-
VIDEO
I bëri pritë te pallati, 1 person dhunon e i grabitën 500 mijë lekë të reja kambistiti në Sarandë
Një person që punonte si kambist është grabitur gjatë mbrëmjes së sotme në Sarandë. Kambisti, ende i paidentifikuar, i është bërë pritë në hyrjen e palllatiti nga dy persona. Kambisti sapo ka tentuar të hyjë në ashensor për të shkuar në banesën e tij, 1 person e ka goditur dhe më pas i ka grabitur atij shumën prej 500 mijë lekësh të rinj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të Sarandës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat. Për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë rreth zonës.
-
VIDEO
‘Dal tek porta,dhe iu flas fëmijëve në varreza’/Nëna humbet fëmijët:Cohuni bijtë e mi!
Natasha dhe Simon Çepele, janë çifti 55-vjecarë nga një fshat i Urës-Vajgurore, historia e së cilëve të kthen pas në kohë. Dhembja e dy prindërve që kanë humbur nga kjo jetë dy fëmijët e saj, vajzën 5 vjeçe dhe djalin 18-vjeçar. Dramën e jetës vendosën ta rrëfenin në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Cifti jetonë krejt të vetëm, ndërsa rrëfejnë mes lotësh si i ngrysin ditët në vetmi dhe skamje. Për ta nuk ka patur vetëm një plagë, por dhembje pafund. Një kalvar i vuajtjeve, kur vdekja I rrëmbeu nga gjiri i familjes, fillimisht vajzën, e cila u nda nga jeta në vitin 1998. Kemi humbur dy fëmijët nga kjo jetë. Sot jemi vetëm ne të dy, dhe unë kurrë nuk e mendoj të lë bashkëshortin deri sa të mbyll sytë. Me vajzën nuk e di çfarë më ndodhi. Që në lindje ajo pati probleme. Ishte data 27 dhjetor 1998, kur në orën 03:00 të natës, sapo u zgjova e gjeta vajzën në shtrat me një sy të hapur dhe një të mbyllur. Ajo ishte bërë akull, e thërrita por nuk lëvizi. E mora në krah dhe i bëra një dush, atëherë vajza nisi të reagonte, por nuk mundi dot t’ja dilte. Të nesërmen ajo mbylli sytë. Pa u mbyllur ende kjo plagë, një tjetër mbetet ende e hapur në familjen Çepele. Në vitin 2010 djali i vetëm i tyre ndërroi jetë nga epilepsia, në moshën 18-vjeçare. Të gjallë nuk i gëzuan, por edhe të vdekur, teksa prehen në varrezat e fshatit, të dy fëmijët e ndarë nga jeta ndodhen pak metra larg shtëpisë së prindërve. Sa dal tek dera e shtëpisë, përballë kam varrezat. Ju flas gjithmonë fëmijëve. Djali ishte burrë kur ndërroi jetë. Me lot në sy i shohim nga oborri. Flasim me ta dhe u thërrasim, ku jeni o bij? Sot të dy, pas fatkeqësive që pësuan jetojnë në kushte tejet të vështira. Me peshën e dhembjes mbi supe, me borxhe, por edhe me përbuzjen e njerëzve të dy bashkëshortët moshatarë jetojnë në mjerim, në një banesë të rrënuar 130-vjeçare, duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Odeta Dume: Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar gjithë këto dhembje ’Do pyesësh ti, pse unë nuk po qaj tani ? Shpirti ma di sip o duroj, jam bërë e fortë, por sapo të dal nga kjo studio, murit me kokë do t’i bie’- përlotet nëna në studio.
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
COVID-19, Gjermania heq Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’, mjeku: Shqiptarët pranohen dhe pa test negativ
Gjermania ka hequr Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’ e vendeve që paraqesin rrezikshmëri të lartë sa i përket infeksioneve të COVID. Mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi, tha në një intervistë “Skype” për “Report TV” se ky vendim u morë pasi Shqipëria vlerësohet si vend që nuk ka rrezikshmëri të lartë. Kjo sipas tij do të thotë se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen dhe po ashtu nuk do të paraqesin më as test negativ të COVID.
“Gjermania ka hequr Shqipërinë së bashku me Maltën nga shtetet me rrezikshmëri të lartë për infektimet me COVID-19. Shqipëria sipas autoriteteve gjermane kanë vlerësuar se janë vende që nuk kanë rrezikshmëri të lartë. Për Shqipërinë është bërë një vlerësim për shifrat,, në rritjen e incidencës dhe për reagimin e shtetit kundrejt infeksioneve dhe sa kapacitet spitalor. Kjo ka rëndësi për Shqipërinë sepse shqiptarët që do shkojnë në Gjermani nuk kanë më nevojë për karantinë dhe nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të COVID.”, tha ai.
E në fakt, prej disa javësh tashmë, numri i infeksioneve ditore me COVID dhe viktimave ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa Shqipëria është hequr edhe nga harta e kuqe e COVID në botë. Ky përmirësim i situatës vjen edhe si pasojë e vaksinimit masiv në vend që po vijon me ritme mjaft të shpejta, ku sipas shifrave të publikuara një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani janë kryer në total 572 226 vaksinime.
-
VIDEO
'Piva një vizë kokainë dhe s'ndala dot më', rrëfimi tronditës i dy përdorues të drogës për Report Tv!
TIRANË-Elsa, nënë e dy fëmijëve ka nëntë vite e varur nga kokaina dhe heroina. Së fundi ka nisur rehabilitimin, por gjendja e saj duket të jetë e vështirë.
“Unë u flisja të tjerëve më përpara, mos e pini, mos e bëni dhe qëllon një moment ankthi, stresi dhe depresioni dhe më tha një shoqe pije një vizë. Unë i thashë jo nuk dua, ajo më tha pije se nuk të bën gjë, kokainë. Më mbushi mendjen dhe u piva. Do ti, që kur e piva pastaj më pëlqeu dhe që nga ajo ditë nuk iu ndava dot më” – thotë Elsa.
Sigurimi i parave për të blerë dozën ditore e ktheu Elsën në një gënjeshtare patologjike.
“U lidhja me të dashur, se kam qenë edhe e bukur. I thoja që më duhen lekë për fëmijët, nuk i tregoja se i doja për drogë se pastaj trembej dhe ikte. I thoja që i doja për qira, për fëmijë, gjeja lloj-lloj justifikimesh për të marrë lekë, gënjeja që më duheshin lekë për ilaçe për fëmijët, gjeja gënjeshtra nga më të ndryshmet” – shton 30-vjeçarja.
Elsa rrëfen momentet e para të pendesës dhe vështirësive shëndetësore, shkaktuar nga përdorimi i heroinës.
“Problemet me shëndetin më kanë vazhduar kur nisa heroinën. M'u infektua këmba, operacione, ngelja pa lekë dhe e ndjeja veten të pafuqishme dhe në këtë gjendje që isha e stresuar ku do gjeja lekë për të gjetur dozën. Fillova pastaj dhe u pendova, por kur u pendova ishte tepër vonë” – shprehet nëna e dy fëmijëve.
Dy të vegjlit e saj janë në shtëpinë e fëmijës. Elsa thotë se kjo e ka dëmtuar shumë dhe e ka shtyrë më shumë drejt drogës.
“Fëmijët i kam në shtëpi të fëmijës, 12 i madhi, 9 e vogla, i takoj një herë në dy javë. Tani edhe kjo më bënë dhe më shtyn që të pijë drogë, nga stresi i atyre, më merr shumë malli. Sikur të mundja do ta ktheja kohën pas, nuk do të pija kurrë në jetën time. Nuk do ta mendoja, jo më ta pija, por është shumë vonë tani” – shton Elsa, e penduar.
-
VIDEO
Zak Topuzi për Report Tv: Turizimi më i lëhtësuar prej vaksinimit, baza e tij edhe këtë vit do të jetë ai patriotik
Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha se edhe këtë vit, baza e turizmit do të jetë ai patriotik. Shqiptarët e Kosovës sipas tij do të jenë besnik të bregdetit Shqiptar edhe këtë sezon. Por me vaksinimin që po jep efekte pozitive, nuk do të mbeten pas edhe shtetasit e huaj.
“Do të jetë një sezon më mirë se viti 2020. Kjo falë situatës së përmirësuar të COVID. Ndikimi kryesor është Evropa. Tentativat që po bëjnë Spanja, Greqia dhe Italia po ndikojnë për të marrë disa iniciativa hapje totale nga Bashkimi Evropian. Nuk është vetëm Evropa pjesë e rëndësishme e tregut turistik, por të gjitha vendet e lindjes. Vaksinimi ka marrë përmasa relativisht normale. Shpresojmë që ky vit, përveç turistëve Evropian të kemi dhe lëvizje nga vendet e tjera.
Shqipëria ka qenë dhe vjet e hapur dhe kjo bëri që ne të jemi më mirë se vendet e rajonit. Shpresojmë që vaksinimi të krijoje një frymë pozitive. Pasaporta e vaksinimit po diskutohet gjatë. Lëvizjet e turistëve do ketë dhe pa këto standarde. Pas një situate të vështirë që ka krijuar industria, vendet e tjera po hapen për herë të parë. Mendohet që do të ketë një lëvizje më tepër se sa pritej. Të flasim për para dy javësh, gjendja ishte shumë e keqe. Po binden dhe njerëz që kanë qenë skeptik. Po bëjnë vaksinën. Sigurisht dhe turizmi i brendshëm do të jetë një aspekt i rëndësishëm. Besoj se si fillim, pjesa më e madhe e turistëve do lëvizin me mjetet e tyre dhe do jetë diçka pozitive. Pastaj akoma ka filluar dhe linjat e avionëve ‘loë coast’. E përgjithshmja është pozitive. Janë përgatitur. Kanë dhe probleme të stafeve. Po ndihet mungesa e punonjësve të specializuar.
-
VIDEO
Përshtati godinën pranë karburantit për kultivimin e bimëve narkotike, një i arrestuar në Lushnje
Një person është arrestuar ditën e sotme në Lushnje nga sektori i antidrogës, pasi kishte përshtatur një godinë të braktisur pranë një karburanti për kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, në një godinë që ndodhej pranë një karburanti të braktisur që në 2004, kishte krijuar një sistem të mirëfilltë të kultivimit të lëndëve narkotike, ku përmes llambave ndriçuese mundësonte rritjen e bimëve narkotike.
Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan edhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë dhe se kujt i përket godina e braktisur pranë një karburanti që ishte jashtë funksionit që në 2004 në zonën e e njohur si 'Pushimi i Shoferit' në Lushnje jo shumë larg autostradës.
Nuk dihen ende detaje nga ngjarja, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë në lidhje me arrestimin dhe kultivimin e drogës në godinën e përshtatur.
-
VIDEO
Miratohet Kodi i ri Rrugor, i hap rrugën rifillimit të kolaudimit! Gazetari Sokol Dema: Masa të rrepta për shkelësit
Është miratuar në Kuvend, Kodi i ri Rrugor që synon të ulë numrin e aksidenteve si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rrugës, si për drejtuesit ashtu edhe kalimtarët.
“Parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alkoolit, për përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura”, u shpreh Hysi.
Me miratimin e tij i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit i bllokuar që prej muajit janar 2021.
“Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, kur mjetet janë të reja ose të përdorura”, tha Hysi.
Pas hyrjes në fuqi të projektligjit kontrolli për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në 2 vite dhe për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh. Ndërsa mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.
-
VIDEO
Humbi betejën me COVID, përcillet për në banesën e fundit Guljelm Radoja, cili ishte amaneti i fundit i aktorit
Është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja i cili nuk ia doli që të fitonte betejën me COVID pas rreth një muaji “luftë” me të.
Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë amaneti i aktorit që të mos kishte ceremoni zyrtare. Megjithatë dhjetëra qytetarët, shokë, të afërm, miq mes tyre figura të shquara të skenës shqiptare kanë shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit aktorit. Regjisorja e Teatrit "Aleksandër Moisiu" Driada Dervishi tha se kjo është një ditë e trishtë pasi humbja e aktorit është një dhimbje e madhe për të gjithë.
Është një dhimbje shumë e madhe që në radhë të parë u takon familjarëve, por zysh Lida me shumë modesti tha Guljelmi nuk ishte vetëm i imi ishte i gjithë Shqipërisë dhe unë besoj se kjo humbje është për të gjithë. Është një ditë shumë e trishtë. Ndoshta nuk do të na duket e pabesueshme kur të shohim gjithë pasurinë kulturore që ai na ka lënë dhe në këtë rats është i vetmi ngushëllim. Do të kemi të vetmin ngushëllim sa herë që të na mungoje”, tha ajo.
Gjatë përcjelljes nuk pati fjalime ceremoniale për të respektuar porosinë që kishte lënë. Artisti Radoja ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi "Kush vdes në këmbë" apo edhe te , "Gjurma", "Mësonjëtorja”, "Kthimi i ushtrisë së vdekur", "Kolonel Bunker" etj. Ai ishte nderuar me titullin "Artist i Merituar".
-
VIDEO
Nënë e bir të humbur/Babai nga USA:Më ndihmoni të gjej djalin, po vuaj mungesën e tij
I mituri humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9 vjeç kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që mbërritën live në emisionin ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës. Aty ku sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre. Këtë të martë të tjera dëshmi ndryshojnë sërish vektorin, duke na drejtuar në Tiranë. Nga një telefonatë live në studio dyshohet se është parë në kamëz 10 ditë më parë, ndërsa është identifikuar nga një varëse identike si në një nga fotot e bëra publike.
-
VIDEO
‘Dal tek porta dhe iu flas fëmijëve në varreza’. Rrëfimi rrëqethës i një nëne që ka humbur dy fëmijët: Ngrihuni bijtë e mi!
Dramën e jetës vendosën ta rrëfenin në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Cifti jetonë krejt të vetëm, ndërsa rrëfejnë mes lotësh si i ngrysin ditët në vetmi dhe skamje. Për ta nuk ka patur vetëm një plagë, por dhembje pafund. Një kalvar i vuajtjeve, kur vdekja I rrëmbeu nga gjiri i familjes, fillimisht vajzën, e cila u nda nga jeta në vitin 1998.
Kemi humbur dy fëmijët nga kjo jetë. Sot jemi vetëm ne të dy, dhe unë kurrë nuk e mendoj të lë bashkëshortin deri sa të mbyll sytë. Me vajzën nuk e di çfarë më ndodhi. Që në lindje ajo pati probleme. Ishte data 27 dhjetor 1998, kur në orën 03:00 të natës, sapo u zgjova e gjeta vajzën në shtrat me një sy të hapur dhe një të mbyllur. Ajo ishte bërë akull, e thërrita por nuk lëvizi. E mora në krah dhe i bëra një dush, atëherë vajza nisi të reagonte, por nuk mundi dot t’ja dilte. Të nesërmen ajo mbylli sytë.
Pa u mbyllur ende kjo plagë, një tjetër mbetet ende e hapur në familjen Çepele. Në vitin 2010 djali i vetëm i tyre ndërroi jetë nga epilepsia, në moshën 18-vjeçare. Të gjallë nuk i gëzuan, por edhe të vdekur, teksa prehen në varrezat e fshatit, të dy fëmijët e ndarë nga jeta ndodhen pak metra larg shtëpisë së prindërve.
Sa dal tek dera e shtëpisë, përballë kam varrezat. Ju flas gjithmonë fëmijëve. Djali ishte burrë kur ndërroi jetë. Me lot në sy i shohim nga oborri. Flasim me ta dhe u thërrasim, ku jeni o bij?
Sot të dy, pas fatkeqësive që pësuan jetojnë në kushte tejet të vështira. Me peshën e dhembjes mbi supe, me borxhe, por edhe me përbuzjen e njerëzve të dy bashkëshortët moshatarë jetojnë në mjerim, në një banesë të rrënuar 130-vjeçare, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.
Odeta Dume: Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar gjithë këto dhembje
Do pyesësh ti, pse unë nuk po qaj tani ? Shpirti ma di sip o duroj, jam bërë e fortë, por sapo të dal nga kjo studio, murit me kokë do t’i bie -
VIDEO
Miratohet Kodi i ri Rrugor, i hap rrugën rifillimit të kolaudimit! Hysi: Masa të rrepta për shkelësit në rrugë!
Është miratuar në Kuvend, Kodi i ri Rrugor që synon të ulë numrin e aksidenteve si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rrugës, si për drejtuesit ashtu edhe kalimtarët.
“Parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alkoolit, për përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura”, u shpreh Hysi.
Me miratimin e tij i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit i bllokuar që prej muajit janar 2021.
“Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, kur mjetet janë të reja ose të përdorura”, tha Hysi.
Pas hyrjes në fuqi të projektligjit kontrolli për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në 2 vite dhe për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh. Ndërsa mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.
Gjatë diskutimeve deputeti i opozitës Myslim Murrizi, propozoi që të falën gjobat e marra gjatë pandemisë për drejtuesit e mjeteve që nuk respektuan dot orën policore se çuan njerëz në spitale.
-
VIDEO
Ndihmuan skafistin të arratisej, burg për 5 rojet bregdetare: Jemi të pafajshëm, shpëtuam 55 persona, shmangëm tragjedinë!
Gjykatën e Vlorës ka caktuar arrest në burg për 5 efektivët e rojes bregdetare që u akuzuan për shpërdorim detyre pasi ndihmuan të arratisej një prej skafistëve Emiljano Likaj 26-vjeç që po transportonte 55 klandestinë, kryesisht sirianë drejt Italisë më 8 janar të këtij viti. Në burg janë lënë Sejfulla Beja 23 vjeç dhe Ardit Alikaj Ardit Alikaj 34 vjeç, Bledar Bufaj 38 vjeç, Roland Çani 54 vjeç dhe Besmir Meçe 26 vjeç.
Të akuzuarit e mohojnë akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa njëri prej tyre Sejfulla Bejaj e quan veten hero, duke thënë se ka shpëtuar 55 jetë njerëzish duke shmangur një tragjedi që mund të ndodhte. Ata theksojnë se janë të pafajshëm dhe besojnë se e vërteta do të dalë.
Jemi të pafajshëm shpëtuan 55 jetë njerëzish, nuk lejuam të ndidhte tragjedia. Në 9 janar të 2004 28 veta vdiqën, për shpërdorim detyr na akuzojnë, po për çfarë shpërdorimi detyre. Nuk kemi shpërdoruar detyrën, ne kemi bërë detyrën”, tha Sejfulla Bejaj.
Drita Beshani e ëma e njërit prej rojeve e revoltuar tha se shteti duhet të merret me skafistët, me kriminelët dhe jo me njerëz të ndershëm. Sipas saj ata janë të pafajshëm por u arrestuan si kriminelë.
“Kanë shpëtuar 55 jetë njerëzish kanë qenë në krye të detyrës, qeveria të merret me skafistat kriminelët të mos merret me njerëz të ndershëm. Djali im ka qenë me forcat e natos, se lanë të zbriste në tokë të shplodhej por e morën e futën në burg. Ku ishte policia kufitare pse svajti ti merrte skafistët. Ishin 5 veta me 55 veta, mbrojtën fëmijët që qanin ulërinin të djegur të përcëlluar. Djali im ishte ushtar. Me këtë që po shikoj drejtësia nuk ka djali im të merret si kriminel, djali i m ska bërë asgjë. Kriminilei që i di këto gjëra ta paguajë, mbrojmë kriminelët dënojmë njerëz të ndershëm”,tha Drita Breshani, e ëma njërit prej tyre.