-
VIDEO
Përshtati godinën pranë karburantit të braktisur për kultivimin e bimëve narkotike, një i arrestuar në Lushnje
Një person është arrestuar ditën e sotme në Lushnje nga sektori i antidrogës, pasi kishte përshtatur një godinë të braktisur për kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, në një godinë që ndodhej pranë një karburanti të braktisur që në 2004, kishte krijuar një rrjet të mirëfilltë të kultivimit të lëndëve narkotike, ku përmes llambave ndriçuese mundësonte rritjen e bimëve narkotike.Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan edhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë dhe se kujt i përket godina e braktisur pranë një karburanti që ishte jashtë funksionit që në 2004 në zonën e e njohur si 'Pushimi i Shoferit' në Lushnje jo shumë larg autostradës.
-
VIDEO
Elbasan, Liljana u vra nga burri ish-polic në prani të djalit! Autori: I kisha thënë s'do ndahesh prej meje
Liljana Buzo 54-vjeçarja që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj kur është qëlluar për vdekje. Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.
54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai thotë se i kishte kërkuar bashkeshorte më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje që të mos shkonte në burg.Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe arma e krimit, tip kallashnikov, bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete. ]
-
VIDEO
'Padia' e parë në KQZ për 25 prillin, LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull, ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës
Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu ka argumentuar në ankimimin e parë për rezultatin e zgjedhjeve në KAS, për Qarkun e Gjirokastrës, Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë Dropull, gjë që ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për Qarkun e Gjirokastrës.
Në ankimimin, LSI sqaron KAS se urdhëri për 'vetëkarantinimin e detyrueshëm', për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër.
Pikërisht kjo masë, arsyeton LSI, e propozuar dhe e marrë 4 ditë përpara datës së zgjedhjeve, ishin akte të formësuar nga vullnet jo objektiv, por i orientuar politikisht e që solli si pasojë direkte negative pengimin e këtyre qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre. Ky orientim u pa qartë sipas LSI, me anulimin me datë 3 muaj 2021 të këtij urdhri, pak ditë pas mbarimit të zgjedhjeve.
Sipas ankimimit të bërë nga ky subjekt zgjedhor, në baze të votave të dala në zgjedhjet e 25 prillit, shifrat tregojnë se Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pasur si qëllim të godasë politiksht, drejtëpërdrejt Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas LSI ky fakt reflektohet se dhe në rezultatin zgjedhor.
Më tej theksohet në ankimimin e LSI se ky fakt reflektohet se dhe në rezultatin zgjedhor. Sipas LSI nëse shtetasit shqiptar që jetojnë në Greqi nuk do të ishin penguar për të votuar shpërndarja e mandateve në Qarkun e Gjirokastrës do të ishte 2 PS, 1 LSI dhe 1 PD. Në ankimimin e LSI, theksohet se një anëtare e QV-je e PS-së dhe një numërues votash kanë ardhur nga Greqia në 19 prill .
Ndërkohë që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se me vigjilencë dhe qetësi do t'i shkojnë deri në fund zbardhjes së të vërtetës.
-
VIDEO
Raporti për krimet për janar 2021, Ministria e Brendshme: Ulen vrasjet, rritet dhuna në familje krahasuar me vitet e tjera
Raporti i Ministrisë së Brendshme për kriminalitetin në muajin janar të këtij tregon një nivel të lartë të krimit për veprën penale të dhunës në familje, e cila është rritur në raport me pesë muajt e parë të viteve të fundit. Shifrat flasin për qetësim të situatës së vrasje, por jo të plagosjeve të rënda. Po ashtu, shqetësim mbetet armëmbajtja pa leje.
2021 nisi me një vrasje. Vladimir Zvezhda u qëllua me thikë pas një konflikt nga kunati i tij, pak pas ndërrimit të viteve, në darkën ku ishin duke festuar.
31 ditët e muajit të parë të vitit u mbyllën me katër ngjarje kriminale, por vetëm dy u shënuan në raportin e mujor të janarit nga Ministria e Brendshme. Tjetër vrasje është edhe ajo e ekzekutimit të Edmir Begut në Durrës, ngjarje kjo e pazbardhur. Zhdukja e italianit Davide Pecorelli nuk përfshihet në listë pasi organi i akuzës akoma nuk ka provat shkencore për t’a konsideruar atë si vrasje. Po ashtu, ngjarja e 29 janarit ku u plagos Përparim Sinarrapaj, i cili pak ditë më vonë vdiq në spital, raportohet në ngjarjet kriminale të shkurtit. E krahasuar me pesë vitet e fundit, raporti i vrasjeve në muajin janar 2021 është me ulje. Nga viti 2017 deri në 2020-ën për muajin janar janë respektivisht 4, 8, 5 dhe 6 vrasje.
Nëse vrasjet janë në ulje, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sa i përket plagosjeve të rënda. Gjatë janarit 2021 janë regjistruar 14 të tilla. Në këtë vepër penale, janari i këtij viti mbretëron në shifra, krahasuar me muajt janar të pesë viteve të fundit. Nga 2017-a deri në 2020-ën, raporti i plagosjeve me dashje është 13, 7, 5 dhe 10.
-
VIDEO
Luhatja e temperaturave shton virozat te fëmijët, mjeku: Kemi mbi 20 vizita në ditë, të konsumohen sa më shumë lëngje
Me ardhjen e paranverës dhe me luhatjen e temperaturave, është rritur numri i qytetarëve që po preken nga virozat stinore. Kjo konfirmohet dhe nga mjekët e familjes që thonë se është rritur numri i vizitave, kryesisht më të prekura janë moshat pediatrike.
“Kohët e fundit ka pasur një rritje të lehtë të virozave stinore kryesisht tek moshave pediatrike me shenja klinike të tipit të riniteve alergjike apo të gastrointeriteve, pa komplikacione dhe kalojnë lehtë për dy-tre ditë. Numri i vizitave ditët e fundit ka qenë rreth 20 apo dhe më shumë. Simptomat më së shumti janë rinitet alergjike sic e thash me rrufë, me një temperaturë jo të lartë, kollë”-shpjegoi mjeku familjes Besar Hysi.
Mjeku Besar Hysi në Qendrën shëndetësore nr.6 këshillon që në këtë periudhë të konsumohen sa më shumë lëngje.
“Të vishen sa më lehtë në bazë të temperaturave mund të themi dhe të konsumojnë lëngje sa më shumë, dmth rehidrimi të jetë sa më i mirë dhe pastaj të menaxhohen simptomat nëpërmjet mjekimit simptomatik”-tha mjeku Hysi.
Veç virozave stinore dhe alergjive, në vendin tonë është prezent dhe virusi COVID-19, por momentalisht situata është e qendrueshme.
-
VIDEO
Shqipëria po tkurret, rënie e lartë e popullsisë me 0.6% në 2020! Ulet edhe numri i emigrantëve për shkak të mbylljes së kufijve
Popullsia e vendit është tkurrur me 0.6% gjatë vitit 2020 krahasuar me 2019. E përkthyer në shifra sipas INSTAT në vitin që shkoi numri i popullsisë ishte 2,829,741 banorë ose mbi 16 mijë persona më pak se viti paraardhës.
Shifra e popullsisë së vendit është më e ulta që prej vitit 2001 kur janë edhe raportimet e para të INSTAT. Shkak për këtë rënie është edhe pandemia COVID-19, që rriti me 25.8% vdekjet dhe nga ana tjetër ranë me 1.7% lindjet.
Viti i pandemisë do të mbahet mend edhe për periudhën që ka pasur shtesën më të ulët natyrore që prej vitit 1990, me vetëm 470 banorë më shumë sesa vdekje. Konkretisht në 12 muajt e 2020 janë regjistruar 27.605 vdekje, ndërsa kanë lindur 28.075 foshnja.
Sipas raportit, në 10 qarqe të vendit është shënuar rënie e popullsisë, përjashtuar Tiranën dhe Durrësin ku popullsia është rritur përkatësisht me 0.7% dhe 0.5%. Gjirokastra Berati dhe Dibra po shkojnë drejt shpopullimit, për shkak të numrit të ulët të banorëve dhe shtesës natyrore.
Por gjithashtu të dhënat flasin edhe për plakje të popullsisë, pasi mosha mesatare në 1 janar ishte 37,6 vjeç nga 37,2 vjeç që ishte më 1 janar 2020.
Edhe pse me kufij të mbyllur si pasojë e virusit, shqiptarët kanë vijuar të largohen. Në 2020 janë larguar nga vendi në total 23.854 persona me një rënie prej 45,6 % krahasuar me vitin 2019.
POPULLSIA E SHQIPËRISË
Viti 2020 2,829,741
Viti 2019 2,845,955
Diferenca -16,214
SHTESA NATYRORE NË 2020
Lindje 28.075 foshnja
Vdekje 27.605 persona
Shtesa natyrore 470 banor
-
VIDEO
Juristët për rigjykimin e Mediut! Vishaj: Vendimi i SPAK s’është i ligjshëm, Hoxha: Kërkesa e drejtë
Juristët duket se kanë arsyetime të ndryshme lidhur me kërkesën e SPAK, ndaj Gjykatës së Lartë për rihapjen e çështjes së Gërdecit kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut. Avokati Saimir Vishaj tha për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se sipas tij Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do ta rrëzojë këtë kërkesë duke thënë se s'ka kompetencë për këtë çështje. Sipas tij për ktë çështje kërkesa duhet ti dërgohet GJKKO.
“Kemi nene të të drejtës proceduriale kanë ndryshuar por çdo subjekt ka të drejtë të bëjë kërkesa për rishikim dhe rigjykim. Në këtë rast jemi përpara një vendimi të gjykatës së lartë të cilët kanë vendosur pushimin e çështjes që kanë pasur nën kompetencë. Ligji procedurial ka një klauzolë ku organi i akuzës mund të kërkojë rishikim por kolegji penal nuk ka kompentencë lëndore ta zgjidhë, sepse kërkesa lëndore duhet të jetë vetëm GJKKO.
Nuk ka më kompetencë kolegji i gjykatës së lartë për të rishikuar një vendim ndaj një ish të pandehuri sja njeh ligji. Jemi në një kolaps, unëmnedoj se nuk është një kërkesë e ligjshme kolegji do e rrëzojë.
Mundet që vetëm kërkesa e spak ti drejtohet GJKKO si gjykatë kompentente sepse të drejtën për ta parë këtë vendim e ka vetëm gjyqtari i senacës paraprake dhe ai është gjyqtari i krimeve të rënda i SPAK. Kolegji penal smund të veprojë kurrë në juridiksionin e gjyqtarit të seancës paraprake. Smundet spak të veprojë drejtpërdrejt në kolegj penal për këtë çështje.
Ngjarja eshte e rende kane humbur jeten femije. POor smund te paragjykoj si çeshtje. Ne fund fare kush ka dhene licence dhe kush ka gabuar te marri nje vendim. Ndoshta ata skethehen ne jete por nje demshperblim ato familje e duan. Kemi nje pasoje kriminale te madhe kemi shume viktima shume te plagosur duhet te pergjigjet dikush”, tha Vishaj.
Një qasje ndryshe ka juristi Arbër Hoxha. Ai tha se kërkesa është e drejtë pasi tashmë shkaku pezullues ka rënë dhe se ndjekja penale ndaj tij mundet që të vazhdojë për shkak se nuk është më deputet.
-
VIDEO
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një shtëpie! Plagoset shoferja
Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Bulqizë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Qafë e Buallit-Pishat, pjesë e Rrugës së Arbrit, në vendin e quajtur Vajkal, ku një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese pranë rrugës.
Për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
-
VIDEO
‘U tmerruam’, flasin fqinjët e çiftit Buzo në Elbasan: Luljeta kishte ikur nga shtëpia, vite më parë kishin humbur një djalë
Flasin fqinjët e Liljana Buzos 54-vjeçares që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo. Fqinjët shprehen të tmerruar nga ngjarja, ndërsa thonë se nuk kanë qenë në dijeni të problemeve që ka pasur çifti dhe as për faktin se ata kanë qenë në proces divorci. Ata thonë se vite më parë çifti Buzo kishte humbur një djalë në një aksident automobilistik.
“U tmerruam nga ajo që dëgjuam, atyre iu kishte vdekur dhe një djalë disa vite më parë në një aksident, kohët e fundit Luljeta nuk jetonte këtu, nuk e pata pare. Nuk para dilte që ku i ka vdekur i biri u mbyll. Ka vite që i ka vdekur i biri në aksident. Nuk e dinim që ishte në proces divorci, shumë e rëndë shumë është”, tha një tjetër.
“Më ka ardhur shumë keq, pup u pus a keq. Si nuk i erdhi keq per gruan dhe fëmijët, as sa gjynah sa keq më erdhi. Jo se kisha dëgjuar më parë. Më ka ardhur shumë keq kam qarë, po se njoh zotërinë. Gjynah për ato fëmijë njëherë si nuk i erdhi keq”, tha një fqinje.
-
VIDEO
Rama për prestigjiozen italiane 'La Stampa': Fati i Shqipërisë është në BE, pengesat vijnë nga Brukseli! E ardhmja e Ballkanit, puna dhe jo populizmi
Në një intervistë median italiane La Stampa, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendit në BE po ecën me hapa të ngadaltë, për shkak të pengesave nga disa vende anëtare dhe kërkoi ndihmën e Italisë, për të tejkaluar këto pengesa.
-
VIDEO
Publikohen pamjet në hotelet e Tiranës të bosit turk të kriptomonedhës! Mediat: Po mbrohet nga mafia
Report TV ka siguruar pamjet e para të biznesmenit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer në një nga hotelet e Tiranës. Özer, është parë në njërin nga hotelet ku ai ka qëndruar pas arratisjes së tij dhe është parë në shoqërinë e një burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
-
VIDEO
Tentoi të abuzonte me një 13-vjeçare, Gjykata e Lezhës lë në burg policin Kol Kola
Gjykata e Lezhës jep arrest me burg për policin Kol Kola i cili tentoi të përdhunonte një të mitur 13-vjeçare.
Efektivi para trupës gjykuese ka thënë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. “Ngjarja e sajuar”, ka thënë ai.