Një gështenjë 500 vjeçare në Gurin e Zi (12 nëntor 2023)

12 Nëntor 2023, 14:48

Një udhëtim në Labinot Mal, në vendin e gështenjave dhe ndalesë në fshatin Guri I Zi. Në një prej lagjeve të fshatit, një gështenjë e vjetër 500 vjeçare, si pronë e trashëguar e familjes Deda. 50 deri 70 kilogramë për çdo gështenjë dhe të ardhura që vijnë duke u rritur nga viti në vit. Por edhe shqetësime të banorëve: mungesa e ujit të pijshëm, e autobusëve që dikur mernin fëmijët dhe I çonin në shkollë e sot, pa autobuzë, ata presin me sytë nga qielli zgjidhjen e një problemi që duhet të vijë nga pushteti vendor. Ndiqni reportazhin “Një gështenjë 500 vjeçare në Gurin e Zi” realizuar nga moderastori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.