Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fole patate me kima pikante / Byreçka me jeshillëqe / Kompekaj, ëmbëlsirë tradite.
Vetëm një ditë pas videomesazhit të Papa Françesku drejtuar të rinjve shqiptarë, flasim në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Vatikani, me Mon Sinjor Arjan Dodaj, i cili tregon sesi i mori videomesazhin Papa Franceskut, i cili bekon të rinjtë shqiptar “Ju të rinjve shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Duke ju uruar më të mirën do t’ju thoja të punoni fort për atdheun tuaj, që vendi juaj të përparojë, sepse vendi juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Maria t’ju mbrojë dhe lutuni për mua!”.
Rritet çmimi i fasules. Eksperti i agrobiznesit Ilir Pilku shpjegon se çfarë po ndodh me produktet e vendit, pse po i mungojnë tregut dhe pse jemi kthyer në vend importues për prodhimet e traditës? Prodhimi i paktë i fasules këtë vit po i bën fermerët që ta shesin atë me çmimin më të lartë historik. Aktualisht një kilogram fasule trenare e Korçës po shitet 520 lekë/kg, por fermerët kanë paralajmëruar që çmimi pritet të shtrenjtohet akoma më shumë. Cilët janë shkaktarët e prodhimin të ulët të fasuleve, si qëndron e vërteta dhe problematika? Pse fasulet e importuara nga Argjentina apo Turqia po konkurojnë me çmime fasulen vendase? Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, ndërsa ngre shqetësimin se po kthehemi në një vend importues edhe për produktet e traditës (siç janë hudhrat, karrotat apo mandarinat) thotë se fasulet e importuara po shiten me rreth 150-200 lekë më lirë për kg, ndërkohë që në krahasim me fasulen vendase, nuk kanë të njëjtat vlera ushqimore. Një tjetër shqetësim është që vitet e fundit po importohen fasule nga jashtë dhe reklamohen sikur janë autoktone të zonës. Sipas Pilkut e gjithë kjo situatë po vjen nga mungesa e politikave orientuese bujqësore, pasi fermerët duhet të orientohen drejt preferencave dhe nevojave të konsumatorëve. Pilku thotë se është e patolerueshme me klimën dhe tokat që ne kemi që të importojmë karrotat dhe hudhrat nga jashtë, apo mandarinat.
Qëndresa Mustafa Kllokoqi, autodidakte e teknikës me penj e gozhda, tregon si la gazetarinë për pasionin e krijimit të veprave të artit me penj. Vajza nga Prishtina, la profesionin e gazetares për të cilin studio dhe nisi rrugëtimin për të mësuar krijimin e veprave të artit me penj dhe gozhdë. Qëndresa, nënë e dy fëmijëve, këtë fushë të artit e mësoi vetë dhe zbuloi se ky pasion ishte aq i madh sa nuk mund të ndalej, këtë gjë e tregojnë dhe punimet e saj artistike aq të bukura.