“Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi”,përloten djemtë e Z. Allushit

6 Shtator 2021, 17:27

Sot në studio me moderatoren Odeta Dume u trajtua rasti i humbjes së Zyhdi Allushit, 80-vjeçarit i cili u largua nga shtëpia mëngjesin e 2 shtatorit në orën 09:00, me qëllimin për të takuar shokun e tij Dilaver Xhafa. Dilaveri po e ndihmonte prej kohësh Zyhdi Allushin që të plotësonte disa dokumente për të kaluar tokën në emër të djemve. Mirëpo mëngjesin e 2 shtatorit, ai nuk shkoi drejt Kavajës, por mori rrugën e kundërt. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë e kapën atë në urën e Draxhit në dalje të Kavajës me biçikletën e tij, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë dhënë informacione si për familjarët dhe për emisionin “Pa Gjurmë”. Të prekur nga largimi në drejtim të paditur të babait të tyre, djemtë Artan dhe Seit Allushi treguan më shumë detaje për 80-vjeçarin, i cili kohët e fundit mund të ketë pasur dhe probleme me humbjen e kujtesës. “Kishte lënë takim me Dilaverin në Kavajë, por nuk e takoi atë. Dilaveri do ta ndihmonte për legalizimin e pronës. Kishte 2 vite që e njihte. Është larguar për të shkuar te zotëria në fjalë, por nuk arriti të shkonte te ai. Ne jemi lidhur me të në orën 10. Zotëria pas orës 10 me merrte në telefon dhe thoshte ku ka shkuar, ku ka shkuar? U interesua zoteria në telefon i thamë nuk dimë gjë” u shpreh djali i madh i Zyhdiut, Artan Allushi. “Kemi 4 ditë që kërkojmë, s’kemi lënë ferrë, kanal, rezervuar pa kërkuar. Ishte 80 vjeç, kishte forcë dhe ishte energjik. 3-4 herë shkonte në Kavajë me biçikletë, rreth 3 kilometra. Vetem nga tensioni ka vuajtur pak. Babai ynë ka ikur në krah të kundërt në drejtim të Rrogozhinës. Kemi video të tjera para se të shkonte te bizneset qe kanë kamerat, ata janë njerëzit tanë. Babi ynë ecte si i përhumbur. Biçikletën për dore ecte rrugës. Biçikleta u gjet në mes të ferrave e sistemuar me dorë dhe është në polici”, shtoi djali i tretë i Zyhdiut, Seit Allushi. Odeta Dume: Mund të ketë vuajtur nga skleroza? Seit Allushi: Nuk e dimë, pleqëri ai, harronte ndonjëherë. Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi. Nëse keni informacion jeni të lutur të kontaktoni në: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel