-
VIDEO
‘Jeta me violinë’ e artistit virtuoz që interpreton me violinën franceze të shek.XVIII të J.Bocquay
Në skype nga Spanja me violinistin Florian Vlashi. ‘Jeta me violinë’ e artistit virtuoz me karrierë ndërkombëtare. Familja, karriera dhe dashuria për qytetin që e rriti, Durrësin.
Violinisti Florian Vlashi nis studimet e violinës që në moshën 6-vjeçare. I ati i tij Gjergj Vlashi, shkrimtar dhe regjisor teatri mjaft i njohur, luajti një rol deçiziv në të ardhmen e të birit. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, duke fituar shumë çmime muzikore ndërkombëtare. Që nga viti 1992, është anëtar i Orkestrës Sinfonike të Galicisë e cilësuar nga kritika e specializuar si më e mira në Spanjë. Aktivitetet e tij shtrihen dhe në pedagogji, konferenca në Universitetet e Spanjës si dhe shumë publikime. Eshtë solist dhe drejtues i ‘Grupo Instrumental SIGLO XX’, një nga grupet më me influencë në muzikën spanjolle. Djaloshi nga Durrësi i nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, që nga viti 2003 drejton Bienalen e Durrësit “Netët e Muzikës Klasike”.
-
VIDEO
Petulla me miell misri dhe miell gruri nga zonja Albana
Petulla me kos me miell misri dhe miell gruri
Përbërësit:
- 300 gr miell misri
- 600 gr miell gruri
- 400 ml kos
- 200 ml ujë
- 1 lgj kripë
- 1 lgj maja
- Pak sheqer
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 3 vezë
- Vaj
Përgatitja:
Në një enë përziejmë majanë me sheqerin, ujin e vakët dhe 2 lgj miell gruri. Në një enë tjetër shtojmë kosin, ujin, miellin gradualisht, kripën, pluhurin pjekës dhe majanë. E lëmë brumin të vijë dhe më pas i skuqim petullat me vaj bimor.
-
VIDEO
Gjellë me perime në tigan nga zonja Albana
Gjellë me perime në tigan
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 speca të kuq
- 2 speca jeshil
- 2 lgj salcë domate
- 2 domate
- 3 patëllxhanë
- Sallam 'Si qëmoti FIX'
- Kripë, piper
Përgatitja:
Skuqim patëllxhanët e prerë në disqe të mëdha. Në atë vaj skuqim qepën, specat dhe domatet e prera në kubikë. Më pas shtojmë sallamin e prerë në disqe, patëllxhanët dhe salcën e domates. Shtojmë pak ujë të ngrohtë, e lëmë gjellën të gatuhet dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
-
VIDEO
Tavë me plëndës nga zonja Albana
Tavë me plëndës
Përbërësit:
- 2 kg plëndës
- 1 qepë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lgj uthull
- 1 lgj miell
- 2 lgj salcë
- 2 vezë
- Gjethe dafine
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën në tigan aty ku kemi kaurdisur plëndësin me miell. Plëndësin pasi e kemi larë e zjejmë copë dhe më pas e presim. Shtojmë hudhrat dhe erëzat, salcën dhe pak ujë. Në fund shtojmë uthullën dhe me vezët e rrahura lyejmë sipërfaqen. E lëmë tavën në furrë sa të marrë një ngjyrë të kuqe gatimi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 8 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama u heq tenderat ministrive te modeli "Nano" dhe kërkimi për një "grup zjarri" në PS e deri tek Bajrami i madh Shqipëria ëndërron.
-
VIDEO
Vangjeli në 'Kontrast': Rama mullixhiu i kënaqur që fut në shtrat edhe nusen e inatosur edhe vjehrrën e zemëruar të PD
Opinionisti Lorenc Vangjeli, në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se situata në Partinë Demokratike i leverdis kryeministrin Edi Rama
-
VIDEO
Bashkimi i PD, roli i Berishës, Bashës dhe Bardhit (7 shtator 2023)
Gazment Bardhi në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka sfiduar Lulzim Bashën sa i takon pozicionit për kryetarin e grupit parlamentar. Bardhi tha se ai është kryetar i grupit, ndërsa sfidoi Bashën që të mbledhë 18 vota që ta shkarkojë.
-
VIDEO
Bardhi zbulon prapaskenat: E pyeta Bashën nëse do të bëhej kryetar, ma ka mohuar
Deputeti i PD-së Gazment Bardhi i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv zbuloi se Lulzim Basha i kishte mohuar më parë se do të bëhej kryetar i PD-së.
-
VIDEO
Bardhi sfidon Bashën në 'Kontrast': Të mbledhë 18 vota, 1 votë do t’ja jap unë dhe të më shkarkojë si kryetar i grupit parlamentar
Gazment Bardhi në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka sfiduar Lulzim Bashën sa i takon pozicionit për kryetarin e grupit parlamentar. Bardhi tha se ai është kryetar i grupit, ndërsa sfidoi Bashën që të mbledhë 18 vota që ta shkarkojë.
-
VIDEO
Vrasja në Gjorm të Vlorës, flet kryetari i Shoqatës së të Verbërve: E pamundur që një i verbër të mund të dhunojë! Drejtësia do të thotë fjalën e fundit
Për shoqatën e të verbërve është e paimagjinueshme që i moshuari, i cili u vra 6 ditë më parë nga djali i tij, në fshatin Gjorm të Vlorës të ketë ushtruar dhunë sistematike ndaj të birit, i cili vendosi t’i merrte jetën babait të tij të verbër duke vendosur kallëpe me tritol brenda një sobe gazi.
-
VIDEO
Zhduket veterani i UÇK-së/ Familja: Kamera zbuloi kush e përndiqte (7 shtator 2023)
Zhduket veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Peja, Samir Puza i njohur me nofkën e luftës si “Maka”. 25 mars 2023 Ishte ora 8 e mbrëmjes kur 38-vjeçari doli nga shtëpia ku jetonte me vëllain dhe nënën në periferi të Pejës, ndërsa nuk u kthye më. Pavarësisht se kërkuan kudo, askush nuk e pa më që nga ajo mbrëmje Samir Puzën. E vetmja gjurmë e tij është pamja e një kamere pak metra larg shtëpisë, e cila ka pikasur të riun duke ecur në rrugën “Hasan Prishtina” në drejtim të qytetit të Pejës. Familjarët kanë bërë edhe një denoncim në policinë e Pejës, për të cilin kërkimet po vazhdojnë por ende pa rezultat. Një atdhetar i flaktë Samiri nuk donte të largohej kurrë nga Kosova ndërsa kishte luftuar me jetë për çlirimin e saj. I njohur si “Maka” ai ka qenë angazhuar në UÇK qysh në moshën 16-vjeçare. Në maj të 98-së mori pjesë në betejën e Loxhës, ndërsa aktivitetin ushtarak e kishte vazhduar në Koshare deri në përfundim të luftës. 38-vjeçari u rrit nga nëna e tij në Pejë ndërsa babai i ndërroi jetë kur ai ishte ende fëmijë. Djali i dytë nga 3 fëmijët e kësaj familje njihej nga të gjithë për urtësinë ndërsa nuk kishte konflikte me askënd. I gjatë 174 cm dhe me një peshë 76 kg, si shenjë dalluese Samir Puza ka një tatuazh në krahun e djathtë. Pikëpyetje të mëdha ngren zhdukja e Samir Puzës, ndërsa u zhduk në terrin e natës për të mos u kthyer më.
-
VIDEO
Korreshi në 'Report Tv': Nuk e njohim ende Berishën kryetar të PD-së, as Bashën kryetar grupi parlamentar! Statutin ta regjistrojë në gjykatë
Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se Lulzim Basha nuk është kryetar u grupit parlamentar të PD-së. Sipas Korreshit, Basha duhet të regjistrojë fillimisht statutin e ri në gjykatë, ndërsa shtoi se si kryetar grupi njohin Gazment Bardhin