• VIDEO

    Pesë fëmijë në Siri, pas 19 të riatdhesuarve gjyshërit Shuli apel nga Pogradeci: Kemi ende mbesat dhe nipërit në kamp, folëm para 1 muaji, na thanë se duan të dalin sa më parë

    Dylber e Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit pas apeleve të vazhdueshme, insistojnë serish sot në ditën kur u riatdhesuan 19 shqiptarë nga kampi i 'Al Hol' në Siri, që të bëjnë thirrje me dorë në zemër për të shpëtuar mbesat dhe nipërit e tyre që ndodhen në kampin e ferrit.

    Dylber Shuli thotë për Report Tv se mbesa e tyre e madhe, Elona, ka kërkuar ndihmë dhe është e mërzitur

    "Unë do thërras deri sa të kem forcë. Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm se atë ditë që kanë ikur kanë qenë 10 vjeç e poshtë. Po deshën këta të qeverisë do dalin, njeri tjetër nuk vete dot atje. Unë i bëj thirrje Kryeministrit për ndihmë. Elona me thoshte para një muaji se nuk na nxjerrin. Ajo thotë që duan të dalin një orë e më parë. Unë kam një muaj që e kam marrë vesh që do vinin këta që erdhën", tha ai.

    Djali i gjyshërve Shuli, Krenari, bashkë me të shoqen u larguan drejt Sirisë 8 vite më parë. Asokohe morën me vete tre vajzat Elonën, Ermen dhe Jursen. Ndërsa djali Ibrahimi ka lindur në Siri. Po kështu, Elonën e martuan në moshë të mitur dhe solli në jetë një djalë. Dylber dhe Asie Shuli kanë humbur djalin dhe nusen në luftën e ISIS, ndërsa kërkojnë ndihmë nga qeveria për të shpëtuar nipërit nga ferri.

    Fëmijët e bllokuar në kamp:

    Elona Shuli, 18-vjeçe, në Al Hol njihet me emrin Asia

    Erma Shuli, 15 vjeçe, në Al Hol me emrin Sara

    Jusra Shuli 8 vjeç

    Ibrahim Shuli 5 vjeç

    Suheib Cake, djali i Elonës, 4 vjeç

  • VIDEO

    Aktivizohet vatër e fuqishme zjarri në Mamurras, rrezikohen edhe banesa

    Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere.

    Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri i fuqishëm sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

  • VIDEO

    Lexim I poemës për fëmijë Princesha Argjiro.

    Një vizitë mbreslënësë e fëmijëve në shtëpinë muze të gjeniut të letrave shqipe Ismalik Kadare. Lexim I poemës për fëmijë Princesha Argjiro.

  • VIDEO

    Stina e verës, shetitjet dhe udhëtimet e fëmijëve

    Udhëtimet jasht Tiranës, njohja e fëmijëve me monumente historike dhe monumente natyrore në fshatrat e Tiranës. Fëmijët në fermat bujqësore, baxhiot dhe sitet arkeologjike në Tiranë.

  • VIDEO

    Qendra e Kulturës dhe e librit për Fëmijë

    Anisa Ymeri, themeluesja e Qendrës së Kulturës dhe Librit për Fëmijë, flet për librarinë e madhe dhe qendrën e edukimit përmes librit në Pazarin e Ri në Tiranë.

  • VIDEO

    Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për grupmoshën mbi 18-vjeç

     

    Ka nisur sot muaji i vaksinimit të hapur për grupmoshën mbi 18-vjeç.

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve.

  • VIDEO

    Një tjetër vatër e madhe zjarri në Vlorë, flakë edhe në malin e Kuçit

    Të tjera vatra zjarri në malet dhe pyjet e Vlorës. Së fundmi flakë dhe tym janë konstatuar në Malin e Kuçit dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv situata duket shumë serioze.

    •  
  • VIDEO

    Vlora në flakë prej ditësh, prefekti Mamaj: Pas ndërhyrjes ajrore, zjarret u vunë në kontroll! Vatrat në Tragjas dhe Kuç të rrezikshme, vështirë të trajtohen prej terrenit

    Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj flet për situatën në diten e gjashtë, ndërsa deklaron se në qarkun e Vlorës disa vatra janë të rrezikshme, si ajo në fshatin Tragjas, në Kuc por dhe Karaburun dhe për të fikur këto zjarre kërkohet ndërhyrja nga ajri, vetëm kjo mund të jetë zgjodhje. Mamaj tregon dhe për vështërsiteë që kanë pasur zjarrfikësit, punonjësit e zonave të mbrojtura por dhe prefektura për te shkuar ne terren për të fikur zjarrin. Situata është ende e rëndë në qarkun e Vlorës.

    “Sot për shkak të ndërhyrjes së forcave ajrore u bë e mundur që zjarret të vihen në kontroll. Kemi vetëm pjesën mbrapa këtu në Dukat fshat për të cilën shpresojmë që edhe pas ndërhyrjes së helikopterit të  mbyllet si zonë.

    Në të gjithë qarkun e Vlorës kemi disa vatra të rrezikshme të cilat  do ti quaja si zona të vështira për tu trajtuar.  Zona e Tragjasë, kemi zonën e Kuçit ku edhe këtu ka pasur një kohëzgjatje të zjarreve. Shpresojmë që situatën ta vëmë nën kontroll. Në Karaburun është neutralizuar dhe është stabilizuar situata. Kjo vijë zjari që ndodhet pas nesh është një punë shumë e vogël që duhet të bëjë helikopteri për ta mbyllur.

    Është terren shumë i thepisur dhe me bimësi. Na është dashur 6 orë për tu ngjitur në mal për të përballuar një pjesë të zjarrit që mund të shkaktonte acarim të situatës deri në kanalizim të zjarrit në drejtim të llogarasë. Zjarri është 800 m nga banesat. Për pak minuta do të ngrihet helikopteri dhe do ta sistemojmë dhe këtë zonë”, thotë Mamaj.

  • VIDEO

    Pas apelit disa ditor helikopteri për pak orë vendos nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve! Peleshi shpreh krenarinë por nuk shpjegon vonesën

    Pas apelit prej ditësh të Report Tv për mungesën e ndihmës nga ajri për shuarjen e zjarreve, helikopteri i Forcave të Armatosura më në fund ka vënë nën kontroll me vetëm pak orë punë vatrat më të rrezikshme të flakëve.

    Pas apelit prej ditësh të Report Tv për mungesën e ndihmës nga ajri për shuarjen e zjarreve, helikopteri i Forcave të Armatosura doli sot dhe për pak orë arriti të vendosë nën kontroll vatrat më të rrezikshme.

    Lajmin  së bashku me krenarinë, edhe pse ditë me vonesë, e ka dhënë vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale. Peleshi falënderon të gjithë efektivët e forcave të armatosura.

    "Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura. Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë",  ka shkruar Peleshi.

    Por ministri nuk thotë se nëse do ishte ndërhyrë më parë do të ishin bërë dëmet kolosale të deritanishme! Ende nuk kemi informacion se përse nuk u ndërhy më parë.

  • VIDEO

    Telefonuesi-gazetares : Thuaju ta heqin gotën e rakisë nga tavolina

  • VIDEO

    Reportazh/ Përmeti i luleve 'lulëzon' edhe për turizmin dhe kulinarinë! Rrugëtimi i Report Tv në pikat më të vizituara, bisedat me protagonistë dhe turistë

    Kulinaria është arti me të cilin krenohen përmetarët. Kjo, për nga karakteristika e veçantia, ndërsa bujtinat vitet e fundit kanë njohur një zhvillim unikal.

    Qyteti i Përmetit, qyteti i luleve. Përmeti nuk shquhet vetëm për lulet, por edhe për potencialin turistik që mbart. Sot do të ndalemi te dy elemente, te kulinaria dhe te potenciali turistik që janë bujtinat. Bujtinat gjatë 4 viteve të fundit kanë filluar të shumohen në qytetin e Përmetit. Mirëpo disa prej tyre janë ndërtuar duke ruajtur mënyrën urbanistike të qytetit të Përmetit, ndërkohë që për kulinarinë Përmeti, mund të themi me plot gojën, që është nr. 1 në qarkun e Gjirokastrës. Janë këto dy elemente, të cilat ne do t’i zbulojmë gjatë telereportazhit në vijim.

  • VIDEO

    Turqia në përballje me flakët! Pakdemirli: 98 nga 107 zjarret janë vënë nën kontroll! Qeveria evakuon turistët

    “98 nga 107 zjarret pyjorë të regjistruara në Turqi janë vënë nën kontroll”, kështu bëri me dije ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirlin ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të neutralizuar flakët, ndërsa paralajmëroi një kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv