-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar nga SPAK, avokati në Report Tv: Zhvillime pozitive, drejtësia po bën atë që kërkojnë qytetarët
I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha do të pyetet për herë të parë nga SPAK si dëshmitar për masakrën e Gërdecit. Avokati Redi Rama në një intervistë me Nertil Agalliun në Report Tv thotë se e sheh si pozitiv faktin se kësaj çështjeje po i shkohet deri në fund ndërsa thekson se Berisha do duhet të shpjegojë se cili ka qenë realisht pozicioni i tij në këtë tragjedi.
-
VIDEO
Njihuni me këngëtaren Adriana Koreta: Nuk e gjeta veten në Angli, u ktheva përfundimisht
Në studion e Rreze Dielli ishte këngëtarja e muzikës qytetare të jugut Adriana Koreta, e cila tha se do jetojë përfundimisht në Shqipëri pas rikthimit nga Anglia. Vlonjatja tregoi pse e la Londrën ku jetoi që nga fëmijëria, për të vazhduar jetën dhe karrierën në Shqipëri me projekte të reja muzikore. Në studio ajo këndoi polifoni, dhe prezantoi dy videoklipet dedikuar nënës dhe vendit të saj.
-
VIDEO
A jemi gati të quhemi qytetarë të botës? Gëzim Tushi: Të mirat dhe mëkatet e globalizmit
Të mirat dhe mëkatet e fenomenit të globalizmit dhe romantizmit në ditët e sotme. Sociologu Gëzim Tushi sjell botimin ‘Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalist’
Vazhdon me intensitet punën e vet studimore, hulumtuese e krijuese sociologu, Gëzim Tushi. Si gjithnjë, të fokusuar në fushat e gjëra të sociologjisë dhe problemeve sociale, të filozofisë, psikologjisë dhe shqetësimeve ekzistenciale që ka sjellë koha postmoderne. Gjithnjë me tendencë të qartë, i fokusuar në diagnostikimin e fenomeneve psikologjike, materiale dhe efektet sociale që ato reflektojnë në jetën e shoqërisë tonë. Libri i tij i fundit, duket intrigues që në titull “Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalit”, është interesant për objektin e tij, mënyrën optimiste të trajtimit të efekteve dhe kundërefekteve të globalizmit në shoqërinë e sotme universal, por edhe në nivel kombëtar. Gezim Tushi beson në mënyrë të patundur se globalizmi mbetet e ardhmja e njerëzimit dhe sjell argumentime kundër idesë sempliste se “globalizmi do sjellë një çorbë kulturore të padiferencuar”.
-
VIDEO
Petulla të buta që nuk thithin vaj nga zonja Albana
Petulla që nuk thithin vaj
Përbërësit:
- 500-600 gr miell
- 350 ml ujë i vakët
- 1 lç maja
- 1 lç kripë
- 1/2 lç sheqer
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Zëmë brumin duke shtuar përbërësit në një tas. Bëjmë kulaçka të vogla dhe i lëmë të vijnë për 30 minuta. Më pas i hapim sa pëllëmba e dorës dhe i skuqin në vaj bimor në nxehtësi mesatare.
-
VIDEO
Fërgesë me presh nga shefi Kosovar Arsim Kqiku
Fërgesë me presh sipas traditës Kosovare nga Arsim Kqiku, shef kuzhine
Fërgesë me presh
Përbërësit:
- 2 presh
- 2 speca
- 1 domate
- 1 qepë e thatë
- 1 qepë e njomë
- 200 gr gjizë
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë me pak yndyrë. Më pas shtojmë preshin dhe specat. I kaurdisim pak që të ruajmë ngjyrën dhe vlerat. Në fund shtojmë domatet dhe gjizën e freskët. Rregullojmë shijen me kripë e piper.
-
VIDEO
Kaçamak me miell misri nga shefi Kosovar Arsim Kqiku
Në këndin e gatimit të ‘Rreze Dielli’ shefi i kuzhinës nga Kosova, Arsim Kqiku përgatiti recetën tipike të traditës kosovare, Kaçamak me miell misri
Kaçamak me miell misri
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 1 gotë kos
- Ujë sa të marrë
- 100 gr djathë
- 100 gr gjalpë
- Pak kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë gjalpë që të digjet pak dhe më pas shtojmë kosin. E përziejmë duke shtuar gradualisht miellin me pak kripë. Kur masa shkëputet nga fundi i tenxheres, pa u ngjitur e largojmë nga zjarri dhe shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.
-
VIDEO
Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, shkak sherri për parkimin! 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes, u qëllua me kallashnikov! Në kërkim autori dhe 4 të tjerë
Valter Fjerza mbeti i vrarë nga fqinji i tij në fshatin Hoti i Ri i Shkodrës, ndërsa policia bëri të ditur se viktima nuk ishte pjesë e konfliktit për parkimin e makinës. Ai kishte shkuar pranë lokalit për të shuar sherrin mes të vëllait dhe 5 të rinjve nga fisi Mhilli kur u qëllua me automatik nga Klodian Mhilli. Autori dhe bashkëpunëtorët janë ende në arrati.
-
VIDEO
‘Jam komandant i Pentagonit!’ Qëlloi patrullën e plagosi policin në Tiranë, ja çfarë dëshmoi Klered Bozhanaj
Teksa policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore të shëndetit mendor, Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi është ripyetur sërish këtë të premte nga hetuesit.
-
VIDEO
Gjyqi për Fatmir Mediun, SPAK kërkon të pyeten 71 dëshmitarë për masakrën e Gërdecit! Mes tyre, për herë të parë edhe Shkëlzen Berisha
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Për herë të parë SPAK ka kërkuar që të thërrasë si dëshmitar djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 22 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama në OKB dhe opozita te ambasada e SHBA thotë se nuk ndryshon qëndrim për "non grata" -t e deri tek Ernest Muçi i shënon dy gola kampionit të botës.
-
VIDEO
Kuvendi/ Sherr për kreun e grupit e paratë e gjyqtarëve (21 shtator 2023)
Deputeti Dash Sula, ka komentuar në Report Tv deklaratën e ambasadës së SHBA-së e cila u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura si Berisha. Sula tha se qëndrimi i ambasadës është i saktë, por shtoi se deputetët nuk janë mbledhur rreth Berishës
-
VIDEO
Paralajmërimi i Vangjelit në Kontrast: Krimi po pret, ndërsa politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën
Analisti i njohur Lorenc Vangjeli paralajmëron një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit por jo vetëm. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, gazetari zbuloi se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje të firmosur të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në praktikë e refuzojnë ekstradimin.