• VIDEO

    Dalin detaje, 52-vjeçari në Malësi të Madhe u plagos me snajper nga RENEA, tentoi të vriste dy agjentë

    Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, 52-vjeçari

    Ardian Narkaj. Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta bën me dije se 52-vjeçari u plagos me snajper nga RENA, pasi tentoi të vriste 2 agjentë, duke qëlluar në drejtim të tyre. Narkaj ishte në kërkim për vrasje, ndërsa qëndronte i fshehur në një stan në fshatin Razmë. Forcat RENEA e mbanin nën vëzhgim prej 10 ditësh, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që informuan policinë mbi vendndodhjen e 52-vjeçarit

  • VIDEO

    Flota e parë e autobusëve të gjelbër “Go Green” në Tiranë, Rama: Në gusht nis linja e madhe unazore me 66 stacione

    Nga gushti do të futen në qarkullim autobusët e gjelbër “Go Green”, të cilët do të përshkruajnë linjën e madhe unazore prej 13.2km me 66 stacione.

  • VIDEO

    Pas 'fërkimit' të makinave i riu nxjerr armën dhe qëllon dy persona në Tiranë, i lë të plagosur! Shpallet në kërkim! Zbardhet dëshmia e të rinjve nga spitali

    Një konflikt i çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Ngjarja u regjistrua në rrugën "Todi Shkurti", në një lokal, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Aldo Gjini, 31 vjeç.

  • VIDEO

    Plagosja e dyfishtë në Tiranë, momenti kur policia shoqëron disa persona

    Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, mbetën të plagosur mbrëmje e sotme në Tiranë, ndërsa dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga Aldo Gjini. Policia është në kërkim të autorit, i cili u largua me makinë pas ngjarjes, ndërsa 'Report Tv' transmetoi live edhe pamje nga momenti i shoqërimit të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

  • VIDEO

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 2 të rinj! Ngjarja pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

    Një konflikt i çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në rrugën "Todi Shkurti", në një lokal, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç. Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet lidhja e dy personave të plagosur me njëri-tjetrin. Nuk ka ende një zbardhje të plotë të dinamikës së kësaj ngjarje, por paraprakisht dyshohet se të plagosurit dhe autori me inicialet A.M janë përplasur me makinë, gjë ka çuar në një përplasje, fillimisht verbale mes tyre, por që më pas u nxorën armët. Pas ngjarjes, autori, i cili është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij, është larguar me makinë. Policia ka ngritur postblloqe në rrugët e Tiranës, për të bërë të mundur kapjen e tij, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Për momentin nuk dihen më shumë detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

  • VIDEO

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 2 të rinj! Ngjarja pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

    Një konflikt i çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në rrugën "Todi Shkurti", në një lokal, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç. Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet lidhja e dy personave të plagosur me njëri-tjetrin, apo nëse të dy ata ishin të përfshirë në konflikt. Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë përplasur me makinë, gjë ka çuar në një përplasje, fillimisht verbale mes tyre, por që më pas u nxorën armët. Pas ngjarjes, autori, i cili është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij, është larguar me makinë. Policia ka ngritur postblloqe në rrugët e Tiranës, për të bërë të mundur kapjen e tij, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Për momentin nuk dihen më shumë detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

  • VIDEO

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 2 persona, njëri në gjendje të rëndë! Ngjarja pas një konflikti të çastit

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ngjarja është regjistruar në rrugën "Todi Shkurti".

    Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por nuk bëhen ende me dije të tjera detaje.

  • VIDEO

    Mungesa e punëtorëve në tregun fason, kreu i shoqatës: Tregut i mungojnë 10 mijë punonjës, do i marrim nga jashtë! Pagat në vendin tonë, më të larta se në Rajon

    Sektori i fasonerisë në vendin tonë duket se po përballet me mungesë të theksuar të krahut të punës. Për Edvin Prençen, kreun e shoqatës së fasonëve, shkak për këtë mungesë nuk janë pagat e ulëta që paguan sektori.

    Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', Prençe u shpreh se në Shqipëri, punëtorët në fasoneri paguhen më shumë se sa në vendet e Rajonit, duke sjellë si shembull Malin e Zi dhe Maqedoninë, ku tha se pagat atje janë deri në 240 euro, ndërsa në vendin tonë ata paguhen mesatarisht 33 mijë lekë.

    "Situata aktuale është në përmirësim, ka rritje të kërkesave për prodhimet tona me rreth 20% në krahasim me vitin e kaluar, urojmë që ky trend të jetë në rritje. Problematika kryesore që ne po hasim është ajo e fuqisë punëtore, duke patur parasysh që gjithë sektorit tonë i mungojnë mbi 10 mijë punonjës, jo përkthehet dhe në mungesë të prodhimit dhe nuk mund t'i përgjigjemi dot klientëve tanë. Shumë biznese po i drejtohen vendeve të treta, për të patur mundësi thithjen e punonjësve. Kjo mungesë vjen për shkak se shumë njerëz në vendin tonë kanë emigruar, fuqia punëtore ka shkuar në Europë. Në lidhje me pagat, mesatarsihst janë shumë të larta krahasuar me vendet e Ballkanit, apo në Bullgari ku një punëtor në fasoneri merr rreth 240 euro apo Maqedonia me 240. Nuk mund të quhet më që Shqipëria është vend i pëlqyeshëm për krahun e lirë të punës, nuk është problematika e pagës pasi një mesatare varion në 32-33 mijë lekë në muaj paga në sektorin tonë", tha ai.

  • VIDEO

    Mbrëmjet me muzikë, rikthehet jeta e natës në Shëngjin

    Zgjatja e orarit të muzikës ka rikthyer jetën e natës në Shëngjin. Pushues vendas e të huaj i kalojnë mbrëmjet nën tingujt e muzikës popullore, duke shijuar atmosferën verore.

    Pas perëndimit të diellit shëtitorja e plazhit është e tejmbushur e më pas pushuesit u bashkohen mbrëmjeve muzikore në lokalet e zonës.

  • VIDEO

    Kangjellat anash rrugëve, Veliaj reagon ashpër: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze të lobuara nga lokalet dhe lavazhet

    Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve. Veliaj tha se kangjellat mbrojtëse janë aty sepse shpëtojnë jetën e qytetarëve. 

    “Kam parë këtë javë disa vendime skandaloze gjykatash, të cilat urdhërojnë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat mbrojtëse anash rrugëve. Flas për rrugën e Kombinatit dhe rrugën “Dritan Hoxha”. Ato kangjella e kanë çuar në zero nivelin e aksidenteve të fëmijëve apo të të moshuarve. Sigurisht, edhe në Londër, edhe në Paris, kam parë kangjella mbrojtëse në rrugët kryesore, për të orientuar qytetarët që të kalojnë vetëm në semafor. Këto janë vendime gjykatash që i lobon një gomisteri, që i lobon një lavazh apo një lokal. Ndaj, kur më keni parë që e përshëndes reformën në drejtësi, bëhet fjalë edhe për raste të tilla, krejtësisht banale, kur Bashkia e Tiranës merr një masë administrative, kurse gomisteria, lavazhi apo lokali paguajnë gjykatësin të urdhërojë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat që mbrojnë jetë. Kjo nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.

  • VIDEO

    Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në malin e Dukatit, digjen rreth 10 ha shkurre e kullota

    Një zjarr i rënë që mbrëmjen e djeshme në malin e Dukatit vijon sërish ditën e sotme, duke djegur bimësinë e zonës.

    Paraditen e sotme, zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e zjarrit, por era e fortë riaktivizoi sërish flakët.

  • VIDEO

    11 shoferë në pranga në 24 orët e fundit në vend, Policia apel: Mos 'fluturoni' në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin

    11 shoferë kanë rënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në vend, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Me një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se 6 prej 11 personave të arrestuar ranë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv