-
VIDEO
Vijojnë përmbytjet në Kinë, shkon në 33 numri i viktimave
Situata e përmbytjeve në Kinë vazhdon të jetë e rëndë, ku të paktën deri tani kanë humbur jetën 33 persona dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje të riun sot në Kamëz, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij! Tentuan të fshinin provat në vendin e ngjarjes! Dëshmitarja: Makina ishte me shpejtësi marramendëse
Një efektiv policie është venë në pranga pasi ka përplasur vdekje një 26 vjeçar, në Kamëz. SHÇBA ka arrestuar Roxhers Milkurtin, 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.
Arrestimi i tyre u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.
-
VIDEO
Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut
22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. Report Tv ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.
-
VIDEO
Rruga që lidh Tepelenën me Vlorën hapet në shtator, Rama iu paraprinë kritikëve: E ngushtë? Kështu janë në të gjithë Europën
Në shtator do të hapet rruga Dukaj-Sinanaj, që lidh bashkinë e Tepelenës me bashkinë e Vlorës. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, teksa ishte duke inspektuar punimet së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.
-
VIDEO
Në përgjimet e operacionit 'Shpirti' dhe 1 gazetar, paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar në emisione të rivalëve! E fundos i 'penduari'
TIRANË- Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni 'Shpirti'. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të dyshuar si pjesë e grupit edhe gazetarë shqiptarë që lobonin për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve.
Që do të thotë, gazetari paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar të kundërshtarëve të tyre. Gjithçka është zbuluar nga 'i penduari' i drejtësisë i cili ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.
-
VIDEO
‘Gati për Shqipërinë’, zv.ministrja Arsimit, Bora Muzhaqi ironizon Rovena Vodën: Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë ‘arkat e peshkut’
Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatorja e nismës ‘Gati për Shqipërinë’, ka dhënë disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë. Zv.ministrja Muzhaqi gjatë konferencës ka ironizuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune
-
VIDEO
Vlorë, të shtëna me armë zjarri në plazhin e Zvërnecit pas një sherri të çastit
VLORË- Të shtëna në ajër me armë zjarri janë raportuar në Zvërnec të Vlorës. Burime për Report Tv bëjën me dije se është qëlluar tre herë në ajër nga një person me motorr. Të shtënat kanë ndodhur pas nëj konflikti të çastit.
-
VIDEO
Zbulohet skema e mashtrimit 4 mln euro! Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online, 4 persona në pranga (2 të huaj dhe 2 shqiptarë)
Operacion i rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi me vlera të mëdha që kapin shifrën e 4 mln euro. Nga të arrestuarit, 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Janë shpallur në kërkim 8 persona, është proceduar dhe një në gjendje të lirë. Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin qytetarët nëpërmjet pagesa online.
"Operacioni i koduar “PHISHING”, vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 8 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, realizuan operacionin policor “PHISHING”.
Pas një hetimi të nisur në vitin 2020, pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e hetimit të krimeve kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë regjistruar 2 procedime penale dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Pas kryerjes së hetimeve, Njësia “C” Hetimi i krimit kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e mëposhtme: -
VIDEO
Aleatët e Bashës kërkojnë kompensim, Celibashi: Nuk kanë kaluar prangun 1% në zgjedhjet e 25 prillit, s’pëfitojnë fonde
3 parti politike të cilat kanë kërkuar kompensim paszgjedhor të fondeve nuk kanë përfituar, pasi nuk kanë kaluar pragun prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Në një kërkesë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Legalitetin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, pjesë e PD AN kërkuan kompensim të fondeve paszgjedhjeve
-
VIDEO
Kanosi në gjyqtare, ndalohet 39-vjeçari! Momenti kur forcat e Policisë e shtrijnë në tokë
TIRANË- Një person është ndaluar pasi ka kërcënuar një gjyqtare në Tiranë. Ngjarja është regjistruar te 'Komuna e Parisit', teksa Report Tv sjell pamje nga momenti kur ai është shtrirë në tokë nga forcat e policisë në momentin e ndalimit.
Në pranga ka rënë Andri Leka, 39 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.
-
VIDEO
Fation Kuqari s’pyet për rregullat e qarkullimin rrugor, filmon veten duke ecur shpejtësi skëterrë mbi 215 km /h në autostradë
Të rinjtë e njohur nga ‘Reality Show’, nuk pyesin për rregullat e qarkullimit rrugor. Fation Kuqari, i njohur nga një emision televiziv, ka filmuar veten teksa thyen rregullat e qarkullimit rrugor, me shpejtësi skëterrë
-
VIDEO
Shpërthen gjatë natës në flakë pusi i naftës në Patos, momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e flakëve
PATOS- Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30. Kjo ngjarje është regjistruar në zonën e Dukasit në Patos.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pusi i naftës i përket kompanisë 'Albpetrol'. Menjëherë pas marrjes së njoftimit Forcat e Zjarrfikëses së Patos ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.