-
VIDEO
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk humbet kohë, mban mbledhjen e parë! Drejtohet nga Hyseni
Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna. Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ai ka nisur mbledhjen e parë ditën e sotme. Takimi zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.
-
VIDEO
Qëndrimi stoik i mirditorit:Më ofruan vend pune për votën por sjam derr të shitem në pazarin Milotit
Një zotëri nga Rrësheni u bë pjesë mëngjesin e sotëm e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke folur për shit-blerjen e votës zotëria tha se i kanë ofruar vend pune në këmbim të votës por ai sqaroi se: Unë nuk jam derr të shitëm në pazarin e Milotit. Votën do e shisja vetëm për miliona e mbylli ai bisedën.
-
VIDEO
Laboratori i drogës në Lushnje, organizator pronari i karburantit, shpallet në kërkim! 3 të arrestuar, mes tyre dhe 2 punonjës të OSHEE
Ervin Rista, ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i cili ishte vendosur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit. 45 vjeçari, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Krutja”, pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët e pronarit të karburantit.
-
VIDEO
“As në mort s’më lanë rehat” zotëria tregon për telefonatat nga partitë dhe a u shit vota në 25 prill
Deklaratat për shit-blerje të votave janë vetëm e vetëm që të bëjnë pis proçesin zgjedhor. I këtij mendimi ishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Për vete qytetari tha se nuk kishte marr asnjë ofertë por me telefonata partitë e kishin çmendur madje as në mort se kishin lënë rehat.
-
VIDEO
Qëndrimi stoik i mirditorit:Më ofruan vend pune për votën por sjam derr të shitem në pazarin Milotit
Një zotëri nga Rrësheni u bë pjesë mëngjesin e sotëm e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke folur për shit-blerjen e votës zotëria tha se i kanë ofruar vend pune në këmbim të votës por ai sqaroi se: Unë nuk jam derr të shitëm në pazarin e Milotit. Votën do e shisja vetëm për miliona e mbylli ai bisedën.
-
VIDEO
Po transportonin drejt Dukagjinit 4 mijë fara kanabisi dhe tentuan t'i ikin Policisë, por dështuan! Arrestohen dy të rinj në Shkodër
Dy persona janë ndaluar ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke transportuar 4 mijë fara kanabisi. Mësohet se ata janë kapur pas një operacioni të policisë në dalje të Shkodrës.
-
VIDEO
Përplasen 2 makina te ‘Ura me harqe’ në Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një person ka gjetur vdekjen dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 8 maj 2021, Shit-blerja e votës në 25 prill?
Debate dhe raste konkrete. Telefonuesit flasin për fenomenin e shit-blerjes së votës në zgjedhjet parlamentare.
-
VIDEO
''Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 8 Maj 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Pirro Çako baba për herë të dytë në moshën 55-vjeçare te ç'po ndodh mes PD dhe LSI e deri tek Edi Rama shkarko spurdhjakun.
-
VIDEO
Nisma për shkarkimin e Metës dhe hetimi i PD për zgjedhjet
-
VIDEO
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përmbyset në rrugë! Shpëton për mrekulli shoferi
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Aksidenti është regjistruar në fshatin Labinot Fushë, ku një automjet tip “Volzwagen” është përmbysur në rrugë, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë te Trauma infermierja
LEZHË- Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë në spital Marjeta Gjergji, që mbeti e plagosur rëndë nga përplasja. Marjeta Gjergji, me profesion infermiere, u dërgua në spitalin e Traumës pas aksidentit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, djali i tyre i mitur dhe vjehrra e viktimës, këta të fundit jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:00 të paradites së sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit, ku automjeti i drejtuar nga bashkëshorti i Marjeta Gjergjit me një automjet tjetër, ku paraprakisht shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në automjetin tjetër nuk kanë marrë lëndime serioze.Ndërkohë një 15-vjeçar mbeti i plagosur sot po në Lezhë, si pasojë e një tjetër aksidenti të ndodhur rreth orës 10 të paradites së sotme. Aksidenti u regjistrua në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës, ku një automjet tip "Volsvagen" përplasi të miturin i cili po kalonte rrugën. Ai u dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale Ç.M 56-vjeç banues në Lezhë.