Humbet kujtesën dhe përfundon në azil, gruja paidentitet shfaqet në ‘Pa Gjurmë’ të gjej familjen

7 Shtator 2021, 17:13

Secili prej të moshuarve në "Qendrën e të moshuarve Poliçan" ka një histori për të rrëfyer nga jetët e tyre, ndërsa dikush është braktisur nga fëmijët, e dikush tjetër ka mbetur i vetëm në këtë jetë. Por një histori e rrallë, që vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndryshe nga të tjerat është edhe ajo e një të moshuare pa identitet. Zonja me flokë të thinjura, me sy të përhumbur dhe me ecjen e ngadaltë, që ndihmohet nga një bastun jeton në këtë qendër prej 7 vitesh. Ajo u gjet në vitin 2014 nga punonjës të policisë së Tiranës e shtrirë në rrugë, me dëmtime të rënda në kokë, ndërsa u dërgua mënjeherë drejt Siptalit të Traumës. E moshuara, pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj me rrallë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën. Pasi e moshuara u rehabilitua, Shërbimi Social e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Polican. Ajo nuk mban mend emrin e saj dhe nuk është në gjendje të jap asnjë informacion për jetën. I vetmi emër që ajo ka pëshpëritur rrallë është Ifete Sherifi, emër i cili iu vendos edhe në kartelën e spitalit. Mirela Përroj është një nga punonjëset sociale të këtij institucioni, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk është interesuar deri më sot. E moshuara ka ardhur si një rast urgjent nga Shërbimi Social, e cila u dërgua e shoqëruar nga policia në Spitalin e Traumës dhe është kuruar për tre muaj, për goditjen që ka patur. Në këtë gjendje, ajo nuk ka mundur të thotë as emrin dhe asnjë informacion rreth familjarëve të saj. Ky rast ka qenë në qendër të vëmendjes sonë, për të gjetur një shenjë identifikimi për këtë zonjë edhe pse kanë kaluar 7 vite. Shqetësimi më i madh yni është se kemi marr rastin më të keq për të, kur të vijë dita e saj e fundit dhe nuk dijmë si ta trajtojmë këtë person, sepse është e paidentifikuar, nuk dijmë si të procedojmë, si një njeri pa identitet. Nga të dhënat që e moshuara na ka dhënë në fillim shumë të pakta, që është shprehur me emrin Ifete Sherifi edhe në kartelën e spitalit është e paidentifikuar, por është shkruar i njëjti emër, të dhëna jo shumë të sakta. Nga epikriza e daljes shkruhet se ka qenë e paqartë, jokoshiente për atë që thoshte, nuk kishte informacion të saktë. Deri tani nuk është shfaqur asnjë familjar. Nisur nga të gjitha këto menduam t’i drejtohemi emisionit ’Pa Gjurmë’ për këdo që mund të ketë informacion për këtë zonjë’