-
VIDEO
E plotë/ 5 vjet reformë në drejtësi! Arritjet nga Vettingu, SPAK te Kushtetuesja e re! Kundërshtarët e përbetuar dhe sfidat kryesore, plotësimi i vakancave dhe goditja e KÇK-së
Një bilanc i reformës në drejtësi pesë vite nga miratimi natën e 22 korrikut 2016, 220 gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin jashtë drejtësisë, Kushtetuesja vendime kundër të gjithëve, SPAK jep mesazhet e para për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Sfidat kryesore mbeten plotësimi i vakancave të fundit në dy gjykatat e larta, zëvendësimi i të shkarkuarve në gjykatat e apelit dhe prokurori si dhe goditja e gjyqtarëve dhe prokurorëve që po bëjnë kërdinë me vendime para se të dalin para Vetingut
-
VIDEO
Përplasi për vdekje të riun sot në Kamëz, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij! Tentuan të fshinin provat në vendin e ngjarjes! Dëshmitarja: Makina ishte me shpejtësi marramendëse
Një punonjës policie i komisariatit nr 4 në Tiranë ka aksidentuar për vdekje një të ri në bulevardin e Kamzës. Report TV sjell rrëfimin e gruas deshmitare momentin e përplasje së motorrit, e cila thotë se makina e policit ishte me shpejtësi të lartë. Ora shënonte 00:15 minuta pas mesnate. Polici i Komisariatit Nr. 4 Roxhers Milkurti po lëvizte me Benzin e tij në bulevard. Në afërsi të rrethrrotullimit që kryqëzohet me rrugën “Teuta”, makina u përplas dhunshëm me një motoçikletë. Fatos Hila, 26 vjeç, vdiq në vend. Kjo grua e pa me sytë e saj ngjarjen nga fillimi deri në fund.
-
VIDEO
I dehur në timonë e duke kryer parakalime të rrezikshme në rrugë, telefonata e qytetarit çon në burg shoferin në Shkodër! Arrestohen edhe 9 drejtues të tjerë mjetesh
Pavarësisht kontrolleve të shtuara në rrugë, sërish duket se nuk ka një ndërgjegjësim nga shoferët në vend, ku çdo ditë gjobiten me dhjetëra prej tyre, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Me një njoftim për media, Policia Rrugore bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 10 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Rama në tunelin e Skërficës: Do shkurtojë me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë! Balluku: I aksesueshëm para sezonit turistik të ardhshëm
Kryeministri Edi Rama ka ndaluar të inspektojë punimet edhe në tunelin e Skarficës. I shoqëruar edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kryeministri bëri me dije se tuneli do të shkurtojë rrugën Tiranë-Sarandë me 3 orë. Më tej ai theksoi se ky investim do ndikojë pozitivisht në ekonominë e zonës pasi do të thith investime të mëdha në agroturizëm, blegtori e bujqësi.
-
VIDEO
Zbulohet skema e mashtrimit 4 mln euro! Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online, 4 në pranga (2 të huaj dhe 2 shqiptarë) 8 në kërkim
Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, kryesisht nga Kameruni dhe Nigeria është shkatërruar, të cilët nëpërmjet mashtrimit kompjuterit kishin arritur që të përfitonin 4 mln euro. Ky grup kriminal vepronte në Shqipëri prej 2 vitesh, teksa kanë rënë në pranga 4 persona si edhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se fatmirësisht paratë janë rikthyer te bizneset duke minimizuar dëmin dhe viktimat.
-
VIDEO
Koordinatorja e platformës ‘Gati për Shqipërinë’, Bora Muzhaqi ironizon Rovena Vodën: Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë ‘arkat e peshkut’
Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatorja e nismës ‘Gati për Shqipërinë’, ka dhënë disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë. Zv.ministrja Muzhaqi gjatë konferencës ka ironizuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune
-
VIDEO
Rama publikon videon si po transformohet kalaja e Ali Pashë Tepelenës: Mbresëlënëse
Me qëllimin për tu kthyer në një qendër turistike dhe për të mbledhur mijëra turistë në këtë zonë Kalaja e Ali Pashë Tepelenës po i nënshtrohet një rikonstruktimi. Kryeministri Edi Rama ka ndaluar edhe në kala nga ku na treguar ndryshimet që po pëson falë investimeve që janë ndërmarrë. Për Ramën, ky ndryshim është mbresëlënës duke theksuar se po kthehet në një atraksion turistik dhe në burim fitimi jo vetëm për individët e zonës, por edhe për ekonominë e vendit.
-
VIDEO
Shembet godina e vjetër e UKT-së, në vend të saj nis ndërtimi i një shkolle të re në Tiranë, Veliaj: Është kantieri i 20-të, super lajm për zonën e Medresesë
Në Njësinë 8 ka nisur puna për ndërtimin e një shkolle të re, në të njëjtën hapësirë kur dikur ekzistonte një shkollë, e cila më vonë ishte kthyer në zyra për administratën e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës. Pas dëmtimit që pësoi edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kjo godinë do t’i lërë vendin një shkolle moderne, aq të domosdoshme për zonën, e cila është mbipopulluar vitet e fundit
-
VIDEO
Rama inspekton përfundimin e rrugës Salari-Nivicë: Duhet promovuar turizmi që të shijojmë pamje të jashtëzakonshme
Pas inspektimit të rrugës që lidh Tepelenën me Vlorën, kryeministri Edi Rama ka bërë një ndalesë në aksin rrugor Salari-Nivicë, në të cilin kanë përfunduar të gjitha punimet. Gjatë inspektimit me keun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçin, kreyeministri u shpreh se tashmë me këtë rrugë duhet promovuar turizimi pasi këto pamje të mrekullueshme do të mahnisin të gjithë udhëtarët. Madje, ata do të kenë edhe një arsye më shumë për tu kthyer përsëri sepse aksi Salari-Nivicë së bashku me akset Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç si dhe me Lotin 3 të rrugës së Lumit të Vlorës do të përfundojnë pranverën e ardhme dhe do të lidhin perlat e Shqipërisë që akoma nuk janë zbuluar.
-
VIDEO
Kritikat e Bejkos për votat në Gjirokastër, Tritan Shehu për Report Tv: Nuk i shërbejnë PD, të jetë më i kujdesshëm! Pranon dështimin me aleatët: Nuk funksionoi bashkëpunimi
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, në Gjirokastër, Tritan Shehu thotë se në këtë qytet të gjithë luftuan për votën e PD-së dhe kjo gjë solli një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor. Duke ju përgjigjur, kritikave të anëtarit të Këshillit të PD-së, një ditë më parë në studion e Report Tv, Roland Bejkos, i cili tha se dega në Gjirokastër bënte fushatë për të parin e listës, Shehu tha këto kritika nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. Madje ai e këshilloi që të jetë më i kujdesshëm në prononcime. Shehu pranoi se me aleatët nuk funksionoi bashkëpunimi, ndërkohë që shtoi se fakti që nuk ishin në një listë të përbashkët me LSI-në bëri që të humbnin shumë vota.
-
VIDEO
Karaburun/ Një skaf me 6 persona në bord rrezikon të mbytet në shpellën e Haxhi Alisë, shpëtojnë mrekullisht pushuesit
Pushimet për 6 turist për pak kanë përfunduar në mënyrë tragjike. 6 persona kanë rrezikuar që të mbyten në shpellën e Haxhi Alisë, pasi skafi me të cilin po udhëtonin ka pësuar një defekt teknik e për pasojë është përplasur me shkëmbinjtë.
-
VIDEO
Eric, 17-vjeçari mjeshtër i shkencave kompjuterike që u mëson shqiptarëve kodimin
Një 17 vjeçar me prindër shqiptarë por lindur dhe rritur në SHBA, njohuritë e tij në shkencat kompjuterike po ua ofron të rinjve nëTiranë. Ai quhet Erik dhe me ndihmën e pedagogëve amerikan organizon kurse verore falas për tu mësuar gjuhën e programimit bashkëmoshatarëve të tij shqiptarë