• VIDEO

    Koronavirusi, Manastirliu: Datat 29 dhe 30 qershor ditë të hapura vaksinimi për qytetarët mbi 18-vjeç

    Të gjithë personat mbi 18-vjeç që kanë dëshirë të marrin vaksinën kundër koronavirusit, do të kenë mundësi të bëjnë këtë në datat 29 dhe 30 qershor. lajmi u bë i ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

    "Vlen që në grup-moshat e ndryshme të popullatës, të kemi një mbulim të mirë të vaksinimit për të shmangur shpërthimet pandemike. Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që  datat 29 dh e30 qershor të jenë 'open day', ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç", tha Ministrja.

  • VIDEO

    Autobusi merr flakë gjatë natës në Roskovec, shkak shkëndija elektrike

    Një autobus ka marrë flakë duke u djegur plotësisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Velmish të Roskovecit.

    Autobusi tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., ishte i parkuar dhe mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

  • VIDEO

    Momenti emocionues, 3-vjeçarja vendos lule në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi dhe bën apel: Ecni me avash!

    E shoqëruar nga daja, vogëlushja ka vendosur sot lule në vendin ku ndodhi aksidenti, ku pati edhe një apel për shoferët teksa tha 'ecni me avash'. Ndonëse vetëm 3 vjeç, në ndryshim nga shumë të rritur, vogëlushja duket se e kupton më mirë rëndësinë e respektimit të rregullave të kodit rrugorë. Një apel e pati edhe daja e vajzës së vogël i cili nuk mohoi se edhe ai vetë kishte ecur ndonjëherë shpejt, por theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më pas këtij aksidenti, duke kërkuar edhe nga shoferët e tjerë të njëjtën gjë. "Jemi thjeshtë rastësisht, kaluam, e menduam si gjest. Mbesa i pa fëmijët, po tregonim dje ngjarjen dhe ajo e kuptoi dhe filloi duke qarë dhe tha se shoferët duhet të ecin avash. Edhe unë kam ecur ndonjëherë shpejt, për ndonjë urgjencë, po tani e mbrapa duhet të ecim super super avash, sepse ja çfarë ndodh. Nuk duhet të ndodhte kështu", tha ai. Eduarti, Silvana dhe dy bijat Anastasia dhe Eva humbën jetën dje në aksidentin që u regjistrua në autostradën Vlorë-Fier. Mes dhimbjesh e lotësh, ata u përcollën për në banesën e fundit mëngjesin e sotëm.

  • VIDEO

    U shuan në aksidentin tragjik një ditë më parë, përcillen sot për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi

    Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip 'Audi', qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip "Toyota", me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

    Aksidenti tragjik tronditi jo pak opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta.

    Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt  Vlorës për të kaluar fundjavën në jug. Makina 'Audi' goditi nga pas mjetin 'Toyota', por është ende e paqartë nëse ka humbur kontrollin dhe i ka rënë apo mjeti tip 'Toyota' ka ndërruar korsi dhe për pasojë është marra para nga ‘Audi’.

    Ndërkohë, rezulton se Igli Madani, i cili u arrestua dje nga policia, është një emër i njohur për policinë. Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar.  Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje

    Ai ishte proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.

    Ai është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë "Fork Lift Albania", që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj. Ndërkohë rezulton se automjeti  'Audi A8', me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo  djalit të tij.

  • VIDEO

    Rama inspekton Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë: Vlorës po i rikthehet sheshi simbol, spektakël

    Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme ecurinë e punimeve në sheshin e Flamurit që po ndryshon pamjen e derisotme të qendrës dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë. Projekti që ka nisur dhe po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.

    Projekti i sheshit dhe parkut, shpjeguan zbatuesit e punimeve, është konceptuar me të paktën 16 lloje të ndryshme palmash, ku mbi 80% shtohen të reja.

  • VIDEO

    Aksidenti tragjik dje, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier! Vendosen mbi 15 masa ndëshkimore

    Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. masat e Policisë vijën pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua një ditë më parë, ku humbën jetën Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi.

    •  
  • VIDEO

    Me mbi 130 km/h, vetëm në Bërzhitë, policia në 3 orë heq 8 patenta dhe gjobit ‘kamikazët’ e rrugës

    Për 3 orë policia ka hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtuesit udhëtojnë në rrugët e vendit. Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.

    Pikërisht kjo shpejtësi është kthyer shpesh në tragjedi të rënda dhe aksidente të tmerrshëm duke marrë jetë njerëzish. Me hyrjen në fuqi të kodi të ri rrugor, tashmë shoferëve u është hequr patenta u është vënë edhe 15 mijë lekë gjobë.

  • VIDEO

    Vdekja në aksident e familjes Gushi/ “Më dhemb shpirti”, i moshuari në Patos: U mbyll një derë...

    “U prish një fole e madhe. U mbyll një derë”. Ky është rrëfimi prekës i një prej banorëve të Patosit, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të familjes Gushi, e cila humbi jetën dje në një aksident.Me pikëllim të madh i moshuari pohoi për mediat se e njihte shumë mirë këtë familje, që kishte emigruar drejt Greqisë për një jetë më të mirë, por fati i tyre u pre dje në mes në një aksident tragjik.

  • VIDEO

    Mes dhimbjes e lotësh, gjyshja përcjellë të bijën e mbesat për në banesën e fundit: O lulet e nënës çfarë më bëtë

    Mes dhimbjes e lotësh, e ëma e Silvana Gushit ka përcjellë sot për në banesën e fundit të bijën dhe dy mbesat, Evën dhe Anastasian. Pamjet trishtuese tregojnë të ëmën e SIlnvanës të veshur me të zeza, e cila duket se nuk mund të qëndrojë dot në këmbë nga dhimbja, ndërsa thërret me të madhe 'o lulet e nënës çfarë më bëtë'!

    Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, që humbën jetën në aksidentit tragjik të një dite më parë, iu dha sot lamtumira e fundit nga familjarët, mes dhimbjeve dhe lotëve.

    Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip 'Audi', qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip "Toyota", me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

    Aksidenti tragjik tronditi jo pak opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta.

  • VIDEO

    “Për fushatë erdhën morën votat dhe ikën”, banorët në fshatin panaja të Vlorës në protestë

    Nëna ime 80 vjeçe këtu rri pa ujë. Ujin e pijshëm e blejmë. Këta banorët këtu kanë ndërmend të përshkallëzojnë protestën sepse ka vite ky lloj problemi. Ka zëra tani se ne jemi komunitet musliman ngaqë kemi xhaminë aty. Sidomos muajt e verës është problem i madh. Jemi 180 familje në fshatin tonë. Cdo verë deri në shtator nuk ka ujë. Për fushatë elektorale na thanë se do gjenin zgjidhje. Erdhën morën votat dhe ikën.”

  • VIDEO

    Temperaturat e larta, vaksinimi kundër COVID në Elbasan jo më në shesh, Bashkia vë në dispozicion Teatrin Skampa

    Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vaksinimi kundër COVID në Elbasan nuk do të kryhet më në shesh. Bashkia ka vënë në dispozicion Teatrin Skampa, ku çdo person mbi 50-vjeç duhet të shkojë tashmë që të marrë dozën e vaksinës. Kjo u bë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

    "Bashkia e Elbasanit vë në dispozicion Teatrin Skampa për vaksinimin e popullsisë. Vaksinimet në sheshe tashmë nuk mund të kryhen për shkak të temperaturave të larta, por veç qendrave shëndetësore, çdo person mbi 50 vjeç mund të shkojë të vaksinohet edhe në Teatrin Skampa. Duhet ende të jemi të kujdesshëm, të vaksinohemi dhe të kemi një sezon turistik të suksesshëm", shkruan Balla.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 26 qershor 2021, Tragjedia në Vlorë, aksident apo vrasje?

    Të pikëlluar nga ngjarja e rëndë telefonuesit flasin për aksidentin tragjik në Vlorë që shoi një familje. Kërkojnë të cilësohet si vrasje rrugore e jo thjesht aksident.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv