-
VIDEO
Dua Lipa në konferencë për shtyp: Ëndërr e madhe për mua të kontribuoj për komunitetin shqiptar
Duke mos i fshehur emocionet, por me një shqipe mjaft të rrjedhshme, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, në një konferencë për shtyp me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tregoi më shumë për planet e saj në muzikë.
Këngëtarja u shpreh mjaft e kënaqur për mundësinë që ajo pati për të kontribuar për komunitetin shqiptar sidomos pas një tragjedie të tillë.
-
VIDEO
Shtatore në Kolonjë, patrioti Sali Butka nderohet në vendlindje! Kryebashkiaku Isai: Vlerësim i vonuar për atdhetarin e madh
Shtatorja e patriotit Sali Butka është vendosur në qendër të Ersekës, në shenjë vlerësimi e mirënjohjeje për veprimtarinë e tij, si pjesë e luftës për çlirimin e vendit por edhe për hapjen e shkollës së parë shqipe në këtë zonë. Për kryebashkiakun Erion Isai, nderimi për një figurë kaq të madhe, është i vonuar.
-
VIDEO
Berisha 'Non Grata', a e pengon ligji të jetë në parlament flet ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume
I ftuar në Report TV ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume.
-
VIDEO
Rakacolli: Sinjale shumë të forta, varianti Delta në Shqipëri, qytetarët të vaksinohen! Vjeshta e këtij viti do të jetë sfidë
Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë, për zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, sinjalet për praninë e tij janë të forta. E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, ndërsa komentoi rritjen e rasteve të reja të infeksionit ditët e fundit në vend, Rakacolli u shpreh se shkaqet janë dy: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.
-
VIDEO
Mjeku në Sarandë ndërroi jetë nga ataku kardiak teksa i shërbente pacientëve, qytetarët: Na u duk e pabesueshme, punonte natë e ditë
Mjeku i qendrës shëndetësore Dhivir në Finiq, Ilir Gazeli, u nis normalisht për në punë, si çdo ditë për ti dhënë ndihmë pacientëve të tij, por jo çdo gjë shkoi siç duhej. Një atak kardiak në zemër, i mori jetën. Për qytetarët që janë kuruar nga 66 vjeçari, kjo ngjarje është e pabesueshme. Ata e përshkruajnë mjekun, jo vetëm si profesionist, por edhe një njeri me zemër të madhe.
-
VIDEO
Shtimi i infektimeve me COVID, inelksionisti Alimehmeti: Shkak varianti Delta dhe grumbullimet! Prioritet për vaksinim ata që nuk kanë kaluar sëmundjen
Për epidmeiologun Ilir Alimehemeti mutacioni Delta është i pranishëm në vendin tonë dhe është një nga shkaqet e shtimit të rasteve të infektimeve. Nga ana tjetër kanë ndikuar edhe grumbullimet gjatë kampionatit evropian. Por megjithatë Alimehmeti tha për Report Tv se në këtë periudhë prioritet në vaksinim duhet të kenë ata qytetarë që nuk e kanë kaluar virusin.
-
VIDEO
I biri iu përplas për vdekje me makinë një vit më parë, e ëma e pakënaqur me dënimin e autorit: A vallë jeta e një 25-vjeçari vlen vetëm 5 vite burg?
Prindërit e Qani Metaj, 25-vjeçarit që u vra vitin e kaluar në një aksident, kundërshtojnë vendimin e gjykatës për autorin e ngjarjes. Nëna e viktimës me një thirrje dëshpëruese, thotë se do të shkojë të kërkojë drejtësi për djalin tek SPAK dhe tek ambasadorja e SHBA Kim.
-
VIDEO
Dua Lipa vjen në Tiranë, Veliaj i dhuron kapelen e gruas tironse! Shoqërohet nga babai dhe i dashuri, vëllai i motrave Hadid
TIRANË- Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”. Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e këngëve më të mira.
-
VIDEO
Kim: Shumë kanë dashur që Reforma në Drejtësi të mos ndodhë dhe po tentojnë ta bllokojnë, por ne po shohim rezultate! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika
5 vite nga Reforma në Drejtësi ka mbledhur në një tryezë të përbashkët ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si edhe krerët e institucioneve të reja, mes tyre Gent Ibrahimi nga KLP, Naureda Nallbani e KLGJ, Arben Kraja nga SPAK, Kryeprokurori Olsian Çela etj. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur dhe se po kthehet besimi te drejtësia. Në takim është edhe ambasadorja Yuri Kim si edhe ambasadori Luigi Soreca.
-
VIDEO
Eksperti i IT për Report Tv: Hapat që ndjek një 'hacker' për të na vjedhur të dhënat! Gabimi që s'duhet të bëni kurrë kur lidheni me Wifi në lokale apo aeroport
Eksperti Besmir Semanaj për Report Tv ka bërë me dije se gjithçka nis nga një gabim njerëzor, duke shpjeguar me hapa se si është arritur deri në vjedhjen e parave nëpërmjet online, duke theksuar se krimi kibernetikë po merr shumë fuqi vitet e fundit.
-
VIDEO
Mbi 1.6 milionë turistë hyn në Shqipëri për 6 muaj, 50% e yre nga Kosova! Vathi: Më shumë të huaj nga Polonia e Ukraina
Megjithëse jo në nivelet e vitit 2019. turizmi për këtë vit po ecen pozitivisht. Në 6 mujorin e parë kanë hyrë në vend më shumë se 1.6 milionë dhe pushuesit kryesorë janë nga Kosova, Polonia e Ukraina
-
VIDEO
Rastet e shtuara të infektimeve në Angli flet mjeku shqiptarë Fandi