Bukë me presh dhe djathë të bardhë nga zonja Albana

10 Tetor 2023, 12:13

Bukë me presh dhe djathë të bardhë

Përbërësit:

  • 3 presh
  • 300 gr miell
  • 150 gr djathë të bardhë
  • 1 gotë ujë të vakët
  • 1 dorë fara miks
  • Pak vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë mirë preshin, e presim imët dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. E spërkasim me kripë dhe piper dhe pasi preshi të jetë zbutur e largojmë nga soba. Vendosim miellin e situr në një tas. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim kripën dhe ujin e vakët. Fillojmë e punojmë mirë brumin dhe më pas shtojmë 1 lugë vaj ulliri dhe farat. Tek preshi i skuqur thërrmojmë djathin e bardhë. E trazojmë dhe e vendosim në mes të brumit. E punojmë sërish mirë brumin me duar dhe e vendosim në një tavë duke i dhënë formën që dëshirojmë. E vendosim bukën me presh të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.