-
VIDEO
Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e Reformës në Drejtësi! BE do japë dhe 9 mln euro për mbështetje
Duke e cilësuar Reformën në Drejtësi si çështjen më të rëndësishme të BE-së, ambasadori Luigi Soreca ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e saj.
"Kur ka vullnet gjendet një mënyrë. Është koha të fitojmë besimin e publikut. Implementimi kërkon përgjegjshmëri dhe dialog të intensifikuar. Kërkon vullnet për të bashkëpunuar. Implementimi kërkon forcë dhe pragmatizëm, kompetencë dhe lidership. Kërkon të ngrihesh dhe të provosh sërish. Kompetenca është aftësia për të aplikuar standardet e BE. Kërkoj më shumë bashkëpunim, më shumë lidership nga të gjitha anët e politikës dhe institucionet e drejtësisë dhe shoqëria civile. Strategjia e re drejtësisë që do diskutojmë sot, do të ngejë reformën në një shkallë më të lartë. Strategjia është një tur i rëndësishëm për bashkëpunim. Reforma në drejtësisë është çështja më e rëndësishme e BE dhe SHBA në Shqipëri dhe ne e mbështesim atë në të gjitha format. Po vijnë edhe 9 milion euro të tjera si mbështetje", tha Soreca.
-
VIDEO
Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, është garantuar paanësia! Rezultatet e SPAK domethënëse
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur, e ndërsa theksoi se lufta nga korrupsioni po ecën me ritme të larta. Megjithatë, ajo evidentoi dhe sia sfida me të cilat po përballet Reforma në Drejtësi 5 vite nga themelimi i saj.
-
VIDEO
Po i sillte në Shqipëri, kapet në Shkodër me 494.785 euro në makinë 48-vjeçari banues në Itali
Një shumë e madhe eurosh është sekuestruar në Shkodër.
‘Sekuestrohen 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Muriqani".
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat shtetasi Rudolf Radi nuk i kishte deklaruar.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.’- njofton policia.
Në përditësim...
-
VIDEO
Po i sillte në Shqipëri, kapet në Shkodër me 494.785 euro në makinë 48-vjeçari banues në Itali
Një shumë e madhe eurosh është sekuestruar në Shkodër. ‘Sekuestrohen 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Muriqani".
-
VIDEO
Arrestim spektakolar në Kurbin nga policia me Dron!
Vijojnë operacionet nga Policia e Kurbinit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Vihet në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës. Kapja, pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, arrestohet në flagrancë fqinji i tij, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë" dhe "Përkrahja e autorit të krimit". Shërbimit e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur që pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me anë të dronit të kapnin dhe të arrestonin shtetasin: Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Shtypi i ditës dhe ju me Elda Lamja/ Edhe gazetarët në 'sitën' e SPAK,krimi ka futur duart në media?
Edhe gazetarët në 'sitën' e SPAK, krimi ka futur duart edhe në media?
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 23 korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Rama, Vuçiç e Zaev gati për Ballkanin e ri Europian, deri tek lufta brenda PS-së, apo kërkohet koka e Subashit në Fier!?
-
VIDEO
Gërryen shtratin e lumit Mat, arrestohet pronari ekskavatorit, në hetim dy kamionistët! Ndiqet penalisht edhe inspektori për Ujërat në Drejtorinë e Mjedisit në Lezhë
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për shkatërrim të mjedisit dhe gërryerje të shtratit e lumi Mat, në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrolleve në shtratin e lumit Mat është arrestuar pronari i ekskavatorit shtetasi Artur Lika, 40-vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit.
-
VIDEO
Rikthehen rastet me Covid në Kukës
Pas afro dy muaj pa asnjë rast infektimi, Covid-19 është rikthyr sërish në Kukës. Drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, Hasan Halilaj në një intervistë për Report Tv u bëri thirrje qytetarëve të vaksnohen për tu mbrojtur nga virusi.
-
VIDEO
Ngjela: Berishën nuk e lë “dekriminalizimi”të futet në Kuvend-Qeveria e re?Ja si duhet…
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi bilancin 5 vjecar të reformës në drejtësi si dhe një analizë rreth sezonit politik. I ftuar në studio avokat Spartak Ngjela. Në pjesën e dytë u trajtua operacioni “Shpirti”dhe zgjerimi i hetimeve nga SPAK. Të ftuar në studio gazetarët Ylli Pata dhe Adriatik Doçi.
-
VIDEO
Humbin në pyllin e Llogarasë çifti nga Franca, lëshojnë sinjal SOS! Policia nis kërkimet, kontrolle edhe me dron
Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur rrugën nëpër pyllin e Llogarasë. Çifti nga Franca janë nisur orët e para te ditës nga shtigjet e Llogorasë për të dalë ne malin e Karburunit dhe më pas për te zbritur në gjirin e Gramës në Karaburun.
Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe punonjës policie si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll.
-
VIDEO
Situata në Fier/ Avokati në Report TV: Boom korrupsioni në Fier, SPAK të veprojë! Mafia e tokave është problem i madh
Pas deklaratave të deputetit socialist Petro Koçi i cili është thirrur nga SPAK të dëshmojë për akuzat për korrupsion në Fier edhe avokati Kujtim Cakrani tha se SPAK duhet të hetojë korrupsionin me tenderat pa garë në bashkinë e Fierit si dhe pronat që vidhet nga mafia përmes falsifikimit të dokumenteve.