-
VIDEO
Vijon të digjet pylli me pisha në fshatin Gjorgos në Fier, zjarrfikësit hasin vështirësi për shuarjen e tij për shkak të terrenit
Prej më shumë se 24 orësh vijon që të digjet pylli me pisha në fshatin Gjorgos në Fier. Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme malore, është i vështirë që të shuhet nga zjarrfikëset për shkak të terrenit të vështirë. Në këto kushte është ndërhyrë në mjete rrethanore për shuarjen e vatrës së zjarrit
-
VIDEO
Fasonët në krizë, ngrejnë 'alarmin SOS': Të mundësohen punonjës nga jashtë! Eksperti tregon arsyet: Shqiptarët preferojnë më mirë të jenë të papunë sesa të paguhen pak
Fasonët nuk po gjejnë punonjës. Ky sektor është ndër kategoritë që ka ngritur 'flamurin e kuq' dhe është në krizë sa i përket krahut të punës. Shqipëria është një vend i avantazhuar për zhvillimin e këtij biznesi më së shumti për shkak të krahut të lirë të punës por edhe ky avantazh nuk ekziston më.
-
VIDEO
Frenon makinën sepse i doli para keci, përplaset kokë më kokë me ‘Toyotën’, shpëton mrekullisht familja me 5 anëtarë në Lushnje
Një aksident me dëme materiale, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, ku ka shpëtuar mrekullisht një familje me 5 persona që udhëtonte me një mjet tip ‘Toyota’.
Një makinë tip ‘Ford’ ka frenuar dhe i ka dalë para makinës tip ‘Toyota’, pasi i kishte prerë rrugën një kec. Për të shmangur kafshën, drejtuesi i mjetit ka frenuar dhe më pas është përplasur me makinën me 5 anëtarë.
-
VIDEO
Zhvatën 4 mln euro online, bizneset mashtruese në QKB janë ende aktive, me adresa jo reale! Skema që përdorën dhe këshillat e ekspertëve
Edhe pasi policia goditi grupin që përmes mashtrimit kompjuterik arriti të vjedh 4 milionë Euro, disa biznese fiktive të hapura nga shqiptarët dhe kamerunasit janë ende aktive në QKB megjithëse në adresat e dhëna nuk ka zyra apo ambiente të tjera. Eksperti Besmir Semanaj shpjegoi në Report TV se mashtrimi në nivele të tilla nis nga një gabim njerëzor, ndaj duhet shmangur interneti në ambiente publike.
-
VIDEO
Bashkia Tiranë prezanton linjën e re të autobusëve për qytetin ‘Go Green’
Tirana tashmë do të ketë linjën e parë të transportit të gjelbërt publik.
Bashkia Tiranë pritet të prezantojë sot linjën e re të autobusëve për kryeqytetin.
-
VIDEO
Kush do të jetë kabineti 'Rama 3' dhe poetja Açka një 'flutur' në Kuvend
Kush do të jetë pjesë Kabinetit “Rama 3” dhe prioritetet e kabinetit qeveritar ne mandatin e tretë të PS në Qeveri? Flet Kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati përballë analistëve Agim Baçi dhe Plator Nesturi Një poete, shkrimtare dhe gazetare në Kuvend. Flutura Açka, ky zë i elitës intelektuale nga shtatori ulet në sallën e Parlamentit. Sfidat e shkrimtares në podiumin e demokracisë. Një intervistë ndryshe me Flutura Ackën, me ndêrhyrjen në skype të Fatjona Mejdini dhe Bledian Koka
-
VIDEO
Flutura Açka përlotet në 'Pa protokoll' për të birin e ndjerë: Njeri i bukur që më tregoi si përballohet vdekja
Në fund të intervistës në 'Pa protokoll', Flutura Açka, foli edhe për djalin e saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta pa mbushur 18-vjeç nga një sëmundje e rëndë.
E përlotur Açka ka kujtuar ditët e fundit, duke thënë se Jerin në fund të jetës tregoi një forcë të madhe, një njeri i bukur që diti si të përballojë jetën.
"Tani që ka kaluar ca kohë nuk qaj dot më por nuk mbushem dot me frymë! Dhimbja tashmë është në një stad tjetër", tha ndër të tjera.
-
VIDEO
Aksident në Tapizë të Fushë Krujës, përplasen 2 automjete, ndërron jetë 60-vjeçari! Plagosen 2 persona
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 22:00, në Tapizë, ku u përfshinë 2 automjete.
-
VIDEO
Flutura Açka akuza: Në Elbasan PS grabiti mbi 45 mijë vota! PD ra në ‘grackën’ e Kodit Zgjedhor, në terren pati ‘betejë’ mes vetes
Poetja Flutura Açka do të jetë për herë të parë në Kuvend në shtator, ndërsa u zgjodh deputet e PD në Elbasan. E ftuar në ‘Pa Protokoll’ ajo nuk kurseu akuzat ndaj PS-së, ku tha se në Elbasan u ‘grabitën të paktën 45 mijë vota. Sipas Açkës, PS bleu vota në lagjet periferike të Elbasanit në një fushatë disa mujore.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët mali i Dukatit, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e tij
Përfshihet nga flakët mali i Dukatit, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e tij.
-
VIDEO
Erdhi në jetë nga një përdhunim, mesazhi që i jep familja në ’Pa Gjurme’: Nënën tuaj e vrau...
Një fëmijë erdhi në jetë nga një përdhunim. Një dramë e cila rëndoi shumë familjen Veliu nga Grabani i Lushnjes, pasi vajza e madhe Xhemile Veliu me probleme të shëndetit mendor u abuzua seksualisht në moshën 16-vjecare, nga një bashkëfshatar identiteti i të cilit nuk u mësua kurrë. Kjo është një nga ato histori nga dhjetra ndoshta të tilla që u mbajtën dhe nuk u denoncuan kurrë në atë kohë. Arbene Veliu erdhi në jetë në fund të vitit 1972 dhe kërkohet nga kushërira e parë e saj, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Si një kërkesë nga nëna e saj Thëllënza Kruja kërkon ta bashkojë me mbesën, duke marr përsipër t’i realizojë ëndrrën më të madhe të saj. Historinë e mësoi nga nëna e saj, ndaj kushërira është në kërkim të kushërirës. Edhe pse në rrethana dramatike Xhemilja e mbajti fëmijën, ajo qëndroi 9 muaj me radhë e izoluar në shtëpi, për ta fshehur këtë shtatzëni. Foshnja u lind në maternitetin e Lushnjës, dhe u la aty. Familjarët kanë mësuar se më pas u transferua në shtëpinë e fëmijës Vlorë, nga aty ku dyshohet se u birësua. Kjo ngjarje la një vragë të thellë në familjen Veliu, e cila nga turpi, për t’i shpëtuar opinionit u detyrua të largohej në një tjetër fshat, në Plug. Thëllënza kërkon të rindërtojë këtë zinxhir të shkëputur me Arbene Veliun. Nëna që e lindi ndërroi jetë në moshën 35-vjecare.
-
VIDEO
Policia dhe SPAK 'në sitë' kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit'! Serish nuk gjenden vetëm banane, por kapen 6.5 kg kokainë të tjera! E treta herë që zbulohet me drogë
'Alba Exotic Fruit' kapet serish me kokainë në Portin e Durrësit. 6.5 kg të tjera kokainë i janë kapur nga kontejnerët që vijnë me banane nga amerikane latine. Më 13 korrik iu kapen 11 kg e 650 gramë kokainë ndërkohë që rezulton e përmendur edhe në vitin 2019, kur në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.