Nuk i ndalon policisë! Shigjetat i vihen nga pas dhe zbulojnë çfarë fshihte në xhep drejtuesi i mjetit (12 Nëntor 2023)

12 Nëntor 2023, 19:00

Si çdo mbrëmje, skuadrat Shigjeta ishin shpërndarë në pika kontrolli të ndryshme në Tiranë. Në një prej tyre, drejtuesi i mjetit refuzon të ndalojë edhe pse shigjetat i ngritën tabelën. I vihen menjëherë në ndjekje dhe pas disa metrash arrijnë ta ndalojnë. Shigjetat zbulojnë se drejtuesi i mjetit kishte sasi të konsiderueshme dozash të dyshuara lëndë narkotike kokainë që ishin bërë gati për t’u shpërndarë.