-
VIDEO
'Jo në parlament, por në burg!' Revolta e qytetarit për disa nga deputetët e zgjedhur, propozimi për pagën
Një nga qytetarët që mori pjesë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” nënvizoi se se disa prej deputetëve të zgjedhur nuk duhet të jenë në Parlment, por në burg sepse kanë kryer shkelje të ligjit. Ai propozoi edhe që të mos u jepen pagat atyre që nuk shkojnë në 4 seanca parlamentare sepse ata paguhen nga taksat e shqiptarëve.
-
VIDEO
'Vrasja e Xhuvanit vepër e bandave të Berishës', qytetari-Metës: Ishe përgatitur për të derdhur gjak
Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, një prej qytetarëve u ndal tek roli i PD në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan e kryen bandat e krijuara nga Sali Berisha. Ai ka përgërzuar ambasadoren amerikane që sipas tij parandaloi gjakderdhjen e 'programuar' nga presidenti Meta pas zgjedhjeve.
-
VIDEO
U helmuan nga kërpudhat e mbledhura dhe humbën jetën, ja ku jetonte familja kosovare në Lalëz
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në Gjirin e Lalëzit ku tre anëtarë të familjes Haliti, nga Gjilani i Kosovës, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Autoritetet shqiptare njoftuan se nëna, djali dhe nusja e shtëpisë humbën jetën pasi kishin konsumuar kërpudha të mbledhura në pyll.Report TV sjell pamje nga banesa ku ata jetonin në Gjirin e Lalëzit, shtëpi që e kishin blerë prej 4 vitesh. Sikurse shihet edhe nga pamjet ata kishin blerë katin e parë të banesës dykatëshe në Lalëz.
-
VIDEO
I biri familjes Haliti nga Gjilani i përlotur: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor
I biri, Haki Haliti, i familjes Haliti nga Gjilani që humb i jetën në Gjirin e Lalzit ku sipas policisë 3 anëtarët janë helmuar nga kërpudhat, ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. Ai thotë se i ati, e ëma dhe gjyshja e tij shkuan me simptoma të rënda në qendrën shëndetësore të Manzës dhe se atje iu bë vetëm një serum dhe më pas u dërguan në shtëpi. Sipas tij kjo është një neglizhencë e mjekëve që sipas tij ata u dërguan ën shtëpi kur ishin ende në gjendje të rëndë.
"Është shtëpia jonë, babi edhe me dokumente është shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej disa ushqimeve. Diçka që është tepër shqetësuese për ne është keqtrajtimi dhe neglizhenca në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë të shkojnë më të njëjtin simptomë dhe të kthehen në shtëpi me barna nuk është adekuate - pa analiza dhe pa kurrfarë përkushtimi të lirohet pacienti në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Kam komunikuara me babin dhe kanë marrë vetëm një serum dhe ishin kthyer në shtëpi edhe pse nuk ishin në gjendje të mirë. Mendimi im është se nuk mund të lihet pacienti në shtëpi kur është në atë gjendje dhe ato ishin 3 në gjendje të rëndë. 3 pacientë me simptoma të njëjta , të lirohen nga spitali është e pakuptueshme", tha i biri.
-
VIDEO
Detaje të reja nga tragjedia e familjes nga Gjilani, mjekët e Manzës: Vdekjet të dyshimta, humbën jetën 24 orë diferencë nga njëri-tjetri! I ngordhi edhe qeni
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve edhe gjyshja. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur dëshminë ë mjekëve në qendrën shëndetësore të Manzës, ku deklarojnë se këto vdekje kanë qenë të dyshimta dhe se anëtarët nuk kanë vdekur në të njëjtën kohë por njëri pas tjetrit me 24 orë diferencë. Sipas kolegëve të dy mjekëve Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po ndiqen penalisht, shprehen se ata kanë respektuar protokollin dhe u kanë bërë serum dhe vitamina.
Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën antiCOVID , por ishte refuzuar pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut. 3 familjarët më datë 5 janë paraqitur për simptomat e helmimit.
"Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherza, por çdo 24 orë njëri p[as tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj", thanë mjekët
Gjithashtu familjes i ka ngordhur edhe qeni, që mendohet se mund të ketë konsumuar kërpudha. Dy mjeket Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po procedohen në gjendje të lirë, nuk janë paraqitur sot në punë, por janë zevendëzuar nga kolegët e tyre.
-
VIDEO
Vdekja nga helmimi i tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, kreu i qendrës shëndetësore Manëz për Report Tv: Janë ndjekur të gjitha protokollet
Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës. Anesti Kamberi në një prononcim për Report Tv tha shkurt se janë ndjekur të gjitha protokollet dhe nuk ka pasur asnjë neglizhim nga mjekët për rastin tragjik të 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.
"Janë ndjekur të gjitha protokollet, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët" tha shkurt mjeku për gazetarin Arsen Rusta.
3 anëtarët e familjes Haliti Elfete, Afrim dhe Ferzinaze dyshohet se humbën jetën pas helmimit nga kërpudhat në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit, ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë edhe dy mjekët e qendrës shëndetësore të Manzës për Shyqyr Beqajn 54 vjeç dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar, për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm".
-
VIDEO
Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë makina del nga rruga! Plagosen shoferi dhe dy pasagjerët
Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, ku ka dalë nga rruga automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
U helmuan nga kërpudhat që kishin mbledhur në Gjirin e Lalëzit, vdesin tre anëtarë të një familjeje nga Gjilani! Në hetim 2 mjekë, për mjekim të pakujdesshëm
DURRËS- Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në Durrës. Një familje nga Gjilani i Kosovës, 3 anëtarët e saj, kanë humbur jetën. Referuar burimeve zyrtare, ato janë helmuar nga kërpudhat të cilat i kishin mbledhur vetë dhe po i konsumonin në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit në Durrës. Lidhur me ketë ngjarje janë vënë në hetim dhe 2 mjekë të qendrës Shëndetësore Manëz, pasi akuzohen se nuk kanë dhënë mjekimin e duhur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit.
-
VIDEO
Vlorë, sezoni turistik hapet para kohe! Mbërrijnë turistët e parë, optimizëm për një vit premtues
Turistët e parë kanë mbërritur në Vlorë, edhe pse sezoni veror nuk është çelur zyrtarisht. Ndryshe nga një vit më parë, ka më shumë shpresë dhe operatorët turistikë flasin me optimizëm.
Ata synojnë të konkurrojnë me vendet fqinje, si Mali i ZI dhe Greqia.
“Javën e ardhshme është java e hapjes zyrtarisht të sezonit turistik në Vlorë. Por që prej muajit prill ka pasur një fluks turistësh shqiptarë dhe të huaj. Me vaksinimin dhe rënien ndjeshëm të numrave të infektimit Shqipëria ka dalë nga vija e kuqe dhe ka shumë interes. Aktualisht kemi nga Ukraina dhe Bjellorusia. Mesi i muajit na tregon se si do të vazhdojë situata me Italinë dhe Poloninë’, tha pwr Report Tv, Vasil Bedinaj.
Shqetësim për kreun e operatorëve turistik, Vasil Bedinaj, mbetet mungesa e stafeve të kualifikuara në hoteleri dhe restorante.
“Problemi i madh është mungesa e stafit. Të gjitha subjektet kërkojnë punëtorë. Kjo është një pikë shumë stresuese, nuk e dijmë si do ia dalim këtë vit. Në kompaninë time janë minues 114 veta aktualisht”, tha ai.
Ndërkohë që menazheri Besmir Lulaj shprehet se “kemi hapur dyert edhe për punonjës të kombësive të tjera, duke filluar nga turq, indianë, filipinas dhe po arrijmë që me këto lloj mozaiku nga vendet që ne mund t’i përballojmë me pagat të jemi kompetitivë me rajonin”.
-
VIDEO
Në prag të sezonit, Shëngjini pret pushuesit e parë: Uji është shumë i mirë dhe i përshtatshëm për t’u larë
Edhe pse sezoni turistik nuk është çelur zyrtarisht pasi nuk janë dhënë lejet për stacionet e plazhit, pushuesit e parë kanë mbërritur në Shëngjin.
Operatorët turistik thonë se prenotimet e deritanishme janë të kënaqshme.
“ Këtë vit pritshmëritë janë më të mira se vitet e tjera. Agjencitë e huaja kanë treguar interes dhe kemi disa grupe të rezervuara. Kjo na bën të ndihemi tejet optimist dhe i gjithë stafi jonë është vaksinuar. Tanimë nuk ekziston frika se mund të infektohemi gjatë pushimeve. Besoj se 80% jemi të sigurt nga pandemia dhe kjo ndikon që edhe klientët të vijnë pa asnjë lloj hezitimi në plazhet tona. Ne e kemi rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimeve tona dhe nga strukturat turistike nuk kemi ndeshur pengesa. Ne jemi të gatshëm t’i presim në çdo lloj kohe”, tha Dritan Kondakçiu, Operator Turistik në Shëngjin.
Si shenjë që Shëngjini është gati për sezonin e ri turistik është edhe Umum festival, deklaratë që e dha ministri i turizmit Blendi Klosi ditën e sotme.
"Nuk di kë të falenderoj më përpara. Do të doja të të falenderoja shpirtin e festivalit Unum që po na fut të gjithëve në një aventurë. Të programosh si do të jetë situata e COVID në qershor është pak aventuriere. Duam ta kemi në kontroll pandeminë dhe të kemi mundësinë që Komiteti i Ekspertëve të marri parasysh kërkesën e kahershme të festivalit, që të mbërrijnë në Shëngjin një numër të konsiderueshëm të rinjsh dhe të kemi një festë post-COVID. Kur shikon videon e festivalit para dy vitesh, shikohet se sa jemi stresuar këto dy vite dhe sa larg kemi qenë jetës sociale", tha Klosi.
Ndërkohë që siguroi se për të mbajtur nën kontroll infeksionet, pjesëmarrësve do tu bëhen teste të shpejta paraprakisht, duke ndjekur kështu shembullin e Barcelonës, Liverpoolit apo Amsterdamit për mbajtjen e koncerteve.
Prej disa ditësh në Shëngjin po punohet për pastrimin dhe sistemin e brezit të rërës.
Nën kryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj thotë se e gjithë vëmendja është përqendruar tek turizmi dhe brenda pak ditësh gjithçka do të jetë gati.
“ Bashkia e Lezhës duke filluar nga data 1 maj ka filluar intensivisht prekjen e çdo mekanizmi që e bën një turizëm funksional dhe të preferuar. Besoj se brenda javës tjetër do të fillojë shpërndarja e stacioneve të plazhit, të cilat do të funksionojnë ashtu siç kanë funksionuar edhe vitin e kaluar. E gjithë vëmendja e Bashkisë Lezhë është tek sezoni turistik. Mendoj se brenda 3-4 ditëve gjithçka do të jetë më ndryshe dhe më mirë, “ u shpreh për Report TV nënkryetari i bashkisë Lezhë Ermal PACAJ.
-
VIDEO
Aksidentet, eksperti Hasho: Të ngrihet një komitet për sigurinë rrugore! Drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë rregullat e qarkullimit
Në vendin tonë, ditët e fundit kanë ndodhur disa aksidente rrugore, të cilat në rastin më të keq kanë përfunduar edhe me viktima.
Eksperti për sigurinë rrugore Fatmir Hasho në një intervistë për Report Tv, tha se situata është e rëndë dhe se aksidentet e ndodhura janë jo nga faji i sinjalistikës rrugore, por nga drejtuesit e mjeteve.
Hasho tha se drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë dhe si duhet rregullat e qarkullimit rrugor, duke shtuar se madje ato janë edhe të papërgjegjshëm. Hasho nënvizoi se sipas tij duhet të zgjatet koha e marrjes së patentës dhe se shteti duhet të ngrejë menjëherë një komitet të sigurisë rrugore.
'Unë mendoj se duhet zgjatur koha e marrjes së lejes së drejtimit të mjetit. Ende nuk po funksionon një komitet i sigurisë rrugore në rang kombëtar. Persona që kanë bërë aksidente janë sërish në rrugë, ju hiqet leja e drejtimit për përdorim alkooli dhe pas pak ditësh i ke sërish në rrugë!
Aksidentet e ndodhura, janë jo nga faji i sinjalitikës, por i drejtuesve të mjeteve. Drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë rregullat e qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve nuk janë të përgjegjshëm në drejtimin e mjetit. Shpejtësia shumë e madhe, ne e kemi të përcaktuar shpejtësinë si duhet të lëvizet në rrugë. Ne bëhemi shumë tolerantë mbasi ndodh aksidenti me drejtuesit e mjeteve. Nuk marrin dënimin real, që të krijojë një precedent që nesër të mos e bëjnë me atë gabim.
Unë menoj se duhet të ketë një lëvizje të fortë nga shteti, sepse për të vetmen temë për të cilën nuk kam dëgjuar të diskutohet këto 8 vite është fusha e aksidenteve rrugore. Të ngrejë një komitet të sigurisë rrugore në rang ministrash ku të kërkohet llogari. Situata është shumë e rëndë. Mendoj se do të ketë lëvizje të madhe gjatë verës dhe duhet të merren masa urgjente nga qeveria. Në media duhet të bëhet një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi.'- tha Hasho.
-
VIDEO
Shoferët në Dibër protestë kundër terminalit të ri, nuk pranojnë të ikin nga qendra e qytetit: Është e parealizueshme
Prej disa dy ditësh shoferët e furgonëve dhe autobusëve të transportit qytetas dhe ndërqytetas në Dibër kanë protestuar, duke bojkotuar punën. Shkak për këtë është bërë urdhri të Bashkisë së Dibrës për të ndryshuar destinacionin e terminalit nga shkolla profesionale ku gjendet aktualisht.
Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët ankohen se terminali i ri shtë ndërtuar larg, në zonën industriale, tek ish parku i mallrave ndërsa i bëjne thirrje Bashkisë të anulojë urdhrin.
Na ka bllokuar Bashkia këtu. Edhe pse duhet që të shkojmë në Ndashesh, kur është stacioni këtu edhe për çfarë për punë private, për tekat e Bashkisë”, shprehet një banor i zonës.
“Mua në shkon gati 10 milion pagesa e makinës në vit. Edhe çfarë të ruaj për vete, apo të punoj vetëm për shtetin apo të punoj për privatin? Nuk kam mundësi për të shkuar atje unë?”, shprehet një nga shoferët.
“Terminali është pronë e Bashkisë nuk është pronë private. Për pasagjerin është e parealizueshme kjo punë”, shprehet një qytetar tjetër.
Situata paraqitet e njëjtë edhe për furgonët e fshatrave, të cilët transportojnë nxënësit e shkollave dhe banorët e zonave rurale.
“Të shtypësh Dibrën në këtë farë feje. Unë në qoftë se do kem një të sëmurë për ta çuar në spital, me një helmim për asgjë tjetër për ta çuar në spital më duhet ta çoj në terminal, fillimisht dhe më pastë marr një taksi 5000 lekë e ta çoj në spital. Ky është lehtësimi i popullit që i bën politika”, shprehet një shofer.
“Bëhet fjalë për njerëzit, për nxënësit e shkollës. Për ata, ne na vjen keq. Bileta është 500 lekë ne u marrim nga 300 lekë”, thotë një shofer i linjës në zonë.