-
VIDEO
Pajisjet e dhuruara nga SHBA për doganën e Kakavijës, Kim në Gjirokastër, pritet nga Çuçi dhe Veliu
GJIROKASTËR- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës.
Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm janë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.
-
VIDEO
9 kandidatë në garë për vakancat në 'Kushtetuese', KED kërkesë për informacion në SHISH, hipoteka, banka dhe DSIK
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar një kërkesë për informacion në SHISH, hipotekë, në Banka dhe DSIK për 9 kandidatët në garë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Pas kalimit "në filtër" të këtyre kandidatëve, hapi i radhës do të jetë intervistomi dhe më pas pikëzimi i tyre, një proces i cili pritet që të zgjasë deri nga mesi i muajit tetor.
-
VIDEO
Organizonin trafik heroine drejt Greqisë, në pranga me urdhër të SPAK 2 trafikantët 'e dorës së parë'! Nis hetimi pasuror nga tyre
2 fierakë, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin heroinë nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në BE janë arrestuar me urdhër të SPAK. Arrestimi i Irfan Sulajt dhe Dëfrim Çelajt u bë nga RENEA në Gjirokastër, teksa gazetari i Report Tv Arsen Rustra mëson se ndaj tyre SPAK ka nisur edhe hetim pasuror.
-
VIDEO
Mbi 3 mijë flamingo 'pushojnë' në bregdetin e Pishporos në Fier, dhurojnë spektakël për vizitorët!
Prej tre vitesh flamingot dhurojnë spektakël për vizitorët që zgjedhin bregdetin e Pishporos. Bregdeti në derdhje të Vjosës është tashmë vendi i pushimit për flamingot që kanë gjetur habitatatin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit. Përgjegjësi i Monitorimit për Zonat e Mbrojtura Fation Prençi është shprehur se prej gati një muaj një koloni prej 2500-3000 flamingo kanë gjetur habitatin e tyre ne bregdetin e Pishporos. Shtegtimi i tyre ndodh në këtë periudhë dhe zgjat deri në shtator.
-
VIDEO
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, ish-zv.ministrja e Brendshme ankimon vendimin e gjykatës: Nuk ka rrezik largimi, apo prishje provash
Ish zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie" nën akuzën e "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm".
Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi, prishje të provave.
GJKKO la në 'arrest shtëpie' në mungesë Rovena Vodën më 13 korrik, ndërsa "Report Tv' mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezultoi se ajo ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.
Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë lënë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
M.Q./Shqiptarja.com
-
VIDEO
U arrestua nga SPAK/ Fatos Tushe kërkon lirinë: Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë! Kërkoj detyrim paraqitje ose garanci pasurore, s'jam i rrezikshëm
Vuaj nga shumë sëmundje dhe nuk jam i rrezikshëm!’. Ky është argumenti kryesor që po përdor ish-kryebashkiaku i Lushnjes për të kërkuar në gjykatën e Apelit, lirimin nga burgu, pas arrestimit nga SPAK për korrupsion pak javë më parë.
Në kërkesën që ka siguruar gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ish-krybashkiaku Tushe thotë se vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkuritë si dhe është alergjik nga alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij, Tushe i ka provuar nga të dhënat e pasqyruara me analizat e publikuara.
Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.
"Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme" .’- thuhet në argumentimin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.
Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga një kompani EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë.
Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.
Tushe u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.
-
VIDEO
Pasi festuan Kurban Bajramin në shtëpi, pushuesit nga Kosova marrin rrugën për në Shëngjin! Trafik i rënduar që prej orës 09:00
Mëngjesi i sotëm në Lezhë ka nisur me një trafik të rënduar në rrugët e qytetit. Pas festës së Kurban Bajramit, pushuesit nga Kosova, turistët më besnik në Shqipëri, kanë marrë rrugën drejt plazhit të Shëngjinit, i cili është ndër destinacionet e tyre të preferuara.
-
VIDEO
Shtypi i ditës dhe ju me Elda Lamja/ Largimi i kritikëve nga PD dhe shpërblimi i të besuarve
Largimi i kritikëve nga PD dhe shpërblimi i të besuarve, a është kjo taktika e duhur e Bashës për të forcuar opozitën?
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 21 Korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga deklarata e kryeministrit Rama ’’Universitetet synojnë njehsimin e diplomave me BE’’ e deri tek plani serb për daljen në Adriatik.
-
VIDEO
Ishte në kërkim kombëtar, arrestohet 44-vjeçari! Plagosi në mars të 2021 një person
Një 44-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje. Në pranga ka rënë Erjon (Sefer) Markol (Markola), i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
-
VIDEO
Makina përplas këmbësorin në Korçë, i riu niset drejt urgjencës
Pak minuta më parë është shënuar një aksident në zonën e Terminalit në qytetin e Korçës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po udhëtonte.
Menjëherë i riu i dëmtuar është dërguar drejt urgjencës, gjendja shëndetësore e të cilit ende nuk dihe
-
VIDEO
Me pamje nga maketi i Portit të Durrësit, kryeministri Rama uron një ditë te mbarë: Do të jetë më i bukuri në Mesdhe
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e maketit të përfunduar të Portit të Durrësit, të krijuar nga studioja urbanistike të Emaar Group në Dubai.