-
VIDEO
'Final Countdown' Më afër se kurrë kualifikimit dhe magjia fitores ndaj Polonisë (11 shtator 2023)
TIRANË- Shqipëria triumfoi në përballjen me Poloninë, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Ernest Gjoka i ftuar në emisionin 5 ‘Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv thotë se kemi tashmë kemi një kombëtare që po luan si e barabartë me ekipe të tjera të mëdha.
“Ekipi shqiptar që na bën krenar. Sa na rrit ne atë suportin për jashtë vendit. Jemi duke luajtur si të barabartë, po bëjmë gjithnjë e më mirë. Kemi një kombëtare si asnjë herë që po luajmë në kampionate të forta. Është fillimi i këtij grupi për të bërë sa më shumë mirë”, tha Gjoka.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 12 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Parlamenti miraton ndryshimet në qeveri te kapitullimi i arsimit e deri tek llogaritë për Europianin ja si kualifikohet Shqipëria.
-
VIDEO
Shqipëria mundi 2-0 Poloninë, Marko për ‘5 pyetjet’: Sylvinho di se çfarë do skuadra! Kapxhiu: Është bërë njësh me lojtarët
Ish-futbollisti i Kombëtares, Andrea Marko u shpreh se trajneri, Sylvinho di pikat e dobëta të kuqezinjve, si edhe di se çfarë do skuadra.
-
VIDEO
Qeverisja, Parlamenti dhe sfidat e sesionit të ri (11 shtator 2023)
Ministrja Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv e ka quajtur Sali Berishën një "snajperist me qira”, duke iu referuar deklaratave të tij se ajo ka takuar Bajrajt e Shkodrës. E pyetur për ndryshimet në qeveri ajo tha se janë normale
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Berisha, zero shanse për t’u kthyer në pushtet! Në 2025, s'do flasim si do fitojë Rama, por sa do fitojë
Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report TV u shpreh se Sali Berisha nuk guxon të përmendë emrin e Nuredin Dumanit, duke nënkuptuar një frikë të tij ndaj hetimeve SPAK. Megjithatë Vangjeli thotë se një tjetër hall i madh i Berishës është se ka zero shanse për t’u kthyer në pushtet.
-
VIDEO
Fqinji e la shtatzënë, njerka e dëboi’/Të miturën e martojnë: Ishte në moshë, nuk më… (11 shtator 2023)
Ishte vetëm 14-vjec, ku prej vitesh e ndjente mungesën e nënës, atë figurë aq të shtrenjtë që e humbi që femije, babai i zëvëndësoi me një tjetër grua. E mitura e asaj kohe u rrit në qytetin e Shkodrës me njerkën, e cila jo vetëm e dhunoi por në fund e dëboi edhe nga banesa.Pa mbeshtetjen e askujt, vajza me emrin Nada u dashurura me një fqinjin e saj…. Dy të rinjë që ndienja e fortë për njëri-tjetrin do ti vendostë përballë sfidës,kur 14-vjecarja mbetet shtazënë. Një shtatzani e parakohshme, që solli barktisjen e dytë për Nada….me barkun që rritej cdo ditë….mbeti e vetme në rrugicat e Shkodrës.9 muaj kaluan shpejt dhe në jetë erdhi foshnja që gëzonte një shëndet të mirë.Nëna e mitur lindi tetorin e vitit 1974 në maternitetin e spitalit të Vaut të Dejës dhe të birit i vendosi emrin Blerdar. Ditët do të ishin të pakta me të atë, pasi duhej ta linte në institucion, dhe ndarjen e kujton fare mire. Ne memorje ruan ende të qarët e te birit kur doli nga dhoma dhe iku….iku pa e ditur se ku. E detyruar nga kushtet, Nada ende pa mbushur 15 vjec martohet në qytetin e Lezhës me një burrë që kurr nuk e dashuroi. Nga kjo martesë solli 5 fëmijë, ku dy i humbi fatkeqsisht .Në shtëpinë e babait në Shkodër nuk shkeli me kurr, njerka as për vdekjen e babit nuk e njoftoi.
-
VIDEO
Ambicie për t'u emëruar në krye të ministrisë së Jashtme? Spiropali: Nder të jem në çdo pozicion! Ndryshimet në qeveri, janë normale
Pas deklaratave të kundërshtarëve politikë se ishte planifikuar të emërohej në krye të ministrisë së Jashtme, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se nuk ka pasur ndonjë preferencë. Ajo shtoi se e ka për nder të jetë pjesë e qeverisë në çdo pozicion që i ofrohet.
-
VIDEO
Spiropali: Sali Berisha mban shumë kusure dhe mëkate mbi kurriz, ka treguar frikë nga SPAK
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e pyetur në lidhje me hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, ndalur te Sali Berisha tha se ish kryeministri ka shumë kusure mbi supe. Sipas saj Berisha ka dhënë sinjale frike në disa intervista të fundit ku vetëm e ka shigjetuar Prokurorinë.
-
VIDEO
E akuzoi se është takuar me Bajrajt, Spiropali: Sali Berisha, i katandisur si snajperist me qira! Shkodra, kockë që i ka mbetur në fyt
Ministrja Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv e ka quajtur Sali Berishën një "snajperist me qira”, duke iu referuar deklaratave të tij se ajo ka takuar Bajrajt e Shkodrës
-
VIDEO
Masakër në Greqi, ekzekutohen me pistoletë 6 persona! Mediat: Dyshohet se janë shqiptarë! Larje hesapesh mes bandave
Gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Greqi. CNN grek raporton se të vrarët dyshohet se janë të gjithë shqiptarë. Autorët mendohet se janë larguar me motor dhe një makinë të zezë.
-
VIDEO
Kampionati botëror i Formula 1 në ujë mbahet në Pogradec në 2024, kryebashkiaku: Promovim për gjithë Shqipërinë, marrin pjesë 42 skuadra nga e gjithë bota
Për herë të parë, Shqipëria do të presë kampionatin botëror të Formula 1 në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O. Gara do të zhvillohet në Pogradec vitin e ardhshëm, ndërsa kryebashkiaku Ilir Xhakolli dha detajet në Report Tv. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i Bashkisë tha se vendi ynë do të presë për herë të parë një kampionat të tillë që është zhvilluar në vende të mëdha si Italia, Dubai, Franca apo Spanja.
-
VIDEO
Situata në PD, Logu për Report Tv: Bardhi pazar me Berishën! Ndarja me ata që mbështesin non gratën përfundimtare
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu komentoi në Report Tv situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ndërsa tha se Bardhi ishte ulur përballë deputëteve të Berishës sikur po bënin Pazar.