-
VIDEO
Nuk pranonte të divorcohej, Liljana Buzo u vra nga burri ish-polic afër gjykatës në prani të djalit! Dëshmia e autorit: I kisha thënë s'do ndahesh prej meje
Liljana Buzo 54-vjeçarja që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj kur është qëlluar për vdekje. Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.
-
VIDEO
Juristët për rigjykimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit! Vishaj: Vendimi i SPAK s’është i ligjshëm, kolegji do e rrezojë! Hoxha: Kërkesa e drejtë, Mediu të provojë pafajësinë
Juristët duket se kanë arsyetime të ndryshme lidhur me kërkesën e SPAK, ndaj Gjykatës së Lartë për rihapjen e çështjes së Gërdecit kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut.
-
VIDEO
Ndihmuan skafistin t'i shpëtonte arrestimit, arrest me burg për 5 rojet bregdetare në Vlorë
Gjykata e Vlorës ka caktuar arrest me burg për 5 rojet bregdetare që ndihmuan një prej skafistëve Emiljano Likaj 26-vjeç që po transportonte 55 klandestinë. Në burg janë lënë Sejfulla Beja dhe Ardit Alikaj, Bledar Bufaj, Roland Çani e Besmir Meçe.
-
VIDEO
Ralf Gjoni: Është e qartë që Ilir Meta ka dalë nga binarët e Presidentit por çështja e shkarkimit është përplasje mes 'shokësh socialistë'
Pas një momenti tensioni me nënkryetaren e Kuvendit, deputeti Ralf Gjoni mori fjalën në seancë plenare dhe e cilësoi thjesht si një konflikt mes dy shokësh socialistë ccështjen e shkarkimit të Metës nga mazhoranca.
"Nuk mund të rri pa i thënë 2 fjalë meqë e njoh shumë mirë marrëdhënien mes Ramës dhe Metës. Kjo nuk është një çështje shtetërore të nderuar kolegë por çështje mjekësore. Kjo është çështje andropauze. Ju lutem ngrini një grup mjekësor për të ekzaminuar shëndetin mendor të këtyre të dyve. Është e qartë që Ilir Meta ka dalë nga binarët e Presidentit. Por le të mbyllet Parlamenti në shtator, dhe ai i shtatorit të ngrejë komisione hetimore dhe ai të shkarkojë Presidentin dhe të zgjedhë të riun", tha Gjoni.
Teksa në fund bëri edhe një propozim që të shikohet edhe mundësia e bërjes monarki të Shqipërisë, Gjoni tha se 'ne nuk i kemi më asnjë sekondë borxh këtyre individëve që po i çajnë...(s'po e them) shqiptarëve;.
-
VIDEO
Dy makina pëplasen 'kokë më kokë' në aksin Lezhë-Shkodër, mbeten të plagosur 4 persona! Në gjendje të rëndë dhe një këmbësore nga një tjetër aksident në Laç
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Karriqit. Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona. Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes
-
VIDEO
Humbi betejën me COVID, përcillet për në banesën e fundit Guljelm Radoja, cili ishte amaneti i fundit i aktorit
Është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja i cili nuk ia doli që të fitonte betejën me COVID pas rreth një muaji “luftë” me të. Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë amaneti i aktorit që të mos kishte ceremoni zyrtare.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, Taulant Balla: Koha t'ia heqim këtë turp Shqipërisë sonë! Edhe Basha e PD duhet të jenë me këtë nismë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si detyrim moral dhe kushtetues për mazhorancën nismën për shkarkimin e Presidentit Meta.
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se me këtë nismë synohet t'i hiqet turp i madh Shqipërisë me këtë Presidenti.
-
VIDEO
Vasilika Hysi: Opozita betohej se do zhbënte Reformën në Drejtësi, ne duam sistem gjyqësor profesional! Të rrëzojmë dekretet e presidentit
Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se duhen rrëzuar dekretet e Metës për paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi.
Ndërkaq Hysi thekson se opozita betohej se do zhbënte reformën por këtu shtoi se qytetarët kanë nevojë për një sistem gjyqësor profesional.
“Kryetari i Kuvendit është shumë korrekt dhe ndjek procedurën. Opozita nuk ka votuar shumë ligje që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Opozita betohej se do zhbënte reformën në drejtësi, atë reformë që e kanë kërkuar që të gjithë. Presidenti ka kthyer në bllok ligjet që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Çdo projekt-ligj është konsultuar me grupet që shfaqin interes.
Kthimi i rishqyrtimeve të ligjeve, është i paargumentuar ligjërisht. Ne donim që të zhdukim çdo ndikim të politiikës mbi drejtësinë. Shumica parlamentare ka meritë që mbështet reformën në drejtësi, kemi mbështetur të gjitha strukturat për të përmbushur këtë reformë dhe që monitorojnë reformën. Unë besoj se parlamenti i ri do të mbështesë reformën në drejtësi, kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Duam që të kemi drejtësi profesionale dhe eficente. Të rrëzojmë dekretet e presidentit, që janë të paligjshme”, deklaroi Hysi.
-
VIDEO
Dekretet për paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi: Synojnë akumulimin e problematikave, argumentet e Metës subjektive dhe jo profesionale
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar që të rrëzohen dekretet e presidentit Ilir Meta për paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi. Sipas saj argumentet e presidentit janë subjektive dhe jo profesionale.
-
VIDEO
Shkodër/ Nasirin 10 vjeç ‘e vrau’ Tik-Tok! Në bankën e të miturit vendosen lule, mësuesja: Ishte lider në klasë, jemi të tronditur
Në bankën ku ulej 10-vjeçari, tashmë është vendosur një tufë me lule të bardha, dhe mësuesja e emocionuar thotë se ajo e ka pasur nxënës që nga klasa e parë, ndërkohë që shton se ai kishte një sjellje shumë të mirë, duke nënvizuar se në shkollë është theksuar dhe folur për anët negative të rrjeteve sociale. Ajo thotë se ka komunikuar më familjarë të largët të fëmijës dhe ato janë të idesë se tentativa për të bërë një video në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në vdekjen tragjike të 10-vjeçarit.
-
VIDEO
'Kemi dalë nga zona e rriskut' Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 746 mijë vaksina COVID kanë mbërritur në vend! Vaksinimi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE
Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se vaksinimi masiv anti COVID, po jep shumë efekt në vend. Manastriliu tha se vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rrizikut për COVID -19.
'Mbi 746 mijë vaksina kanë mbërritur deri më sot në vendin tonë më shumë se 572 mijë tashmë janë kryer. Nga të cila 136 mijë qytetarë janë vaksinuar më dy doza. Sasia e vaksinave e të kontraktuara është mbi 2 mln e 390 mijë vaksina të cilat po vijojnë të vijnë sipas kalendarit të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grupsmoshës mbi 60 vjeç. Mbi 400 mijë të moshura janë vaksinuar. Janë vaksinuar mbi 5000 punonjë të fabrikave material përpunuese. Mbi 3500 punonjës të opretaorëve turistik dhe ka filluar vaksinimi me dozën e dytë të 12 mijë punonjësve të policisë.
Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE. Vaksinimi vijon me intensitet të lartë, në të gjithë vendin. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rriskut për covid-19. Kemi incidencë të ulët. Kemi rënie të pozitivitetit dhe dje kemi shënuar një rënie të shtrimeve në spital. Tashmë mund të shohim edhe efektet e para të vaksinimit. Jemi të vendosur që të intensifikojmë vaksinimin masiv.'- tha Manstirliu.
-
VIDEO
Ndihmuan skafistin t'i shpëtonte arrestimit, 5 rojet bregdetare: Jemi të pafajshëm, shpëtuam 55 persona, shmangëm tragjedinë ! Familjarët të përlotur: Shteti të merret me skafistët
Sapo kanë mbërritur në gjykatën e Vlorës 5 efektivët e rojes bregdetare që u akuzuan dje për shpërdorim detyre. Seanca gjyqësore në prani të familjarëve, mes tensioneve dhe lotëve.