• VIDEO

    Kabineti i ri, Logu: Makijazh i Ramës! Andoni: Tregon krizë besimi mes ekskluzivit të socialistëve

    Kuvendi votëbesoi ditën e sotme 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama. Analisti Ben Andoni ka komentuar në Report Tv kabinetin e ri, ndërsa vlerësoi figurën e Arbi Maznikut, duke thënë se ka bërë shumë për Partinë Socialiste në terren.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Shtator 2023 – Receta / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Qumështi i bletës, ilaç natyral

      Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me petë, me gjizë dhe vezë / Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime.

      Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 11-17 shtator 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në fushën e karrierës dhe punës. Gjithashtu problemet në fushën sentimentale marrin zgjidhje pikërisht në këtë javë. Është një javë e mbarë, më datë 11 shtator Hëna lëviz në shenjën e Luanit dhe takon Afërditën, duke na dhënë një ndikim planetar favorit në fushën e dashurisë dhe romancës. Gjithashtu shumë mundësi jepen në arritjet e qëllimeve në fushën e karrierës. Zgjidhen çështje të pazgjidhura më parë, është një moment shumë pozitiv. Ditën e martë duhet të bëni pak kujdes dhe vëmendje në situata që mund t'ju mërzisin. Mesi i javës do të jetë më i fokusuar në çështjet ekonomike financiare. Hëna e re më datë 15 shtator na jep mundësira e favorizime. Nga fundi i javës, më datë 17 shtator Afërdita në shenjën e Luanit na rikujton problemet e së shkuarës që të mos i bëjmë më.

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për qumështin e bletës, “ilaçin e mrekullive” për shumë sëmundje. Sa duhet të jetë doza e duhur për fëmijët dhe të rriturit si dhe mënyrat e përdorimit. Qumështi i bletës prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Një qumësht cilësor duhet të jetë si lëng veshtullor dhe kur e prekim me majat e gishtave nuk duhet të na kokrrizohet në dorë, shprehet Merja. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme që i dhuron organizmit. I pasur me ushqyes të cilët dhurojnë vetëm shëndet, prej vitesh tashmë është kura natyrale më e mirë e kujdo që kërkon të forcojë trupin dhe mendjen.Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja ndau dhe disa receta për përdorime të qumështit të bletës në sëmundje të ndryshme dhe në dermatologji.

    • VIDEO

      Qumështi i bletës bën mrekulli në trupin tuaj! Ylli Merja: Ja si ta përdorni, dozat e duhura

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për qumështin e bletës, “ilaçin e mrekullive” për shumë sëmundje. Sa duhet të jetë doza e duhur për fëmijët dhe të rriturit si dhe mënyrat e përdorimit. Qumështi i bletës prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Një qumësht cilësor duhet të jetë si lëng veshtullor dhe kur e prekim me majat e gishtave nuk duhet të na kokrrizohet në dorë, shprehet Merja. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme që i dhuron organizmit. I pasur me ushqyes të cilët dhurojnë vetëm shëndet, prej vitesh tashmë është kura natyrale më e mirë e kujdo që kërkon të forcojë trupin dhe mendjen. Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja ndau dhe disa receta për përdorime të qumështit të bletës në sëmundje të ndryshme dhe në dermatologji.

    • VIDEO

      Pastiçe me petë, vetëm me gjizë dhe vezë nga zonja Albana

      Pastiçe me petë

      Përbërësit:

      • 1 pako makarona
      • 500 gr gjizë
      • 5 vezë
      • 100 gr gjalpë
      • 1 lgj vaj ulliri
      • 1 lgj qumësht
      • Kripë
      • Petë të gatshme / të bëra vetë

      Përgatitja:

      Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm ku kemi shtuar pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri. I kullojmë më pas dhe i përziejmë me vezët gjizën dhe gjalpin. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë 2 peta byreku poshtë. Vendosim masën e makaronave dhe sipër sërish 2 peta të bëra vetë ose të gatshme. Rrahim një vezë me pak qumësht dhe lyejmë sipërfaqen e pastiçes. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

    • VIDEO

      Supë turke me thjerrëza të kuqe, shije dhe plot vlera nga zonja Albana

      Supë turke me thjerrëza të kuqe

      Përbërësit:

      • 180 gr thjerrëza
      • 1 patate
      • 1 karrotë
      • 1 qepë
      • 1 domate
      • 4 thelpinj hudhra
      • 1 lç sheqer
      • 1 lç kumin
      • 2 lç kripë
      • 2 lç spec i kuq i ëmbël
      • 3 lgj gjalpë
      • 1.5 litër ujë

      Përgatitja:

      Lëmë thjerrëzat në ujë gjatë natës dhe të nesërmen i kullojmë.

      Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim perimet e grira hollë. Shtojmë domaten e grirë, erëzat dhe thjerrëzat dhe i lëmë të ziejnë. Kur të jenë gati rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një tigan djegim pak gjalpë me piper të kuq dhe e shtojmë tek supa të cilën e servirim të ngrohtë shoqëruar me pak bukë të thekur.

    • VIDEO

      'Ndikime të forta planetare! Kujdes ditën e...' Horoskopi javor 11-17 shtator nga Jorgo Pulla

      Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 11-17 shtator 2023.

      Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme me ndikime të forta planetare në fushën e karrierës dhe punës. Gjithashtu problemet në fushën sentimentale marrin zgjidhje pikërisht në këtë javë. Është një javë e mbarë, më datë 11 shtator Hëna lëviz në shenjën e Luanit dhe takon Afërditën, duke na dhënë një ndikim planetar favorit në fushën e dashurisë dhe romancës. Gjithashtu shumë mundësi jepen në arritjet e qëllimeve në fushën e karrierës. Zgjidhen çështje të pazgjidhura më parë, është një moment shumë pozitiv. Ditën e martë duhet të bëni pak kujdes dhe vëmendje në situata që mund t'ju mërzisin. Mesi i javës do të jetë më i fokusuar në çështjet ekonomike financiare. Hëna e re më datë 15 shtator na jep mundësira e favorizime. Nga fundi i javës, më datë 17 shtator Afërdita në shenjën e Luanit na rikujton problemet e së shkuarës që të mos i bëjmë më.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 11 shtator 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga fitore historike Shqipëria mund 2-0 Poloninë te Supervinho e deri tek Shqipëri je e para.

    • VIDEO

      Fshihnin hashash në makinë. Policia i zbulon nga humbja e kontrollit (10 shtator 2023)

      Patrullimi nisi si çdo ditë tjetër nga skuadra Shqiponja. Derisa morën njoftimin për rënien e një zjarrit në një piceri. Në të tilla raste policia ka të drejtë të kalojë edhe me semafor të kuq duke kërkuar përparësi në rrugë. Në vendngjarje kishte mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës. Në rastet e ndërhyrjes së zjarrit kur merret informacion nga salla operative niset shërbimi që mbulon zonën edhe dy shërbime të tjera në mbështetje. Puna kryesore e shqiponjave është evidentimi i saktë i zjarrit, largimi i personave nga qendrat e zjarreve pa iu cënuar jeta efektivëve të policisë së shtetit. Në këtë biznes në kryeqytet zjarri u shua nga zjarrfikësit. Shkaku do t’i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme. Skuadra shqiponjave konstatoi se nuk rrezikohet jeta e askujt. Gjatë patrullimit në zonën e Saukut në Tiranë, skuadra Shqiponja vë re një mjet që po kryente lëvizje të dyshimta. Për këtë arsye i bëjnë shenjë ndalimi mjetit për të verifikuar e për të ushtruar një kontroll. Shtetasit po mundoheshin t’i shmangeshin gjithashtu kontrollit dhe verifikimit. Gjatë kontrollit shtetasve iu gjet një sasi e dyshuar kanabis sativa. Shigjetat këmbëngulën për një kontroll më të detajuar dhe poshtë sediljes së pasagjerit zbuluan një sasi të konsiderueshme të dyshuar kanabis sativa. Për këtë arsye, shtetasit bashkë me mjetin u shoqëruan në DVPT për procedurat e mëtejshme.

    • VIDEO

      Xhubleta e Pukës (10 shtator 2023)

      Xhubleta e Pukës si pasuri e rrallë e kulturës dhe trashëgimisë popullore në familjen pukjane. Veri Jug zbulon artizanen Dava Alia në qytezën e vogël të Fush Arrëzit, shumë pranë qytetit gjysëm alpin të Pukës, si endëse e xhubletës së rrallë. Ndiqni reportazhin “Xhubleta e Pukës” realizuar nga moderatori emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 shtator 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga truku i Fatmir Mediut për t'i shpëtuar dënimit për Gërdecin te barut dhe boronica e deri tek Shqipëria sytë nga Silvinjo.

    • VIDEO

      PD mbetet në udhëkryq (8 shtator 2023)

      I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit dhe as mbledhjen Këshillit Kombëtar që pritet të mbahet nesër. Bardhi tha se procesi është ilegjitim, ndërsa shtoi se pjesa dërrmuese e delegatëve që ishin prezent nuk ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar.

    • VIDEO

      Bardhi ironi me Bashën: S’mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin i Vogël në parti

      Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Pa Protokoll në Report Tv ka ironizuar qëndrimet e Lulzim Bashës brenda PD-së. Sipas Bardhit, nuk mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si një Putin i Vogël në parti.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv