• VIDEO

    Vlora prej ditësh në flakë, pamje nga mali i Kuçit

    Flakët vijojnë edhe në Kuç të Vlorës. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv vendi është mbuluar nga tymi. Ditën e djeshme është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe banorëve për të lokalizuar zjarrin. Për momentin flakët janë vënë nën kontroll.

    •  
  • VIDEO

    Karaburuni ende ‘nën flakë’, helikopteri vijon punën në ditën e dytë të ndërhyrjes nga ajri

    Në Gadishullin e Karaburunit prej ditësh vijojnë zjarret e mëdha, ndërkohë që kurora e mrekullueshme e gjelbër vijon të digjet.  Sot në ditën e dytë radhazi vijon ndërhyrja nga ajri.

    •  
  • VIDEO

    Dosja Gërdeci/ GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK dorëzon në Apel ankimin për vendimin! Do të shyrtohet në shtator

    SPAK ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO për të mos hapur hetimin për ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e shpërthimit të Gërdecit. GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për Mediun për çështjen e Gërdecit me pretendimin se vepra është parashkruar.

  • VIDEO

    Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar! 20 shtëpi në një moderne janë thuajse gati

    Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Vaqarr me shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti, lagje e cila po ndërtohet me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili mblodhi kontributin e shqiptarëve.

  • VIDEO

    Elbasan, gjendet një granatë dore në rrugë nga qytetarët, forcat xheniere drejt vendngjarjes

    ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit, qytetarët kanë gjetur ditën e sotme një granatë dore. Përkatësisht, kjo granatë është gjetur në lagjen lagjen "Brigada 17 Sulmuese".

    Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat xhiniere. Kane qenë kalimtarë ata që kanë njoftuar për granatën Ndërsa aktualisht Policia ka mbërritur dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes.

  • VIDEO

    “Dora e njeriut po djeg Shqipërinë” paralajmërimi i frikshëm:Do bjerë breshëri sa një kokër ftoi

    “Dora e njeriut po djeg Shqipërinë”. Ky ishte mendimi i një telefonuesi nga Berati në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai bëri edhe paralajmërimin e frikshëm për ndryshimet klimatike kur tha se do bjerë breshër sa një kokërr ftoi.

  • VIDEO

    “Kaq trim është ky Albini” zotëria i përvishet Kurtit për Ballkani i Hapur: Dogji Kuvendin në Kosovë

    Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua për qëndrimin e Kosovës ndaj nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani I Hapur”. Një zotëri kritikoi ashpër qëndrimin e kryeministrit Kurti. Ndiqeni mendimin e tij.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 2 gusht 2021, Kosova e kritikat për “Ballkani i Hapur”.

    Telefonuesit komentojnë qëndrimin e Kosovës ndaj nismës “Ballkani i Hapur” dhe kritikojnë kryeministrin Kurti për qasjen që ka ndaj bashkëpunimit rajonal.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 2 gusht 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga si u spastruan "agjentët e SHBA" brenda PD te vendi në flakë Peleshi ka humbur e deri tek Luiza Gega kap finalen e Olimpiadës.

  • VIDEO

    Balluku inspekton punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe: Është realizuar 50% e punimeve! Para 31 gushtit hapim tunelin e 5

    Para datës datës 31 gusht do të hapet loti i 5 i Unazës së Re në Tiranë. Kështu ka deklaruar ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku teksa ka inspektuar punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Sheshi Shqiponja.

    Në këtë segment tha Balluku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve dhe po avancojnë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve. Ministrja ka theksuar se brenda vjeshtës synohet të lidhet edhe zona e Saukut me Maternitetin e Ri.

  • VIDEO

    Sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në Durrës, 45-vjeçarit iu gjet dhe një ikonë me vlera historike

    Durrës

    Finalizohet operacioni policor i koduar "Ikona".

    Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

    Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike.

    Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

    Strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara, pas një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Ikona", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: 

    Ç. P., 45 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare. 

    Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Trafikimi i  lëndëve narkotike" dhe "Trafikimi i veprave të artit".

  • VIDEO

    ‘Skuqet’ Vlora pas mesnatës, përfshirë nga flakët mali i Tragjasit në anë të ByPass-it

    Situata e zjarreve në Vlorë vijon të mbetet kritike. Pas mesnate është përfshirë sërish nga flakët mali i Tragjasit në anë të ByPass-it të Vlorës.

    Helikopteri pritet të ndërhyjë sërish sot për të shuar plotësisht zjarrin. Zonë rreziku vijon të mbetet Karaburuni ku dhe aty duhet ndërhyrje nga ajri edhe ditën e sotme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv