-
VIDEO
Pas disa orësh protestë, rinisin punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë! Banorët e Senicës marrin premtimin nga firma për ndërtimin e rrugës së fshatit të tyre
Pas disa orësh protestë, ku kishin bllokuar me gurë punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delivinë, banorët e fshatit Senicë kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre.
Banorët kanë marrë premtim nga firma e cila po kryen punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, se rruga e tyre për në fshat do të ndërtohet si dhe ujësjellësi i cili është shkatërruar do të rindërtohet.
Rruga tashmë është liruar dhe punimet po vijojnë normalisht.
‘Morën për sipër që të hedhin betonin për rrugën. Morëm një zgjidhje problemi të përciptë. Do të marrë zgjidhje kur të vijë prefekti dhe kryetari i bashkisë. Do të vijnë edhe ato që merren me procedurat e ujësjellësit’- u shpreh një banor.
-
VIDEO
Aplikantët për platformën 'Gati për Shqipërinë', Rama: Gati aplikacioni për të ndjekur online ecurinë e procesit
Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin 18 të nismës 'Gati për Shqipërinë' ku janë prezantuar të tjerë aplikantë të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë për Shqipërinë. Kryeminsitri Edi Rama aka bërë me dije se është bërë gati një aplikacion në mënyrë që të gjithë aplikantët dhe drejtuesit të kenë mundësi të ndjekin ecurinë e punës online.
-
VIDEO
Aplikantët për platformën 'Gati për Shqipërinë', Rama: Gati aplikacioni për të ndjekur online ecurinë e procesit
Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin 18 të nismës 'Gati për Shqipërinë' ku janë prezantuar të tjerë aplikantë të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë për Shqipërinë. Kryeminsitri Edi Rama aka bërë me dije se është bërë gati një aplikacion në mënyrë që të gjithë aplikantët dhe drejtuesit të kenë mundësi të ndjekin ecurinë e punës online.
-
VIDEO
Digjen 2 makina të parkuara pranë një karburanti, zjarri i përmasave të mëdha
FUSHË KRUJË- Dy makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm të cilat ishin parkuar pranë një karburanti. Report Tv sjell video ku shihet se flakët janë të përmasave të mëdha duke përbërë një rrezik, për shkak se janë shumë pranë një karburanti.
Nga sa shihet në video, zjarrfikësja nuk ka mbërritur ende, ku janë qytetarët që po përpiqen që të shuajnë flakët.
-
VIDEO
Denoncimi i qytetares: Më vuri pistoletën, ju tregoj hallin që më mundon prej 10 vitesh
-
VIDEO
Shtypi i ditës dhe ju me Elda Lamja/ Sot, 5 vite nga Reforma në Drejtësi, mendoni se janë realizuar
-
VIDEO
Kanabis në vazo lule, arrestohen babë e bir në Fier
FIER- Babë e bir janë arrestuar në Fier pasi janë kapur teksa kishin mbjellë kanabis në vazo lulesh.
Në pranga kanë rënë Gëzim Berisha dhe Afrim Berisha. Burime zyrtare i thanë Report Tv se babë e bir kishin mbjellë në vazo lulesh 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë. Arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve 2 mujore.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një banesë në Milot
Një zjarr ka rënë rreth orës 23.45 në Milot, Kurbin në banesën e shtetasit M.C, ku ka vetëm dëme materiale
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 22 korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi I ambasadores Yuri Kim: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm ndaj krimit, deri tek lëvizjet në PD, pas prerjes së kokave, tani është ora për servilët e kryetarit.
-
VIDEO
Banorët e Senicës bllokojnë punimet në rrugën Kardhiq–Delvinë, kërkojnë që ndërtimi i rrugës të shkojë deri në fshatin e tyre
Banorët e Senicës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë.
Banorët kërkojnë nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje daljes për në fshatin e tyre.
-
VIDEO
Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor, Komisariatit Dixhital i shtohen 2 rubrika të reja! Rama: Do mund të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik
Dhuna në familje është një nga problemet më të shumta me të cilën përballet shoqëria shqiptare, e si për të gjetur një mënyrë për ta çuar në nivelet minimale të saj, pasi zhdukja e këtij fenomenit duket e pamundur, Policia e Shtetit ka zgjedhur që të hap një kategori në aplikacionin Komisariati Dixhital. Risi është mundësia që i jepet denoncuesit që të komunikojë online me operatorin e sallës.
-
VIDEO
I vdes djali sapo mbërrin në shtëpi,shpërthen mes lotëve dhe akuzave babai i viktimës në ‘Pa Gjurmë’
Dyshimet që ngre pasi i biri ndërroi jetë sjellin në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report TV babain e tij Xhaferr Mulleti. I moshuari pretendon se një agjenci funerale në Tiranë i ka marrë atij lekët për t’i varrosur djalin sikur ai ishte me COVID, por në fakt djali i tij ka vdekur nga insuficienca respiratore. Ai e ka konsideron këtë një skandal duke e denoncuar publikisht në media. Por jo vetëm kaq, Xhaferri Mulleti shokon ndërsa shprehet se pa patur dijeni të ndjerin djalin e tij 40-vjeçar Florenc Mulleti, agjencia ia ka marrë në shtëpi, duke e tërhequr zvarrë nga kati i 6 në të parin. E ka të pamundur të largojë nga kujtesa, momentin e rëndë, kur para syve iu shfaqën shkallët u mbuluan me gjak, pasi i biri ishte dëmtuar duke e tërhequr zvarrë. Edhe pse ka bërë denoncim, sipas tij kjo dëshmi nuk është pranuar, ndërsa disponon edhe skedën e spitalit ku thuhet se djali i tij vdiq nga problemet me frymëmarrjen. I biri ndërroi jetë në 17 qershor 2020. Ai kishte qëndruar I shtruar në spital, për katër ditë, më pas ishte kthyer në shtëpi. Sipas Xhaferr Mulletit ai ka i paguar 1 milion e 140 mijë lekë agjencisë funerale “Univers”, ndërsa pretendon se është mashtruar prej saj. Në kartelën e pacientit, nga spitali, djali ka vdekur nga insuficienca respiratore, pra nuk ka patur COVID, por sipas babait agjencia funerale i ka mërrë para si për një pacient me Covid. I moshuari ndjehet i kërcënuar edhe pse tashmë i është drejtuar edhe Gjykatës.