Dëshmia ekskluzive në Pa Gjurme/‘Burri i panjohu me mustaqe rrëmbeu Arturin,e pashë më sytë e mi’

27 Korrik 2021, 17:55

Dëshmitari: A do vish me xhaxhin i tha, t’i çojmë deri tek shtëpia dhe të sjell xhaxhi prapë ? Ishte një person me uniformë policie me makinë tip ’Fuoristradë’, një përson me mustaqe. Ne të dy ishim bashkë dhe nuk ndaheshim nga njëri-tjetri. Na tha të dyve a do vini me xhaxhin t’ju jap nga 10.000 mijë lëkë dhe ju sjell prapë tek markata ? Arturi ngaqë ishte i vogël u gënjye me lekët. Në darkë mora vesh se djali nuk ishte rikthyer më, kur e pashë nëpër lajme që kishte humbur. Odeta Dume: Dhe ku e kishte banesën ai person ? Dëshmitari: Nuk e mbaj mend me thënë të drejtën. Arturi në fillim refuzoi të shkonte, por kur pa 10.000 lekëshin aty u gënjye Odeta Dume: Ju kujtohet çfarë ngjyre ka patur ’Fuoristrada’ ? Dëshmitari: ’Fuoristrada’ ka patur ngjyrë të bardhë, si në ngjyrë qumështi pak a shumë Odeta Dume: Në atë kohë, ju keni qenë i vogël, por mundët ta identifikonit atë person ? Dëshmitari: Atëherë kam qenë i vogël, vetëm kaq mbaj mend, makinën ’Fuoristradë’, uniformën e policisë dhe ishte me mustaqe Odeta Dume: E kishit parë këtë person ditë tjetër tek markata, apo ishte hera e parë që e shihnit ? Dëshmitari: Këtë person ishte hera e parë që e shihja. Se në atë kohë vinin shumë policë që merrnin ushqime dhe ne u shërbenim, ndaj nuk i kushtonim shumë rëndësi. Ai person ka qenë pak i shëndoshë me pak bark, rreth moshës 45-50 vjeç, më shumë jo.