Bregdeti po ‘mbushet’ me turistë, operatori Besnik Vathi: Varianti ‘Delta’ po cenon rezervimet e sezonit të vjeshtës e dimrit

12 Korrik 2021, 14:39

Varianti ‘Delta’, që ka infektuar edhe qytetarë të shteteve fqinje, po shkakton pasiguri në planifikimin e pushimeve për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Anëtari i bordit të turoperatorëve në vend, Besnik Vathi, në një intervistë për Report TV, tha se situata aktualisht është pozitive, por frika për një përhapje të madhe dhe një mbyllje tjetër po step qytetarët dhe operatorët për të bërë rezervime.