-
VIDEO
Rikthehen vjedhjet në Bishan të Vlorës, asnjë në pranga, banorët: Autorët e njohin mirë zonën, jemi të pasigurt
Rikthehen vjedhjet e bagëtive të imta në Bishan të Vlorës. Të shqetësuar nga ky fenomen, banorët kërkojnë të merren masa, ndërsa kanë dyshime të forta se autorët e njohin mirë zonën.
-
VIDEO
10% e rasteve me COVID janë qytetarë të vaksinuar, ISHP: Sëmundjen e kaluan lehtë, pa nevojë për spital! Rastet e infeksionit kryesisht te të pavaksinuarit
Instituti Shëndetit Publik sqaron se rritja e lehtë e rasteve me COVID ishte e pritshme për shkak të sezonit turistik, 5% e rasteve pozitive me koronavirus janë të huaj që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri. Nga ana tjetër mes të infektuarve ka dhe qytetarë të vaksinuar por sipas ekspertëve e kanë kaluar virusin në formë të lehtë, pa shkuar në spital.
-
VIDEO
Rama nuk i kursen batutat me biznesmenin: 'Ju jeni mishngrënës të lindur'! Mbështetja nga AZHBR iu garanton hapjen e tregut me Lindjen e Mesme
Në një bashkëbisedim me një sipërmarrës nga Tepelena, i cili ishte duke ndërtuar një fabrikë të përpunimit të mishit, Rama nuk ka kursyer batutat, i cili tha me humor: 'Ju jeni mishngrënës të lindur'. Kryeministri më pas shtoi se ky standard po vendoset do i mbështesë në hapjen e tregut me vendet e Lindjes së Mesme.
-
VIDEO
Çaka: Në zgjedhjet e ardhshme do ketë dyfishim të buxhetit për partitë politike! Kodi Zgjedhor ka mangësi, palët politike të mblidhen për ta përmirësuar
Në zgjedhjet e ardhshmet buxheti për partitë politike për shpenzimin në fushatën zgjedhore do të dyfishohet. Ndarja ndërmjet buxhetit, në vitin e ardhshëm do të bëhet ndërmjet katër partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Social-Demokrate si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat arritën që të kalonin pragun me prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarët, partitë politike marrin 85 lekë
-
VIDEO
Më këmbët në timon dhe duart në celular duke drejtuar makinën, i riu nuk pyet për rregullat e qarkullimit në rrugë
Të rinjtë shqiptare vijojnë që të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Një video e cila është publikuar në rrjetet sociale, shfaqet një i ri, me këmbët në timon, duart në telefon, dhe duke ecur lirshëm në një rrugë, teksa shkëmbehet edhe me disa makina
-
VIDEO
U rindërtua shtëpia e familjarëve të ish-poetit të pushkatuar gjatë regjimit komunist Havzi Nelës, Veliaj: Puna nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike
Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, Bashkia e Tiranës ka rindërtuar edhe shtëpinë e familjarëve të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë
-
VIDEO
Roland Bejko bën analizën e humbjes: Kandidatët punuan për të parin në listë, ndryshe nga PS! PD ka mbajtur qëndrime të kundërta me ndërkombëtarët! 3 sfidat e Bashës
Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Kryesisë në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por "u luajt" gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrin të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë.
-
VIDEO
Kardinal Ernest Troshani uron besimtarët myslimanë: Zoti ju mbushtë me shëndet dhe begati! Paqe e bekime paçi gjithmonë
Kardinal Ernest Simon Troshani u ka dërguar një urim besimtarëve mysliman shqiptarë me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Kardinali bëri thirrje që të gjithë shqiptarët ta duan njëri-tjetrin e mos t’i ngushtojnë zemrat e tyre, por të ndihmojnë të varfrit. Kardinal Ernest Troshan Simoni shtoi duke thënë se dita e Kurban Bajramit është një ditë shembulli për tu bashkuar dhe për të ndihmuar të varfërit dhe ata që janë pa strehë.
-
VIDEO
Nxënësit e mjedisit mësim të hapur në Landfillin e Sharrës, njihen me menaxhimin e mbetjeve
Viti shkollor në Universitetin Politeknik dhe Universitetin Bujqësor u mbyll me një mësim të hapur mbi njohjen e menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe standardet mjedisore që aplikohen në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë. Landfilli i Sharrës është i vetmi vend në Shqipëri për studimet mbi energjinë e rinovueshme.
-
VIDEO
Transportonin emigrantë të paligjshëm, ‘shkatërrohet’ banda shqiptare me 7 anëtarë në Britani! Merrnin 25 mijë paund për person, i siguronin edhe punë
Një bandë shqiptare kriminale e cila transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme është “goditur” dhe arrestuar nga policia britanike.
-
VIDEO
Ambasadorja e Greqisë në Kakavijë: Bashkëpunimi me Shqipërinë do forcohet më tej në luftën e krimit të organizuar dhe kontrabandës
Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Sophia Philippidou ka qenë e pranishme në pikën kufitare të Kakavijës ku ka theksuar se kjo është një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Sipas saj siguria ndërmjet dy shteteve do të forcohet edhe më shumë kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar.
-
VIDEO
Yuri Kim nga Kakavija: Mbrotja e kufijve e rëndësishme për sigurinë globale, të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale. Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur duke mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.