-
VIDEO
Covid-19/ Rakacolli: Ka dyshime të forta se varianti Delta ka mbërritur, sa më parë vaksinohuni
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi rritjen e rasteve me Covid-19 në Shqiperi, virusi qarkullon por nuk vret më prej më shumë se 20 ditësh. Europa dhe SHBA në panik nga varianti Delta po në Shqipëri cila është situata përsa i përket variantit Delta? Të ftuar në studio Prof. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit teknik dhe Ilir Alimehmeti, epidemiolog. Në lidhje skype nga Madridi Prof.Kita Sallabanda dhe lidhje live nga lungo-mare e Vlorës gazetari Armand Xhelili. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi temën “merkato e ministrave”, kush ikën dhe kush vjen. Në studio gazetari Bledi Mane.
-
VIDEO
Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s'do jetë si e vitit të kaluar
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në 'Repolitix', Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi dhe njerëzit nuk vihen në alert. Por megjithë rrezikun e variantit Delta, epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t'i ngjajë aspak asaj të kaluarës, ku pavarësisht se do të ketë rritje të infeksionit, por jo në forma të rënda.
-
VIDEO
Policia shpëton një gjerman dhe një brazilian në Himarë, kishin dalë në det me kanoe
Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas të huaj në zonën e plazhit të livadhit në Himarë. Shtetasit rreth 30 vjeç kanë qenë me kanoe , ndërkohë që deti me dallgë ka bërë që dy të huajt të rrezikoheshin seriozisht.
Është njoftuar policia kufitare e Vlorës e cila ka shkuar në ndihmën të tyrë duke i shpëtuar dhe i ka nxjerrë në breg shëndosh e mirë.
-
VIDEO
Kita Sallabanda nga Spanja: Shqipëria, masa më pak kufizuese dhe situatë më pozitive! Duhet studiuar si e bëri vaksinimin
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një lidhje nga Madriti për emisionin 'Repolitix', u shpreh se Shqipëria është fenomen pozitiv sa i përket vaksinimit. Sipas tij edhe pse ka marrë masa më pak kufizuese, ka një situatë më pozitive se vendet e tjera në përballjen me COVID.
-
VIDEO
Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar
Dyshimet se varianti Delta i COVID-19 ka mbërritur ehe në vendin tonë, janë të forta. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha në 'Repolitix', se ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e këtij virusi në Shqipëri, rritja e rasteve të reja të infeksionit, është shqetësuese.
-
VIDEO
Bilanc tragjik, 105 viktima në 6 muajt e parë të 2021! Rritet me gati 33% numri i aksidenteve, fajtorët më të mëdhenj moshat e reja
105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, nga 74 që ishte numri vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve rrugore në këtë periudhë të parë të vitit është rritur me 32.9%.
-
VIDEO
Çmime e larta në Orikum, pushuesit: S’justifikohet shërbimi! Shëngjini në pikun e sezonit, aktivitete për fëmijët
Qytetarët që kanë zgjedhur Orikumin për të pushuar këtë vit, thonë se në çmimet janë mjaft të larta për shërbimin që ofrojnë. Shqetësime prej tyre vijnë edhe për pastërtinë dhe mungesën e rojeve të plazhit. Në Shëngjin janë organizuar aktivitete argëtuese për të vegjlit.
-
VIDEO
Unaza e Madhe në verilindje të Kryeqytetit thuajse gati, Rama poston videon: Është realizuar 90 % e projektit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se është realizuar 90% e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi.
-
VIDEO
Betonizimi i Valbonës/ Gjykata e Lartë bllokon HEC-et e GENER 2, pranon kërkesën e banorëve dhe shoqërisë civile: Deri në një vendim të formës së prerë
TROPOJË-Valbona mund të shpëtojë nga betonizimi dhe shkatërrimi. Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë sot ndërtimin e HEC-eve mbi Valbonë nga kompania GENER 2, deri kur të merret një vendim i formës së prerë për këtë çështje të rëndësishme. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën për pezullimin e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqatës “TOKA” dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, duke ndaluar çdo veprim mbi Valbonë. Banorët dhe shoqatat kundërshtojnë projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga kompanitë “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt.
-
VIDEO
45 policë në pranga për korrupsion e shpërdorim detyre! SHÇBA: Në një vit u proceduan penalisht 171 zyrtarë policie
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar vitin e kaluar 45 punonjës policie, të akuzuar për shpërdorim detyre. Numri rezulton më i ulët se vitin paraardhës, për shkak të mbylljes së vendit nga pandemia e COVID 19.
-
VIDEO
Punonjësit e Bankers Petroleum Albania dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Drejtuesit e kompanisë naftënxjerrëse në Patos -Marinëz, Bankers Petroleum Albania, së bashku me dhjetra punonjës dhuruan sot vullnetarisht gjak për fëmijët e sëmurë me talasemi. Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Qing Fang tha se e kemi mbështetur iniciativën e Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasemi: Duam të përmirësojmë jetën e të sëmurëve
-
VIDEO
Me shpejtësi mbi 190 km/h dhe nuk i ndalojnë radarit, kapen në Vlorë shoferi nga Tirana dhe shqiptari i Kosovës! Në pranga 18 drejtues mjetesh gjatë 2 ditëve të fundit
Pavarësisht shtimit të kontrolleve në rrugë nga Policia Rrugore, sërish shoferët nuk duken të ndërgjegjësuar, teksa çdo ditë ndëshkohen një numër i lartë drejtuesish mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia bën me dije se gjatë 48 orëve të fundit Policia Rrugore ka çuar në pranga 18 drejtues mjetesh, 10 prej të cilëve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim pa leje drejtimi.