-
VIDEO
‘Zjarri i Natës’, si të kuptoni e parandaloni sëmundjen torturuese / Ylli Merja: Ja trajtimi efektiv
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjen e zjarrit të natës. Çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet apo kurohet përmes bimëve mjekësore.
Herpes zoster ose siç njihet në gjuhën popullore “zjarri i natës”, është një ndër patologjitë më torturuese, pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Zjarri i natës është një virus që e bën trupin të duket sikur ka marrë flakë. Ky virus nuk është ngjitës dhe prek më shumë moshat e treta si pasojë e rënies së imunitetit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e bimëve me veti të forta antivirale si rigoni, xhinxhër, qepë, hudhër, jamball, pelina e ëmbël, karafili, dëllinja, pisha, etj. Gjithashtu përdorimin e bimëve që rrisin rezistencën e organizmit si sanza, alkania ngjyruese, trëndafili i egër, ekinace, propolis blete dhe kremra antiviral. Gjithashtu ai tregoi hap pas hapi dhe një trajtim të suksesshëm alternativ për kurimin e zjarrit të natës si dhe një recetë që të gjithë mund ta bëjnë vetë në shtëpi, një antiviral i mrekullueshëm.
-
VIDEO
Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh nga zonja Albana
Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh
Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 lgj gjalpë
- 1 bukë misri
- 3-4 presh
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Nenexhik i thatë
Përgatitja:
Pasi e kemi marinuar me kripë dhe lyer me gjalpë e vendosim pulën të piqet në furrë. Bukën e misrit e thërrmojmë, e marinojmë me erëza dhe vaj ulliri. Preshin e grirë hollë e kaurdisim me pak kripë dhe me pak ujë derisa të zbutet. Shtojmë erëza sipas dëshirës. Në një tavë vendosim përsheshin me bukë misri dhe sipër preshin e gatuar me erëza si dhe pulën e pjekur.
-
VIDEO
Fërgesë tradicionale me suxhuk nga zonja Albana
Fërgesë tradicionale me suxhuk
Përbërësit:
- 300 gr suxhuk FIX
- 6 lgj gjizë
- 300 gr kos i trashë
- 3 vezë
- Kripë, piper i zi
- Spec i kuq i ëmbël
Përgatitja:
Suxhukun e presim në disqe dhe e kaurdisim me pak yndyrë. E largojmë nga tigani. Gjizën e përziejmë me kosin, shtojmë vezët e rrahura dhe në yndyrën e suxhukut e kaurdisim. Shtojmë më pas suxhukun sipër dhe e vendosim në furrë për pak minuta sipas dëshirës. E servirim me pak gjalpë të tretur me pluhur speci të kuq.
-
VIDEO
Vëmendje, mund dhe punë! Kujdes në bisedime ditën e …/ Horoskopi javor 25 shtator–1 tetor nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 25 shtator – 1 tetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, duket se java e fundit e muajit shtator është një javë e rëndësishme ku kërkohet, vëmendje, mund dhe punë! Java fillon me një trekëndësh të Jupiterit me Mërkurin, i cili do të ndikojë tek të gjitha shenjat duke na bërë optimist, na sjell prespektiva shumë të mira për marrëveshje të reja, propozime, njohje, gjithashtu një dhuratë e rëndësishme do të na ofrohet në çështje pune dhe karriere. Përfitimet dhe favorizimin më të madh në këtë ndikim do ta ketë shenja e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Ndërsa ditën e martë kemi Hënën në Ujor, ku fokusi më i madh do të jetë puna, duke na dhënë një mundësi shumë të mirë për të stabilizuar çdo problematikë që mund të kemi në lidhje me të. Më datën 28 shtator duket se Hëna në shenjën e Peshqve kërkon pak vëmendje, do të jetë një ditë me “mjegull”. Kujdes në bisedime! Ditën e premte, më datë 29 shtator, kemi Hënën e plotë të këtij muaji, e cila do të ndikojë në zhvillime lidhur me çështjet ligjore dhe marrëdhëniet shpirtërore. Do të jëtë një kohë ku do të kujtohen trazirat e së shkuarës… Nëse keni probleme me ligjin, probleme konfliktuale në punë apo shoqëri, mundohuni t’i zgjidhni pikërisht këtë javë, pasi ndikimet sidomos pas ditës së premte do të jenë favorizuese në këtë drejtim. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme, pasi keni mundësinë për të mbyllur çështje të mëdha.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 25 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga sulm terrorist serb në Veri vritet polici kosovar te Kosova një hap drejt konfliktit e deri tek tjetër bonus për 767 mijë pensionistë.
-
VIDEO
Nuk i shpëtoi “syrit” të policisë, kapet me armë në çantë! FNSH “përplaset” me tifozerinë Polake (24 Shtator 2023)
ARMËMBAJTJA PA LEJE Grupi Shigjeta ka dalë për kontroll nëpër kryeqytet. Në një prej zonave të Tiranës një person po kryente lëvizje të dyshimta. Shigjetat e ndalojnë dhe pas ushtrimit të kontrollit konstatojnë se ai mbante një armë pa leje. Poseduesi i armës dhe dy personat që e shoqëronin u dërguan në komisariat për procedurat e mëtejshme. KUR NUK JUSTIFIKOHET MBAJTJA E NJË SHKOPI BEJSBOLLI Një shkop bejsbolli që mbahet në automjet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, shndërrohet në mjet të rrezikshëm për shoqërinë. Drejtuesi i mjetit që e posedon duhet të japë sqarimet e tij në komisariat pasi nuk bindi skuadrën Shqiponja në terren. FNSH “PËRPLASET” ME TIFOZERINË POLAKE Reparti i ndërhyrjes së shpejtë Shkodër niset drejt Tiranës në mbështetje të masave të kërkuara nga UEFA për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Poloni. Nuk munguan tensionet në stadiumin AIR ALBANIA. Tifozeria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Policia ka vendosur kordon të dyfishtë mes dy tifozerive.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 23 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK kërkon për herë të parë dëshminë e Shkëlzen Berishës për Gërdecin te McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë e deri tek Luizi dhe Kiara arratisen për "muaj mjalti".
-
VIDEO
Misioni historik i Shqipërisë në OKB (22 shtator 2023)
Nga salla e Këshillit të Sigurimit në OKB, Kryeministri Edi Rama, në rolin e kryesuesit të debatit të nivelit të lartë, mbrojti vendimin për të ftuar dhe për t’i dhënë fjalën presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendim që solli një debat të fortë mes tij dhe përfaqësuesit të Rusisë në Këshill
-
VIDEO
Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Merr notë shkëlqyeshëm, i dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus! Shehu nga Rithemelimi: Diplomacia s’bëhet me batuta
Nga salla e Këshillit të Sigurimit në OKB, Kryeministri Edi Rama, në rolin e kryesuesit të debatit të nivelit të lartë, mbrojti vendimin për të ftuar dhe për t’i dhënë fjalën presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendim që solli një debat të fortë mes tij dhe përfaqësuesit të Rusisë në Këshill
-
VIDEO
Dëbon grua dhe djalë, përballja mes ofendimeve:E mbaje kycur, vdiqëm… (22 shtator 2023)
E vetme dhe e sfilitur, kjo 53-vjeçare nuk e ka ndalur dot prej vitesh dhunën në familje….. Një tjetër histori gruaje do të na zhvendosi sot në qytetin e Kucovës, pikërisht në familjen Shuli. Natasha Shuli që ditën që u martua dhe u bë nënë, jeta i ndryshoi duke u përballur me gjithcka, nga sëmundja, keqtrajtimi, refuzimi dhe deri tek mohimi. Përballja e parë me sëmundjen ishte kur djali i saj Xhuljano në moshën 6-vjecare shfaqi shënjat e para të ankthit, ku sot në moshë të rritur gjëndja ka agravuar dhe i biri është totalisht i izoluar në shtëpi. Një nënë e re, që shumë gjera nuk i dinte, po bëri gjithcka për shëndetin e të birit. Babai nuk i qëndroi pranë, një njeri agresiv që cdo përgjigje e jepte me dhunë dhe kjo solli më shumë probleme psikologjike tek i Xhuljano. Natasha jo vetëm që nuk e kishte në krah babain e fëmijës, por ai filloi ta ndalojë atw edhe për kurimin e Xhuljanos, duke e cilësuar të birin një djalë dembel. Vitet kaluan dhe djali rritej, por ndryshe nga shokët e tij, vetmia i jepte qetësinë dhe sigurinë. Kjo e shqetësonte nënën, e cila me ato pak para e mjekonte fshetas të të shoqit. Në jetë gjerat filluan t’i vështirsoheshin, pasi Bardhyli pak orë qëndronte me familjen dhe ato orë vetëm debate dhe dhunë. Pjesën më të madhe e kalonte me shokët në kafenetë e qytetit dhe kjo e vriste më shumë në shpirt Natashën. Guximin për ta denoncuar, apo për ti dhënë fund një martese të dështuar nuk e ndërrmori dot. Një vendim që e trëmbte për të ardhmen, një vendim që mund ta linte të vetme dhe askush nuk do e mbështeste. Sot, kanë kaluar shumë vite dhe nuk ka më frikë…. Sot, Natasha është 53-vjec dhe 24 orë i kalon vetëm me të birin… Sot, ajo është e gatshme ta denoncoi burrin dhe ti kërkoi nga një studio televizive divorcing.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Shtator 2023 – Receta tradite / Të mirat dhe mëkatet e globalizmit / Me këngëtaren Adriana Koreta
Në kendin e gatimit të “Rreze Dielli” sot përgatitëm tre receta tradicionale plot shije. Zonja Albana tregoi mënyrën e përgatitjes së Petullave që nuk thithin vaj, ndërsa Shefi i kuzhinës nga Kosova Arsim Kqiku, sugjeroi dy receta tipike të traditës kosovare: Kaçamak me miell misri dhe Fërgesë me presh.
Të mirat dhe mëkatet e fenomenit të globalizmit dhe romantizmit në ditët e sotme. Sociologu Gëzim Tushi sjell botimin ‘Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalist’. Vazhdon me intensitet punën e vet studimore, hulumtuese e krijuese sociologu, Gëzim Tushi. Si gjithnjë, të fokusuar në fushat e gjëra të sociologjisë dhe problemeve sociale, të filozofisë, psikologjisë dhe shqetësimeve ekzistenciale që ka sjellë koha postmoderne. Gjithnjë me tendencë të qartë, i fokusuar në diagnostikimin e fenomeneve psikologjike, materiale dhe efektet sociale që ato reflektojnë në jetën e shoqërisë tonë. Libri i tij i fundit, duket intrigues që në titull “Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalit”, është interesant për objektin e tij, mënyrën optimiste të trajtimit të efekteve dhe kundërefekteve të globalizmit në shoqërinë e sotme universal, por edhe në nivel kombëtar. Gezim Tushi beson në mënyrë të patundur se globalizmi mbetet e ardhmja e njerëzimit dhe sjell argumentime kundër idesë sempliste se “globalizmi do sjellë një çorbë kulturore të padiferencuar”.
Në studion e Rreze Dielli ishte këngëtarja e muzikës qytetare të jugut Adriana Koreta, e cila tha se do jetojë përfundimisht në Shqipëri pas rikthimit nga Anglia. Vlonjatja tregoi pse e la Londrën ku jetoi që nga fëmijëria, për të vazhduar jetën dhe karrierën në Shqipëri me projekte të reja muzikore. Në studio ajo këndoi polifoni, dhe prezantoi dy videoklipet dedikuar nënës dhe vendit të saj.
-
VIDEO
Pas 1 janarit 2024 taksohen 15% dhuratat që merr biznesi e të vetëpunësuarit por dhe të ardhurat nga trashëgimia e lojërat e fatit
Të gjitha dhuratat që merr një subjekt fizik tregtar apo një i vetëpunësuar për biznesin e tij pavarësisht kush është dhuruesi me ligjin e ri do të tatohen me 15%. Në udhëzim thuhet se të hyra të tilla në llogaritë e biznesit, konsiderohen të ardhura biznesore për efekt tatimi.