• VIDEO

    2 vatra zjarri në Mamurras, rrezikohen 5 banesa! Era favorizon përhapjen e flakëve, 2 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre! Peleshi: Vatër kritike

    Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

    Situata me zjarrin në Mamurras te Kurbinit vijon të jetë mjaft e vështirë. Flakët po përparojnë, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta. Aktualisht në lagjen “Demokracia” në Mamurras, zjarri po vijon të përhapet në sipërfaqe me pisha e shkurre. Ndërkohë mësohet se në zonën e Mamurrasit ka edhe një vatër tjetër në fshatin Shpërdhet. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e tyre. Nga zjarri janë 5 banesa që rrezikohen, ndërsa janë dy zjarrëfikëse që po mundohen për vënine nën kontroll të flakëve. Deri tani, rreth 10 hektar pyll janë në flakë, dhe zjarri po përparon drejt banesave.

  • VIDEO

    Pamje me dron, ja si duket Karaburuni i mbuluar nga tymi (VIDEOLAJM)

    Pas 10 ditësh në flakë, këto janë pamjet që ofrohen nga lartësia e Gadishullit të Karaburunit. Siç shihet nga pamjet e filmuara me dron, Karaburuni është i mbuluar totalisht nga re të mëdha tymi.

  • VIDEO

    Ndërhyrje nga ajri pas 10 ditësh për shuarjen e zjarreve, prefekti i Vlorës: Nën kontroll vatra e Dukatit, në Karaburun situata problematike pasi era është e fortë! Helikopteri rinis punën nesër

    Ndërhyrja nga ajri me helikopter ditën e sotme ka sjellë një përmirësim të situatës së zjarreve në zonën e Dukatit dhe atë të Karaburunit, dy nga vatrat më të vështira në Vlorë që janë aktive prej më shumë se 10 ditësh. Helikopteri i ardhur pas remontit ka punuar gjatë ditës së sotme në të dyja vatrat atë të Dukatit dhe Karaburunit deri në orët e pasdites, ndërsa pritet që të rinis sërish punën nesër. Nuk dihet ende nëse nesër do të shtohet ndonjë helikopter tjetër, ndërsa kërkesa për shtim të tyre i është bërë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbrojtjes Civile.

    Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha për Report Tv se ndërhyrja e helikopterit ditën e sotme bëri që vatra e zjarrit në Dukat të vihet nën kontroll, ku aktualisht po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato ushtarake, ndërsa në zonën e Karaburunit situata është më problematike pasi era është tepër e fortë dhe rrezikon sërish përhapjen e flakëve, pavarësisht ndërhyrjes për orë të tëra të helikopterit.

  • VIDEO

    'Open Balkan', Kurti: Ballkani i hapur ndaj ndikimit rus e kinez! Serbia dhe Vuçiç të ballafaqohen me të kaluarën kriminale, pastaj të flasim për treg të përbashkët

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar nismën ‘Ballkani i Hapur’ siç u pagëzua ‘minishengeni’ në takimin e 29 korrikut në Shkup mes 3 kryeministrave atë të Shqipërisë Edi Ramës, atij serb Aleksandër Vuçiç dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kurti tha se kjo nisëm nuk mund të jetë një ‘Ballkan i hapur’ por më shumë ngjan me një ‘Ballkan të ndikuar nga influencat ruse dhe kineze'.

    Kosova nuk mori pjesë në takimin e 3 liderëve në Shkup, pasi ashtu siç thekson Kurti nuk mund të ketë një treg të përbashkët për vendet e rajonit, pa pasur një ballafaqimin të Serbisë me të kaluarën e saj.

  • VIDEO

    5 fëmijë në Siri, pas 19 të riatdhesuarve gjyshërit Shuli apel nga Pogradeci: Mbesat e nipërit i kemi në kamp, folëm para 1 muaji, duan të dalin sa më parë

    Dylber e Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit pas apeleve të vazhdueshme, insistojnë serish sot në ditën kur u riatdhesuan 19 shqiptarë nga kampi i 'Al Hol' në Siri, që të bëjnë thirrje me dorë në zemër për të shpëtuar mbesat dhe nipërit e tyre që ndodhen në kampin e ferrit.

    Dylber Shuli thotë për Report Tv se mbesa e tyre e madhe, Elona, ka kërkuar ndihmë dhe është e mërzitur

  • VIDEO

    'Fluturonte' me 191 km/h e me mjet luksoz 'Jaguar', policia gjobit me 40 mijë lekë kosovarin në Rrugën e Kombit! Në 24 orë u arrestuan 14 shoferë, u gjobitën 2.019 drejtues, u pezulluan 56 patenta

    Kulmi i sezonit turistik ka sjell trafik të rënduar pothuajse në të gjitha akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare e në kthim të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit Polica ka konstatuar një mjet luksoz të tipi 'Jaguar', i cili 'fluturonte' në rrugën e Kombit me shpejtësi 191 km/h. Mjeti 'Jaguar' drejtohej nga kosovari i identifikuar si  E. B., i cili ishte rezident në Angli dhe u gjobit me 40 mijë lekë gjobë pasi ka lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara. Duket se shtetasit nga kosovarë nuk iu binden rregullave të qarkullimit rrugor. Burime zyrtare bëjnë me dije se disa shtetas kosovarë të cilët janë rezident në Zvicër, Angli e vende të BE-së janë konstatuar me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar. Kryesisht këta shtetas janë konstatuar në Bypass-in e Fierit e në akset Tiranë-Durrës, Durrës-Kavajë.  

    Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 shoferë, ku 7 prej tyre lëviznin pa patentë dhe 7 në gjendje të dehur. Ndërsa 56 patenta janë pezulluar nga Policia pasi 36 shoferë janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 prej tyre duke drjturar mjetet nën efektin e alkoolit. Sakaq, 2.019 shoferë janë gjobitur pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

  • VIDEO

    Aktivizohet vatër e fuqishme zjarri në Mamurras, rrezikohen banesa (VIDEO+FOTO)

    Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

    "Rreth orës 13:10, kemi marrë njoftim së mbi urën e Drojës, Mamurras, ka rënë zjarr duke u djegur bimësi dhe shkurre në kodrën e fshatit. Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë.

  • VIDEO

    Pas 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Për pak orë vendos nën kontroll disa nga vatrat më të mëdha! Ende asnjë përgjigje për vonesën dhe dëmet

    VLORË-Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret. Helikopteri në vetëm pak orë punë ka bërë mrekullinë, janë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve dhe tashmë po punohet me intensitet për fikjen përfundimtare të tyre.

    Ky ka qenë njoftimi që e ka dhënë vetë edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale. Peleshi falënderon të gjithë efektivët e forcave të armatosura. Por ministri nuk thotë se nëse do ishte ndërhyrë më parë do të ishin bërë dëmet kolosale të deritanishme! Ende nuk kemi informacion se përse nuk u ndërhy më parë. Pyetja e madhe në këtë situatë është: A do të mbajë kush përgjegjësi për të gjithë këtë papërgjegjshmëri?

  • VIDEO

    E rëndë në Fier, dy makina përfshihen në aksident, njëra prej tyre përfundon në kanal

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në aksident janë përfshirë dy makina. Si pasojë njëra nga makinat ka përfunduar në kanal.

    Për momentin nuk është raportuar për viktima, por pritet një konfirmim zyrtar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • VIDEO

    Merr fund emergjenca mjedisore në Fier, mbyllen vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që 'mbytën' qytetin në tym! Subashi: Jo më depozitim mbetjesh, nga nesër i transportojmë në incenerator

    Merr fund emergjenca mjedisore në Fier. Janë mbyllur të gjitha vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që "mbytën" qytetin me tym prej 5 ditësh. Ndonëse flakët u shuan 3 ditë më parë mbetjet e djegura kanë vijuar të çlirojnë tym edhe ditën e djeshme. Siç duket edhe nga pamjet sot fusha e mbetjeve urbane është tërësisht e mbuluar. Të gjitha mjetet e rënda të bashkisë dhe bordit të kullimit, gërmuese dhe transportuese kanë punuar për mbulimin me dhera të kësaj fushe duke i dhënë fund problematikës dhe diskutimeve nga politika. Ndërkohë sipas drejtorisë së mbrojtjes civile në bashkinë Fier në ditën e sotme nuk ka pasur asnjë vatër zjarri. Te gjitha zjarret e evidentuara në këtë javë janë shuar por nga zjarret në Cakran, Gjorgoz, Lalar, Kreshpan, Vjosë janë djegur rreth 70 ha me pyje e kullota, ullishta dhe vreshta.

  • VIDEO

    Izolohen 2 vatra zjarri në Kukës, shefi i shërbimit zjarrfikës: Aktualisht s'kemi flakë, qytetarët të bëjnë kujdes, jemi të kufizar në teknikë e kapacitete njerëzore

    Muaji gusht në Kukës ka filluar i qetë sa i përket zjarreve ndërkohë që dy vatra zjarri të shfaqura ditëve të fundit një në fshatin Shikaj dhe një në fshatin Bardhoc janë izoluar tërësisht.

    Gafurr Rexha, shef i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Kukës thotë se aktualisht në territorin e Kukësit nuk ka zjarre aktive dhe së shërbimi zjarrfikës është në gadishmëri të plotë pavarësisht kufizimit në teknikë dhe kapaciteteve njerëzore të cilat nuk janë të mjaftueshme për përballimin e zjarreve sidomos në terrene të vështira malore ku shumica e zjarreve bien nga pakujdesia e banorëve të zonave malore

  • VIDEO

    Rama falënderon gjeneralin libanez: Personifikim i besës shqiptare! Abaz rrëfen detaje të operacionit në Siri: Ja si u futën oficerët në mes të rrezikut

    Nga Bejruti ditën e djeshme, para nisjes së 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që u riatdhesuan nga kampi i Al Hol në Siri, Kryeministri Rama falënderoi Gjeneralalin libanez Abaz, të cilin e konsideroi si një 'mishërim' i besës shqiptare.

    "Faleminderit të gjithë! Është një moment i rëndësishëm për ne pasi më në fund ia dolëm të kthejmë në shtëpi 19 persona, 5 gra dhe 14 fëmijë nga këto vende ferri. Dua të falënderoj nga zemra gjeneralin Abaz për angazhimin dhe anën e jashtëzakonshme njerëzore. Pa të kjo do të kishte qenë e pamundur. Shumica e tyre që ndodhen në kamp tashmë janë shpëtuar por po vazhdojmë punën për të kthyer edhe të fundit që tashmë kanë mbetur", tha dje Rama.

    Gjenerali nga ana e tij ka dhënë detaje nga operacioni i shpëtimit, të cilin ai e vlerëson të vështirë.

    “Jam shumë krenar për atë çfarë kemi bërë, jam shumë krenar për oficerët e mi që kanë punuar shumë fort dhe mund t’ju them se vështirësitë me të cilat jemi përballur lidhen me faktin se kam qenë shumë i shqetësuar kur kam dërguar njerëzit e mi, oficerët e mi të punojnë atje dhe është sekret, sepse kisha oficerë që punonin në zonën kurde që është shumë e rrezikshme t’i çosh. Por ne luajtëm rolin tonë, për të shpëtuar shpirtrat njerëzor.

     

    Gjenerali Abaz, thotë se vendi i tij Libani, është krenar për ndihmën që jep për shpëtimin e njerëzve. “Ndihem shumë krenar për çfarë kemi bërë dhe për çfarë ende po bëjmë për miqtë tanë shqiptarë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ne jemi krenar që Libani po luan këtë rol. Siç e thashë është një dhuratë për miqtë e mi për kryeministrin dhe për shpirtin e nënës time, pasi këtë ditë, është përvjetori i saj sot", tha gjernari. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv