-
VIDEO
Situata e Covid në Europë dhe certifikata e vaksinimit flet mjeku i Formula 1 Kamberi
-
VIDEO
2 turqit vizitojnë Shqipërinë për herë të parë: Dua të njohim historinë dhe kulturën e vendit! Shumë kërkesa në Aeroportin e Kukësit dhe nga kosovarët
Çmimet e lira me të cilat operon Aeroporti Zayed-Flatrat e Veriut, ka rritur ndjeshëm udhëtimet nga Stambolli drejt Shqipërisë. Dy të rinj nga Turqia zgjodhën që për herë të parë në vendin tonë të vijnë me linjën Stamboll-Kukës.
-
VIDEO
Pas Francës edhe Italia kërkon certifikatën e vaksinimit për një sërë aktivitetesh
Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, në veçanti nga frika e variantit Delta, Italia duke nisur nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit për të qenë në gjendje për të kryer një sërë aktivitetesh.
-
VIDEO
Kraja kërkon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK: Problemet nuk zgjidhen me mandat të kufizuar
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paraqitur punën e bërë nga institucioni që ai drejton, e ndërsa ka parashtruar edhe disa problematike. Së pari ka kërkuar ambiente për anëtarët e BKH-së, një problematike e artikuluar prej tij shpesh në daljet publike si edhe ka kërkuar zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK, ku aktualisht është 9 vite, pa të drejtën për t'u rizgjedhur.
"Për SPAK ka qenë një vit intensiv, po jepen produkte konkrete, shihet te pritshmëritë në raport me partnerët, shihet në raport me publikun, ka një rritje të besimit të njerëzve, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që mes pritshmërisë dhe realizimit janë dy koncepte të ndryshme , ka ardhur koha të hedh 2 momente që lidhen me punën tonë, nevojën për një ambient të përshtatshëm për BKH, të ulemi dhe të gjemë një zgjidhje, momenti i dytë është mandati i kufizuar për prokurorët e SPAK dhe të anëtarëve të BKH-së", tha Kraja.
-
VIDEO
Ambasadori gjerman Zingraf: Në parlamentin e ri palët të punojnë për Reformën Zgjedhore, ka gjëra që nuk zgjidhën! Negociatat me BE? Pyetje 1 mln dollarëshe
‘Opozita dhe maxhoranca duhet të punojnë për të vijuar Reformën Zgjedhore, në parlamentin e ardhshëm, pasi ka ende gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar’. Kështu tha nga Korça, ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, teksa u pyet në lidhje me paralajmërimin e opozitës se do të kërkojnë një reformë në re Zgjedhore dhe Territoriale
-
VIDEO
Çela: Situata në disa prokurori e rënduar nga vakancat, pritet përkeqësim në vjeshtë! Harta e re gjyqësore të ndryshohet urgjent! Të shkojmë drejt dosjeve hetimore online
Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar ndryshim urgjent të hartës së re gjyqësore, ku KLGJ ka prezantuar që 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Ai nuk është dakord me të duke thënë se duhet ndryshuar urgjentisht, e ndërsa tha se situata në disa prokurori është e rënduar për shkak të vakancave.
-
VIDEO
Sadushi: Puna në Gjykatën e Lartë nuk është me aq e pashpresë! Duhen më shumë këshilltarë dhe ndihmës ligjorë se gjyqtarë që drejtësia të jetë më efikase
Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar se puna në Gjykatën e Lartë nuk është më aq e pashpresë sa ishte në fillim, ku gjyqtarët i prisnin në stok mbi 36 mijë dosje. Ai foli për punën e bërë nga ky institucion, e ndërsa vuri theksin se sipas tij që një drejtësi të jetë më e mirë duhen më tepër këshilltarë dhe ndihmës ligjor, sesa gjyqtarë.
-
VIDEO
Zjarr në një kodër me ullinj në fshatin Shelegar të Sarandës, flakët rrethojnë banesën! Në vendngjarje vetëm 1 zjarrfikëse
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në një fshat të Sarandës i quajtur Shelegar. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv po digjet një sipërfaqe toke me ullishte nga ku është rrezikuar edhe një shtëpi aty pranë.
-
VIDEO
I vuri flakën barit që të hapë tokën djerrë, del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, rrezikon të djegë dy biznese
LUSHNJE- Një zjarr ka rënë në një zonë industriale në qytetin e Lushnjes. Një person ka tentuar të djegë barin e thatë në një sipërfaqe djerr, ndërkohë që situata i ka dalë jashtë kontrollit.
Flakët kanë rrezikuar të djegin një zdrukthari aty pranë dhe një pikë shpërndarje të pijeve freskuese.
-
VIDEO
5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Tusha: Në 5 vitet e ardhshme Gjykata Kushtetuese me godinë të re, me një sallë me dinjitoze
Në fjalën e saj në tryezën për 5-vjetorin e miratimin e Reformës në Drejtësi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka dhënë shifra duke thënë se edhe pse me një trup të pa plotësuar totalisht dhe krejtësisht të re, kjo Gjykatë përgjatë kësaj kohë ka shqyrtuar 120 çështje. Ajo vlerësoi pozitive vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj kjo gjykatë ka nevojë për një sallë dinjitoze.
"Formula e re e anëtarëve të gjykatës dhe përcaktimi në mënyrë më të detajuar të kritereve që duhet të plotësojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i kësaj formule bëri të mundur që të emëroheshin 3 anëtarë të GJK dhe në dhjetor 3 anëtarë të tjerë duke plotësuar vakancat e presidentit dhe Kuvendit, ndërkohë që mbeten ende vakancat e ardhura nga Gjykata e Lartë. Ndryshimet prekën edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, Gjykata nuk ka ende një vendimmarrje për kërkesat individuale, pasi kërkuesit nuk kanë mundur të plotësojnë kërkesat paraprake, që ka të bëjë me shterimin e mjeteve juridike. Ndonëse para sfidës së një trupe të pa plotësuar tërësisht dhe një trupë të re, ka kryer një punë voluminoze, përgjatë këtij viti kemi shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin. Ajo ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura dhe i ka dhënë vendimet e arsyetuara brenda afatit, përveç synimit parësor, Gjykata i ka dhënë të njëjtën rëndësi miratimin e akteve të brendshme të saj. Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj. Dallimi mes nevojave të gjykatës he shkallës së miratimit të tij, vazhdon të rritet në këtë kuptim do të vlerësoja pozitive çka u prezantua sot nga Ministria e Drejtësisë, për ndërtimin e një godine për Gjykatën Kushtetuese për 5 vitet e ardhshme", tha Tusha.
-
VIDEO
Ibrahimi: Më shumë bashkëpunim mes institucioneve të reja të Drejtësisë! Metani: Koha për të dhënë rezultate
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi vuri theksin te bashkëpunimi mes institucioneve të reja të drejtësisë.
"Vetë pamja e përfaqësuesve të institucioneve të rreshtuar tregon shumë qartë që arkitektura e re e sistemit të drejtësisë është komplekse, por inteligjente. Megjithatë, ajo sjell në plan të parë nevojën për koordinim, duhet të mësojmë të ndërveprojmë, strategjia që shtrohet sot është dokumenti që materializon edhe mënyrën se si do të koordinohemi me të ardhmen për rezultatet. Për të gjitha institucionet është koha për të dhënë rezultate dhe ne jemi duke e bërë, diku më të dukshme diku jo, është një moment i rëndësishëm që të kornizohet në një strategji të efekte", tha Ibrahimi.
Nga ana tjetër, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani tha se tani më është koha për të dhënë rezultate.
"Iku epoka e ngritjes së institucioneve, është koha e rezultateve për të justifikuar besim,n te drejtësia, kjo është sfida e së ardhmes", tha Metani.
-
VIDEO
Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! Disa nuk kanë dashur që Reforma në Drejtësi të ndodhë dhe po tentojnë ta bllokojnë! Vazhdoni para, SHBA do t'ju mbështesë
Në kuadër të 5 viteve të Reformës në Drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim, tha se është ecur shumë para dhe se tashme reforma ka dhënë rezultate e para. Kim tha se tashmë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe se kanë dhënë rezultate me veprimet e tyre, ndërkohë që shtoi se edhe vettingu ka shkulur nga sistemi i drejtësisë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
Ambasadorja amerikane theksoi në fjalën e saj se ende ka njerëz që nuk duan që kjo Reformë të ecë para, dhe se shumë duan që ta bllokojnë vazhdimin e saj. Diplomatja amerikane tha se është puna e gjithsecilit që të vazhdojë të çojë para këtë Reformë ndërkohë që konfirmoi se SHBA do të jetë në krah për të mbështetur Shqipërinë gjithmonë.