Nxjerja e rakisë me kazanë artizanalë (29 tetor 2023)

29 Tetor 2023, 13:44

Nxjerja e rakisë në mënyrë artizanale me kazanë rakie në fshatin Sotirë të rrethit të Gramshit. Ky është subjekti I reportazhit të së djelës, realizuar në një fshat malor ndën malin e Tomorrit. Udhëtim në një rrugë krejtësisht të paudhëtueshme dhe shqetësimet e banorëve për mungesën e investimeve në një fshat që bën pjesë në hartën e 100 fshatrave turistikë të vendit, por aty vetëm për turizëm nuk flitet. Ndiqni reportazhin “Nxjerja e rakisë me kazanë artizanalë” realizuar nga moderatori i emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa.