishin larguar nga banesa disa muaj më pare. U nisëm në Francë pas humbjes së tyre dhe shkoj tek e njëjta adresë. Askush nuk e hapi derën. Fqinjët na treguan se kishte 6 muaj që kishin ikur në Shqipëri. Ne u shokuam, se ata nuk kanë mbërritur në familje. Fqinja na dërgoi në polici, por atje nuk ndodhej shefi. Fqinja na tha që të largoheshim dhe të mbeteshim në kontakt, do të na ndihmonte. Ne u larguam, por ajo nuk na e hapi më telefonin. Ndërsa dyshime se dicka e keqe ka ndodhur me fatin e tyre ngre edhe kunata në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ Nuk e dim sesi u shkëputën. Mendojmë se në Francë ka ndodhur dicka, mund të jenë shkëputur. Fqinja tha se ato kishin ikur me taksi dhe do ktheheshin në Tiranë. Unë e kam kërkuar Agimin edhe nga Italia në ambasadën në Paris dhe ato na drejtuan tek ju. Uroj që të jenë të dy mirë kudo që janë, të shkojmë t'i shohim. Ndërsa iu mbushën sytë me lot vëllai i Agimit, Skënderi bën një apel të fortë Denoncim kemi bërë vetëm në Itali, në Shqipëri jo, sepse qëlloi që u mbyllën rrugët. Uroj që Agimi të jetë mirë. Ta takojmë ta ndihmojmë sepse mund të jetë vetëm. Ta di ku është shkojmë direkt atje.

  • VIDEO

    2 gra të prekura me COVID të shtruara në maternitet, 1 në Infektiv! Mjekja Bare: Vaksinimi i shtatzënave që në 3 mujorin e parë, i sigurt

    Gratë shtatzëna hezitojnë të vaksinohen ndaj COVID nga frika se ndikon te foshnja. Por mjekja obstetër-gjinekologe, Teuta Bare thotë se vaksinimi pas muajit të 3 të shtatzënisë është i sigurtë.

  • VIDEO

    ‘Lumë’ gjobash në 72 orët e fundit, arrestohen 34 shoferë, hiqen 209 patenta, 136 për shpejtësi të lartë

    Një numër shumë i lartë gjobash janë vënë në 72 orëve të fundit në vendin tonë

  • VIDEO

    Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'

    Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë. Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës.

  • VIDEO

    Aksident në qendër të Elbasani, makina përplas babanë me fëmijën që po kalonin rrugën

    ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në bulevardin kryesor të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur tre persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.

    Të plagosur kanë mbetur babai dhe fëmija e tij të cilët kanë qenë duke kaluar rrugën, si dhe një person tjetër që ndodhej në një nga makinat e aksidentuara.

  • VIDEO

    Zjarri në fshatrat Panaja dhe Bestrovë në Vlorë, Leli: Janë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme më vreshta dhe ullinj

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nga vendi i ngjarjes, tha në një prononcim për mediat se zjarri ka shkaktuar shumë dëme pasi të gjitha kodrat që po digjen janë të mbjella me ullinj dhe me vreshta. Leli tha se të gjithë janë angazhuar për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe përhapjen e flakëve.

     
  • VIDEO

    Shkodër/Gjendjen dy predha në lumin Buna nga një grup italianësh, pritet shpërthimi në nga forcat e XHENIO-s

    Dy predha janë gjetur në ujërat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve të deritanishme një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet.

  • VIDEO

    Rritet interesi i studentëve, Manastirliu: Vaksinim edhe në universitete e konvikte

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, prof. Arben Gjata, kanë ndjekur procesin e vaksinimit të studentëve në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”.

  • VIDEO

    'Çmenduria' e një personi për video në 'Tik Tok', alarmon blutë e Korçës! Qytetarët raportojnë për një person të shtrirë në rrugë, mbuluar me një çarçaf me 'gjak'

    Çmenduria për një video 'interesante' në rrjetet sociale nuk njeh kufij. Ky është rasti i një personi në Korçë, i cili ka alarmuar qytetarët dhe policinë. Në hyrje te pazarit të Korçës shihet një person i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë.

  • VIDEO

    Italia dhe disa vende evropiane vazhdojnë administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID! Iniciativa e Draghit, Green Pass për të gjitha vendet e punës hidhet poshtë nga Dhoma e Komuneve!

    Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19 në vend dhe për të shtuar ndjeshëm shkallën e të vaksinuarve qeveria italiane e drejtuar nga Mario Draghi ka shprehur iniciativën për të zgjeruar përdorimin e detyrueshëm të Green Pass në të gjitha ambientet e punës. Iniciativë e cila është hedhur poshtë nga Dhoma e Komuneve.

  • VIDEO

    Pronari në arrati, 'Alba Exotic Fruit’ nuk ndalet, kapet për herë të 5 me kokainë në kontejnerët me banane në Portin e Durrësit! 7.7 kg drogë e fshehur në motorët frigoriferikë, vinte nga Ekuadori

    Kapen 7.7 kg kokainë, e ndarë në 8 pako, që ishte e fshehur në pjesën fundore te kapakëve të motorëve frigoriferike në kontejnerët me banane në Portin e Durrësit. Droga vinte nga Ekuadori në llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit". Kjo është hera e 5-të që kjo kompani kapet me kokainë edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim.

  • VIDEO

    Shqiptaro-italiania, Anita Likmeta 'pushton' Evropën, Corriere della Sera: Ndër 50 italianët frymëzues në inovacion

    Anita Likmeta triumfon sërish të renditet ndër 50 italianët më të fashmëm në Evropë në fushën e novacionit. 34-vjeçarja shqiptaro-italiane ja ka dalë mbanë të shkëlqejë në fushën e saj krahas emrave të njohur të shkencës së teknologjisë dhe novacionit në Itali, duke u bërë frmëzuese në të gjithë Evropën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv