-
VIDEO
Kangjellat anash rrugëve, Veliaj reagon ashpër: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze të lobuara nga lokalet dhe lavazhet
Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve. Veliaj tha se kangjellat mbrojtëse janë aty sepse shpëtojnë jetën e qytetarëve.
-
VIDEO
Harrojeni deputeten e 'kërpëratave', videoja epike e Xhelal Mziut që nuk di të lexojë, deputeti i ri i PD-së me titullin 'Doktor' dhe krahu i djathtë i Bashës
Harrojeni Majlinda Halilajn, e njohur ndryshe si deputetja e 'kërpëratave', simbol i mediokritetit dhe analfabetizmit të një pjese ligjvënësish të Parlamentit aktual, 'cilësi' këto të demostruara gjatë një fjalimi plot gafa për ligjin e korporatave. Halilaj, e cila zëvëndësoi Lulzim Bashën në Kuvend, duke se do të ketë një pasues të denjë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator. Dhe jo një pasues dosido, por me titullin 'Doktor'. Ai është Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulzim Bashës, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës.
-
VIDEO
Rusi, veterani i Luftës së Dytë Botërore mposht COVID-19: Rilinda në moshën 102-vjeçare
Një veteran rus i Luftës së Dytë Botërore në moshën 102 vjeçare ka mposhtur COVID-19, ka deklarua se ka rilindur sërish.
-
VIDEO
Personazh/ Mulliri 150-vjeçar që 'mban me bukë' dibranët! Mullixhiu Ismet Hidri: Është traditë, nuk e lë sa të jem gjallë, e kam trashëguar nga gjyshi
DIBËR-Ruajtja e traditës dhe trashëgimi brez pas brezi mbetet një nga pasuritë e shqiptarëve, nga jugu në veri. Report TV sjell historinë 150-vjeçare që i ka mbijetuar kohës. Ky mulli shekullor në fshatin Valikadhë të Njësisë Administrative Zërçan në Dibër,u ka shërbyer banorëve të këtij qyteti që në kohën e mbretit Zog, në komunizëm e demokraci.
Ismet Hidri rrëfen se si fillimisht në këtë mulli punoi gjyshi i tij për 50 vjet më e radhe, ndërsa e trashëgoi tek i biri, për t’u menaxhuar së fundmi nga vetë ai.
-
VIDEO
Qeveria me plan të ri menaxhimi në vjeshtë për situatën e COVID, pritet përkeqësim! Rakacolli: Po punojmë për të bërë edhe një fushatë vaksinimi për gripin
Autoritetet shëndetësore po bëjnë gati planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Deklarata u bë në Report Tv nga Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli
-
VIDEO
Kosova siguron medaljen e parë të artë në “Tokio 2020”, xhudistja Distria Krasniqi mund në shtëpinë e saj japonezen
TOKIO- Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë. Sportistja 25-vjeçare mposhti në finale vendesen nga Japonia Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike për Kosovën.
-
VIDEO
Rikthehet i nxehti afrikan, të mërkurën temperaturat arrijnë mbi 40 gradë!
Fundjava sjell temperatura perfekt për pushuesit, ndërsa të mërkurën rikthehet i nxehti afrikan ku priten temperatura mbi 40 gradë celcius. Meteorologia Adiola Bani tha në Report TV se duke filluar nga e diela do të ketë rritje temperaturash.
-
VIDEO
Iu gjetën 5 doza kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij
ELBASAN-Djali i ish-liderit të dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari u arrestua nga policia mbrëmjen e së premtes, pasi në makinën ku ai udhëtonte policia gjeti kanabis.
Ngjarja rrodhi gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore në aksin Elbasan-Metalurgji ku gjatë kontrollot në automjetin "Audi", u gjetën 5 doza cannabis sativa.
-
VIDEO
Veliaj publikon pamjet e lagjes së re te “5 Maji”, Veliaj: . 3500 apartamente, s’ka kohë për pushim
Me 3500 apartamente të reja, lagjja e re që po ndërtohet tek “5 Maji” do të jetë jo vetëm një nga më të mëdhatë, por dhe një nga më modernet.
-
VIDEO
Zhvatën 4 mln euro nëpërmjet mashtrimit online, dalin para gjykatës 4 të arrestuarit
Sot gjykata pritet që të japë masën e sigurisë për katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh. Prokuroria kërkon mbylljen ne qeli për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni
-
VIDEO
Pezullim i linjës me Italinë, dëm ekonomik Portit të Vlorës! Skëndaj për Report Tv: Jemi me sytë nga vendimi i fqinjëve por ka përmirësim krahasuar me vitin e kaluar
Në Portin e Vlorës ka një situatë në përmirësim sa i përket fluksit të udhëtarëve por është ende larg nga pritshmëritë. Kjo për shkak të pezullimit të lëvizjeve të lira me Italinë. Gjatë një interviste për Report Tv, kreu i degës së përpunimit në Portin e Vlorës Festim Skëndaj detajon situatën prej fillimit të korrikut.
-
VIDEO
Me armë, drogë dhe me precedent të mëparshëm penal, arrestohen 3 të rinj në Lezhë! Në pranga edhe një 32-vjeçar nga Korça, iu gjet një automatik në makinë
Policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet në disa qytete nga veriu në jug, pas informacioneve në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë në makinë.
Një 37-vjeçar nga Shkodra, Endrit Lohja, u arrestua nga policia e Lezhës që e ndaloi për një kontroll në automjet, duke i gjetur një pistoletë me një krehër me fishekë.